• Kontakt
Saturday, September 6, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Skema e plotë/ Si u bë 90-vjeçarja Haxhire Gurakuqi “bose e inceneratorëve”

13:11 : 05/07/2022
në AKTUALITET, INVESTIGIME, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

E moshuara 90-vjeçare, Haxhire Gurakuqi, u gjend e bezdisur këtë fillim-korriku dhe jeta e saj e qetë në Shtëpinë e të Moshuarve në Tiranë ndryshoi rrjedhën në mënyrë dramatike.

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, publikoi disa dokumenta zyrtarë, në bazë të të cilave Haxhirja e ngratë rezultonte të ishte një prej përfitueseve më të mëdha nga skema abuzive e inceneratorëve.

Zonja Gurakuqi as e ka idenë se çfarë ka ndodhur me emrin dhe dokumentat e saj. I vetmi shqetësim që ka është që të takohet sërish me djalin e saj, i cili, siç la të kuptohej në intervistat mediatike, e ka braktisur në Azil.

Djali i saj, Ardian Gurakuqi, ka disa kusure me drejtësinë dhe ndoshta nuk ka pasur kohë për nënën e tij.

Lexo edhe:

Gjyqtarja Irena Gjoka do të vendosë për dosjen e Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit

“Më thanë mos hajde më”/ Kryemadhi në SPAK: U intimiduan dëshmitarët! S’do kërkoj gjykim të shkurtuar

Por, problemi i saj më i madh tashmë është se kush e ka përfshirë në skemën gjigande financiare, nga e cila Haxhire Gurakuqi ka pësuar një dëm të madh për mundësitë e saj.

Në bankë i janë bllokuar 60 mijë lekë të reja kursime, pasi i thonë që është biznesmene dhe ka 5 milionë euro të pajustifikuara.

Si u përfshi Haxhirja në skemë?

Në Qendrën Kombëtare të Biznesit, Haxhire Gurakuqi e datëlindjes 1933, rezulton pronare në dy kompani, me aktivitet në fushën e ndërtimit dhe pajisjeve industriale- “Sopotonia” shpk dhe “Koleci 2003” shpk.

Më herët ajo ka qenë pronare në “Lumi -06”, kompani, e cila, sipas dokumentave të publikuara nga Kryemadhi, ka përfituar rreth 5 milionë euro nga skema e inceneratorëve.

Dokumentat zyrtarë tregojnë për një situatë interesante-emri i Haxhire Gurakuqit shoqërohet gjithnjë me të njëjtat emra të tjerë, anëtarë të familjes Murat, Thanas Çani dhe Kreshnik Ymeraj

I shohim me radhë.

“Sopotonia”

Kompania private është regjistruar në vitin 2014, fillimisht me emrin “XH-Y”, në pronësi të Kreshnik Ymeraj.

Në vitin 2017, kompania blihet nga Klevis Murati. Një vit më pas, në Mars 2018, ndryshon sërish pronësia. Tashmë, i pari i kompanisë është 85-vjeçari Thanas Çani.

Në foto: Kontrata (e panoterizuar) për “Sopotonia” shpk

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi në një intervistë televizive të hënën e kësaj jave se Thanas Çani është kushëri i parë me ish-ministrin dhe Sekretarin e Përgjithshëm aktual të Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri,

Në Gusht 2018, Thanas Çani i shet kompaninë sërish Klevis Muratit.

Shkojmë një vit më tej. Në Shkurt 2019, Klevis Murati ia shet kompaninë, e cila tashmë quhej “Sopotonia”, Haxhire Gurakuqit, 90-vjeçares që jetonte me qira.

Një muaj më pas, në mars 2019, kompania kalon në status pasiv dhe në këtë gjendje vijon ende.

“Koleci 2003” shpk

Kompania është regjistruar në Korrik 2008 nga Agim Xhuli, i cili në atë kohë ishte 85 vjeç. Dy vjet më pas, në maj 2010, pronësia e kompanisë i kalon të birit të tij, Artur Xhuli.

Në mars 2019, kompania kalon në status “pasiv”. Një muaj më vonë, Artur Xhuli i shet aksionet e kompanisë tek e moshuara Haxhire Gurakuqi.

Shoqëria vijon të jetë pasive.

