• Kontakt
Wednesday, July 30, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Gjetja e të zhdukurve në komunizëm peng i pingpongut institucional

19:31 : 06/07/2022
në AKTUALITET, POLITIKE

Gjatë raportimit vjetor në Kuvend të Autoritetit të Dosjeve u konstatua se ngërçet ligjore dhe mosdakordësia mes institucioneve ligj zbatuese është bërë pengesë për ndërmarrjen e hapave konkretë për gjetjen e të zhdukurve gjatë diktaturës komuniste. Kryetarja në detyrë e këtij institucioni Gentiana Sula i kërkoi Kuvendit ndryshime ligjore.

Autoriteti i Dosjeve (AIDSSH) raportoi të mërkurën në Komisionin e Ligjeve për zbatimin e rekomandimeve të Kuvendit dhe Komisionit Europian duke pranuar se gjetja e të zhdukurve gjatë regjimit komunist 45-vjeçar akoma mbetet pa një zgjidhje konkrete për shkak të mosdakordësimit mes institucioneve ligj zbatuese.

Kryetarja në detyrë Gentiana Sula raportoi në emër të autoritetit, duke parashtruar problematikën që ka hasur ky proces. Ajo tha se mbetet në dorën e Kuvendit dhe të qeverisë për t’i dhënë zgjidhje përfundimtare ligjore ngërçit të krijuar mes institucioneve të përfshira.

“Ka një marrëveshje të qeverisë shqiptare me Komisionin Ndërkombëtar për Njerëzit e Humbur, ICMP, e cila është ratifikuar nga Kuvendi. Në atë kohë institucioni ynë nuk kishte tagër për të zhdukurit, ky mund të jetë një ndryshim i ri dhe i freskët që ne na del nevoja që parlamenti të investohet”- tha ajo duke kërkuar që Autoriteti të përfshihet në projektligjin që rregullon këtë marrëveshje.

“Ne kërkuam bashkëpunim institucional që familjet të vijnë tek ne. Prokuroria ka pasur hezitimet e veta”- shtoi ajo, ndërsa vuri në dijeni deputetët se është hartuar një draft VKM që e zgjidh këtë ngërç bashkëpunimi.

Lexo edhe:

Skandali me plehrat/ Leli Kaja i “Eco-Elb” bën viktimën: Nuk kam çfarë të bëj, duhet landfill i ri

16 të pandehur/ SPAK dërgon për gjykim dosjen e mikro-kredive , “fal” Gent Sejkon e BSH-së

“Kemi bërë një draft, kemi parashikuar që të jetë institucioni ynë, nëpërmjet strukturës së re që u krijua për të zhdukurit”- u tha ajo deputetëve duke shtuar se për miratimin e tij “qeveria ka fjalën e fundit”.

Përveç hezitimit të prokurorisë për t’u përfshirë në proces, Sula pranoi se ka edhe një mosmarrëveshje me Ministrinë e Brendshme. “Ata mendojnë që mund të jenë ata që mund ta bëjnë këtë, por për ne nuk është e drejtë sepse ministria nuk ka një strukturë të veçantë që të presin familjarët”- shtoi ajo.

Sula u tha deputetëve se nëse ka një angazhim serioz zhvarrimet mund të kryhen pasi janë identifikuar nga Autoriteti disa nga vendet që janë përdorur nga regjimi për të zhdukur kundërshtarët politikë.

Drejtori për informimin pranë AIDSSH-së, Selami Zalli, e përkufizoi si një problem shumë të madh zhvarrimin e të zhdukurve.

“Janë bërë të gjithë procedurat, strukturat, por po nuk vendosëm kazmën të hapim një varr të gjitha të tjerat janë kot”- u tha ai deputetëve.

Në raportin e dorëzuar në Kuvend Autoriteti i Dosjeve i referohet shqetësimeve të Komisionit Europian për këtë çështje, të shprehura në progres-raportin e fundit.

“Zyrat e prokurorëve dështuan të kryejnë ndonjë hetim “ex officio” (kryesisht), për raste të personave të zhdukur gjatë regjimit komunist,” shkruhet në raport. “Vullnet politik nevojitet për të krijuar mekanizëm efikas bashkëpunimi mes institucioneve përkatëse për të përforcuar ndërgjegjësimin e publikut mbi këtë çështje,” vëren Komisioni Europian.

Gjatë regjimit diktatorial nga vitit 1944-1991 llogaritet të jenë ekzekutuar me dhe pa gjyq si dhe kanë vdekur në burgje apo kampe internimi afro 6 mijë persona, sipas të dhënave të institucioneve shtetërore. Pas rënies së diktaturës, Shqipëria nuk ka bërë përpjekje serioze institucionale për kërkimin e tyre. /BIRN/

Etiketa: institucioniskandalite zhdukurit e komunizmit

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Skandali me plehrat/ Leli Kaja i “Eco-Elb” bën viktimën: Nuk kam çfarë të bëj, duhet landfill i ri

13:24 : 30/07/2025
AKTUALITET

16 të pandehur/ SPAK dërgon për gjykim dosjen e mikro-kredive , “fal” Gent Sejkon e BSH-së

12:03 : 23/07/2025
AKTUALITET

Skandali/ 180 kg kallamar me metal toksik iu shërbye klientëve në 7 restorante në jug

13:36 : 04/07/2025
AKTUALITET

Berisha denoncon: Mikrokreditë po çojnë qytetarët drejt vetëvrasjes, qeveria hesht

12:21 : 04/07/2025
AKTUALITET

Hijet e një skandali, si u licensua punonjësi i asfaltit të Salillarit për të ndërtuar park fotovoltaik

09:25 : 09/06/2025
AKTUALITET

Fëmijët helmohen në Gramsh/ Një tender me erë korrupsioni dhe vezë me salmonelë

21:57 : 06/06/2025
Para

Analiza e REL/Rreziku nga mungesa e grurit në Kosovë

TË GJITHA

Përdhoset shtatorja e Skënderbeut në Prizren

18:10 : 30/07/2025

Leao vlerëson Allegrin: Gjithçka ka ndryshuar me të, ndjehemi se jemi një ekip!

18:05 : 30/07/2025

Banorët përplasen me Policinë/ PS-PD bëhen bashkë në Sarandë, 60 ha tokë i jepen Xhindolit e Buzit

17:57 : 30/07/2025

Çfarë tregoi stërvitja ushtarake mes Serbisë dhe Kinës?

17:47 : 30/07/2025

Las Vegas-i pret shortin e Kupës së Botës 2026

17:39 : 30/07/2025

Not, Leon Marchand vendos rekord të ri botëror në 200 metra

17:28 : 30/07/2025

‘Arbitrar’/ Projekti i Kodit Penal kritikohet edhe për cënimin e lirisë së shprehjes

17:26 : 30/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com