• Kontakt
Friday, August 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Italianët godasin grupet e Pulias, eliminuan shqiptarin 5 vite më parë/ Detajet

14:11 : 05/07/2022
në AKTUALITET, KRONIKE

I ekzekutuar 5 vite më parë me tre plumba në automjetin e tij, i hedhur në anë të rrugës, historia e vrasjes së Edvin Sadikut duket se nuk ka pushuar së hetuari dhe gjurmuari asnjëherë nga Prokuroria e Pulias.

Për pasojë, intensifikimi i hetimeve ka çuar pas prangave mëngjesin e djeshëm emra “VIP” të krimit vendas, të cilët sipas antimafias i përkasin një grupi mjaft të rrezikshëm mafioz. Me aktivitet të konsoliduar ndër vite në fushën e trafikut të lëndëve narkotike, kryesisht të kanabisit dhe kokainës, me lidhje të fuqishme edhe me grupet kriminale shqiptare, të arrestuarit akuzohen për një mori aktesh të rënda si vrasje, trafik dhe gjobëvënie. Por mbi të gjitha, prokurorët mendojnë se kanë hedhur dritë edhe mbi ekzekutimin e të riut shqiptar Edvin Murati, trupi i të cilit u gjet në një fshat të Barit. Po ashtu, ata pretendojnë se kanë gjetur edhe autorët e një prej vrasjeve më të rënda të ndodhur në fundvitin e 2017-s kur nga përplasja mes dy klaneve mafioze për sundimin e territorit të drogës, i morën jetën një gruaje të pafajshme.

TË DHËNAT E OPERACIONIT

Referuar mediave italiane, bëhet me dije se antimafia e Barit ka realizuar mëngjesin e djeshëm megaoperacionin e koduar “Porta Robustina”, i cili çoi në urdhër-ndalimin e 25 personave të akuzuar për trafik droge e pjesëmarrje në aktivitete mafioze. Hetimet mësohet se nisën pas vrasjes së shqiptarit Edvin Sadiku në shkurtin e vitit 2017 për afera të lidhura me trafikun e lëndëve narkotike e që zbardhi luftën mes klaneve mafioze “Conte” e “Cipriano” me veprim në territorin e Puglias e kryesisht në zonën e Bitontes. Beteja mes dy klaneve mafioze, aso kohe, konkretisht më 31 dhjetor të 2017-s solli edhe vrasjen e gruas së pafajshme Anna Rosa Tarantino.

Nga të dhënat hetimore, që janë bërë publike dje nga mediat italiane, saktësohet se mbi 25 personat e ndaluar rëndojnë dhe akuzat e metodave mafioze, kërcënuese e dhune. Nën hetim janë vënë dhe 43 persona të tjerë si bashkëpunëtorë të dy klaneve mafioze, si dhe për armëmbajtje pa leje. Gjatë operacionit janë sekuestruar 1 kg marijuanë, 500 gramë hashash,100 gramë kokainë, 90 gramë heroinë, një pistoletë gjysmë automatike, si dhe dhjetëra fishekë të kalibrave të ndryshëm, bëjnë me dije mediat italiane.

Lexo edhe:

Helmim nga brokoli në Itali, një viktimë dhe disa të shtruar në spital

Në kërkim nga Shqipëria për trafik emigrantësh, 35-vjeçari shqiptar kapet në Itali, punonte në fermë

ARRESTIMI DITËN E DASMËS

Lista e vrasjeve të pamëshirshme midis dy klaneve në Bitonto dhe disa zona të tjera, ku përfshihet edhe ajo e 33-vjeçarit shqiptar, ishte dhe është pjesë e hetimeve që Policia e Barit ka mbyllur, duke çuar në arrestimin edhe të Cassano Ottavio Di Cillo. Detajet e arrestimit të këtij personi të rrezikshëm, i sjellin mediat lokale, të cilat kanë pasqyruar kryesisht momentet e prangosjes së të akuzuarve. Sipas të dhënave ditën e diel, karabinierët i trokitën në derë italianit teksa ai po përgatitej për dasmën, e cila duhej të kremtohej në kishë.

Di Cillo përfundoi në burg në vend bashkë me 23 persona të tjerë ku sipas të dhënave, është lënë në arrest shtëpie vetëm bashkëpunëtori i drejtësisë Giuseppe Casadibari. “Me këtë hetim ne kemi mbyllur rrethin për atë që ka ndodhur ndër vite në Bitonto dhe në disa komuna fqinje”, tha koordinatori i veprimeve hetimore, Francesco Giannella, sepse anëtarët e klanit “Cipriano” përfunduan pas hekurave, disa prej të cilëve midis viteve 2017 dhe 2018. Ciprianot ishin përfshirë në një luftë të përgjakshme me grupin “Conte”, prej së cilës mbeti e vrarë gabimisht edhe e moshuara Anna Rosa Tarantino. Karabinierët u koordinuan nga prokurorët Ettore Cardinali dhe Marco D’Agostino, të cilët dëgjuan gjithashtu bashkëpunëtorë të shumtë të drejtësisë, i fundit prej të cilëve Gaetano Palmieri, të cilët gjyqtari Marco Galesi në urdhëresë i konsideroi të besueshëm dhe të dobishëm për të demonstruar se përkundër fakteve të kontestuara që i referohen viteve 2017 dhe 2018, organizata në kuadër të bashkimit kriminal ishte ende funksionale.

Etiketa: Edvin SadikuItali

Lajme të lidhura

BOTA

Helmim nga brokoli në Itali, një viktimë dhe disa të shtruar në spital

15:57 : 08/08/2025
AKTUALITET

Në kërkim nga Shqipëria për trafik emigrantësh, 35-vjeçari shqiptar kapet në Itali, punonte në fermë

22:14 : 07/08/2025
BOTA

Itali, autori i vra*jes së studentes 22-vjeçare i jep fund jetës në qeli

22:55 : 06/08/2025
BOTA

Italia miraton ndërtimin e urës gjigante, do të lidhë Siçilinë me pjesën tjetër të vendit

18:33 : 06/08/2025
AKTUALITET

Tentoi t’i shpëtonte arrestimit, shqiptari plagos policin në Itali

16:06 : 06/08/2025
SPORT

Rocchi njofton risinë e re: Arbitrat italianë do t’i shpjegojnë edhe për stadiumet vendimet e VAR-it

17:14 : 05/08/2025
Para

Euro tjetër rekord historik, zbret nën 119 lekë pas lajmit të aministisë

TË GJITHA

Trafikoi tonelata kokainë në Europë/ Julian Balla fitoi tenderin 1.2 mld lekë të plehrave në Shijak

22:37 : 08/08/2025

I hoqën shiritin e kapitenit, Ter Stegen: Kam qenë gjithmonë i ndershëm dhe profesional

22:34 : 08/08/2025

Ari në SHBA “fluturon” në bursë pas tarifave të Trump-it

22:24 : 08/08/2025

Vdekja e Besnik Koçiut/ Berisha: Qelitë e burgjeve si biruca të torturave dhe vdekjeve të narkodiktaturës

22:11 : 08/08/2025

Boni debuton me gol, Interi përmbys me 10 lojtarë Monakon

22:07 : 08/08/2025

Mbi 8 mld euro investime në një dekadë, mandati i BERZH në Greqi drejt përfundimit

21:54 : 08/08/2025

Ndërron jetë në moshën 97-vjeçare Jim Lovell, komandanti i Apollo 13

21:43 : 08/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com