“Lumi -06” shpk

Kompania “Lumi 06” është ajo që, sipas dokumentave të publikuar nga Kryemadhi, ka siguruar miliona euro fitime për 90-vjeçaren Haxhire Gurakuqi dhe i sjell dëmin më të madh-i ka bllokuar 60 mijë lekë kursime të jetës në bankë.

Kompania “Lumi – 06” shpk është regjistruar në vitin 2016, në pronësi të Lumturije Muratit (nëna e Klevis Muratit që u shfaq tek kompania “Sopotonia”).

Në Dhjetor 2017, zonja Murati ia shet kompaninë Haxhire Gurakuqit.

Në foto: Kontrata (e panoterizuar) për “Lumi 06” shpk

Një vit më pas, e moshuara Gurakuqi ia shet sërish kompaninë Lumturije Muratit. Në korrik 2019, pronar i “Lumi -06” bëhet 85-vjeçari Thanas Çani.

Kompania është në status “pasiv”.

Djali i Haxhiresë

E moshuara Haxhire Gurakuqi është e ve dhe ka vetëm një djalë, Ardian Gurakuqi.

Ky emër nuk është i panjohur për kronikën policore. Ai u arrestua në vitin 2018, si një prej personave organizatorë të rrjetit të klandestinëve nga Shqipëria në drejtim të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në bazë të hetimeve të kryera nga ish-prokurori i Krimeve të Rënda, Eugen Beçi, ai akuzohej për veprat penale të “ Ndihmës për kalim të paligjshëm të kufijve” më shumë se një herë, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal.

Në foto: Pjesë nga materiali i prokurorisë për Ardian Gurakuqin

Nga hetimet e Prokurorisë në atë kohë, rezultoi se një grup personash, ku përfshihej edhe Ardian Gurakuqi, në bashkëpunim me njeri tjetrin (brenda dhe jashtë shqipërie, shtetas shqiptarë dhe të huaj) kryejnë aktivitet në fushën e kontrabandimit të personave (shtetas shqiptarë kryesisht nga Tirana, Shkodra, Malësia e Madhe dhe Lezha), në drejtim të SHBA-së, Mbretërsie së Bashkuar dhe Kandasë, me dokumenta të fallsifikuara (të vendeve të Bashkimit Europian dhe të Turqisë) kundrejt një vlerë deri në 25.000.00 dollarë.

Etiketa: Haxhire GurakuqiinceneratorelsiMonika Kryemadhi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Gjyqtarja Irena Gjoka do të vendosë për dosjen e Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit

10:04 : 03/09/2025
AKTUALITET

“Më thanë mos hajde më”/ Kryemadhi në SPAK: U intimiduan dëshmitarët! S’do kërkoj gjykim të shkurtuar

13:14 : 01/09/2025
AKTUALITET

SPAK dërgon për gjykim Ilir Metën, Monika Kryemadhin dhe 3 të tjerë/ AKUZAT

14:54 : 29/08/2025
AKTUALITET

‘Déjà vu’: Reforma e re e qeverisë “Rama” për mbetjet pritet me mosbesim

11:06 : 29/08/2025
AKTUALITET

Si shkoi fati i mercenarëve që Rama i rrëmbeu LSI-së

20:40 : 18/08/2025
AKTUALITET

Iu komunikua akuza nga SPAK, Monika Kryemadhi: Firmosëm që s’jemi dakord

14:43 : 29/07/2025
Para

Aktorja turke kërcen valle shqiptare në dasmën e saj (Video)

TË GJITHA

EMRI/ Pë*dhunoi një 18-vjeçare italiane në plazh, arrestohet 26-vjeçari në Durrës

09:11 : 06/09/2025

Verë zhgënjyese për turizmin, Rama mbulon dështimin me reklama nga mediat ndërkombëtare

08:53 : 06/09/2025

ATM-të në zonat turistike, pse komisionet për tërheqje janë më të larta?

08:40 : 06/09/2025

Këmbimi valutor 6 shtator/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:22 : 06/09/2025

Temperatura deri në 35 gradë, parashikimi i motit për sot

08:15 : 06/09/2025

Aksident i rëndë në Dukat Fushë, 4 të plagosur, 2 në gjendje kritike

08:08 : 06/09/2025

Horoskopi, e shtunë, 6 shtator 2025/ Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

23:20 : 05/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com