• Kontakt
Saturday, May 17, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

I faturuan mln euro nga inceneratorët, 90 vjeçarja jeton në azil/ Zbardhet mashtrimi

17:38 : 04/07/2022
në AKTUALITET, EKONOMI, KRONIKE, KRYESORE

Të tjera detaje dalin në dritë nga afera korruptive e inceneratorëve. Ishte kryetarja e LSI Monika Kryemadhi e cila denoncoi sot fakte të reja, ku tha se disa kompani së bashku kanë kryer evazion fiskal në vlera të mëdha parash ndërsa përmendi edhe një çift të moshuarish, Thanas Çani dhe Haxhire Gurakuqi të cilët kanë rënë pre e mashtrimit dhe rezultojnë me pasuri marramendëse si përfitues të parave të inceneratorëve.

E moshuara Haxhire Gurakuqi, në një rrëfim ekskluziv për Syri Tv tha se mbi 20 vite ka jetuar me qira ndërsa prej 2 vitesh jeton në azil dhe aty e lë të gjithë pensionin. Sa i përket 5 milionë eurove, e moshuara tha se nuk ia ka idenë fare dhe s’di asgjë për inceneratorët as se si funksionojnë.

Gurakuqi deklaroi se dy djem i kanë shkuar në azil dhe i janë prezantuar si zyrtarë të prokurorisë dhe i kanë dhënë disa dokumente për të firmosur, në këmbim të kursimeve të saj prej 600 mijë lekësh të vjetra në bankë të cilat i ishin bllokuar. Këtu duket se fillon skema e mashtrimit ndaj të moshuarës. Paratë, nuk dihet ku kanë shkuar.

“Mbi 20 vite me qira. Kërkova shtëpi sociale, më kërkonin dokumente. Ngela. Ju drejtova bashkisë për shtëpi, nuk ma gjetën, nuk ma dhanë. Një në bashki, e kisha timen, u detyrua që mori këtë në telefon, i tha po e pranon me kaq lekë, se 160 mijë paguaj, do ta pranoj tha ai. Drejtoresha ime, duke parë gjendjen time i bëri thirrje nxënësve, unë kam filluar në 63-shin në shkollë, iu drejtua nxënësve, matura e 73-shit, u bënë gati 1 milionë.

Lexo edhe:

‘Përshëndetje nënë!’/ Zbulohet skema e re e mashtrimit në WhatsApp

E mashtroi me lazerin kinez të depilimit, inati ndaj denoncueses i kushton shitëses 15 mijë euro

Futa 600 e ca të vjetra në arkë, dy ditë që i kam mbajtur, i kam futur në dhe. Ku flija unë ishte një shtëpi vetëm me kollonat. Bashkia s’më ndihmoi.

Të ardhurat e vetme të miat janë vetëm nga pensioni. Shkoj atje më gjen dokumentet ai, më thotë, ty t’i ka bllokuar tatimet se je debitore.

Ke biznes më tha në Laç e ku di unë, se di nga bie Lezha, s’kam shkuar kurrë. Unë kërkoja lekët e mia, 600 mijë lekë të vjetra, doja ti merrja. Të paktën të paguaja 200 mijë. Kur më thanë, i thashë rrini rehat dhe mos u tallni me mua. Nuk jam bërë për tu tallur, kam qenë strikte.

Kanë gjet pasaportën, e marrin dhe atje ku dalim në fotografi, ato te gjendja civile, paguan atje një sasi lekësh. Pasaportën e kam dorëzuar në Laprakë. Nuk e di ku e kam bërë tani, nuk më bie ndërmend. Nuk kam dyshime. Kur shikoj unë, ua i thashë, e kisha marrë lajmërimin se mi kishin bllokuar. I thashë, o gra, ikni dhe mos më tallni. Shkoj te ai i bankës i them, dëgjo këtu, s’më ngelet gjë tjetër, t’iu hedh në gjyq, se më keni bllokuar lekët. I thashë shikoje sa biznesmene jam unë.

Unë nuk di Lezhën, jo më të tjera. Kompanitë që fliten nuk i kam dëgjuar ndonjëherë. Nuk njoh askënd, as ato çunat. Ku ta çoja unë në këtë moshë, pres ditën kur të vdes moj bijë.

Më vijnë dy djem këtu, më thanë jemi të prokurorisë, kemi ardhur për punën e atyre lekëve që të kanë bllokuar. Më dhanë dokumente për të firmosur, i besova se thanë jemi të prokurorisë. Më thanë që do kisha mundësi të merrja paratë e mia.

Drejtori më bëri një shenjë, po unë e kuptova vonë. Ma bëri me dorë, që mos e firmos. Por unë e kisha firmosur. Ishin dy persona. Kam dyshime tani. Marrin pasaportat, japin lekët dhe marrin pasaportat.

Unë kam qenë ndihmës mjeke, 35 vjet kam punua rnë shkollën e mesme të minierave. E gjitha që më kanë bërë, është mashtrim, hajdutët. Pasi firmosa, as kursimet e mia nuk i mora dot. Zoti të marrë hak, jam në hallin tim.”-deklaroi e moshuara. /Syri Tv/

Etiketa: Haxhire Gurakuqiinceneratormashtrimi

Lajme të lidhura

BOTA

‘Përshëndetje nënë!’/ Zbulohet skema e re e mashtrimit në WhatsApp

19:32 : 05/05/2025
AKTUALITET

E mashtroi me lazerin kinez të depilimit, inati ndaj denoncueses i kushton shitëses 15 mijë euro

21:38 : 23/04/2025
AKTUALITET

Nga Amerika Latine në Tiranë, linja e re e tregtisë së trupit/ Braziliania: Fitimet i ndaj përgjysmë

17:08 : 13/04/2025
AKTUALITET

Mashtrimi i Ramës me futjen në BE/ Gazetari: Premton diçka që dihet botërisht se nuk e ka ai në dorë

12:05 : 19/03/2025
AKTUALITET

Probleme me shtyllën kurrizore/ Ish-banorja e “BBV”: Si më gënjeu kinika mjekësore për marketing

21:22 : 14/03/2025
AKTUALITET

Masakra mjedisore në “inceneratorin” e Elbasanit. A do të arrestohet administratori Leli Kaja?

10:45 : 02/03/2025
Para

Covid në Shqipëri, 2 humbje jete dhe 147 raste të reja /Harta

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Eurovision 2025, DW artikull për ‘Zjerm’! Beatriçe Gjergji rrëfehet: Jeta ime ka qenë me ngjyra

19:20 : 17/05/2025

Një nga synimet e Dajës për merkaton, mesfushori i Teutës drejt Dinamos

19:12 : 17/05/2025

Pas kaosit disamujor, rumunët zgjedhin presidentin më 18 maj

19:06 : 17/05/2025

Donald Trump: Nëse Rusia nuk pranon paqen do të ketë sanksione të ashpra

19:02 : 17/05/2025

Prostitucion, drogë dhe grabitje, shkatërrohet banda italo-shqiptare në Bergamo

18:52 : 17/05/2025

Finalja e FA Cup/ Crystal Palace në avantazh ndaj Man.City-t, Marmoush gabon nga penalltia

18:39 : 17/05/2025

Përfundon numërimi i votave në Lezhë/ Flamur Noka dhe Taulant Balla përplasen fizikisht

18:35 : 17/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com