• Kontakt
Monday, October 20, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Financial Times: Vetëm droga nuk e njeh peshën e inflacionit

20:47 : 04/07/2022
në AKTUALITET, BOTA, EKONOMI, KRONIKE, KRYESORE

“Financial Times” shkruan në një artikull të saj se vetëm droga nuk po e ndjen peshën e inflacionit. “Edhe normat historikisht të larta të inflacionit, që ndikojnë në ekonominë informale të Europës, nuk do të çojnë domosdoshmërisht në çmime më të larta për substancat ilegale si MDMA, kokaina dhe heroina”, shkruan gazeta në një analizë.

Teodora Groshkova, analistja kryesore shkencore e Qendrës Europiane për Monitorimin e Drogës dhe Varësisë ndaj saj, thotë se çmimet e rrugës për shumicën e drogave në masë të madhe kanë mbetur të qëndrueshme me kalimin e kohës.

Edhe skimpflacioni, kur furnitorët ulin cilësinë e mallrave që shesin për të reflektuar kostot e inputeve nuk ka filluar ende.

“Çdo ndryshim në tregun e gjerë zakonisht reflektohet në pastërtinë e mallit. Por deri më tani, fuqia e produkteve të kanabisit dhe pastërtia e drogave të tjera të paligjshme po rritet ose minimalisht po mbetet e njejtë,” tha ajo.

Lexo edhe:

Inflacioni bazë arrin nivelin më të lartë që prej vitit 2023

Kapen 200 kilogramë kokainë në Romë, arrestohet 23 vjeçari shqiptar

Por si është e mundur që organizatat kriminale ia kanë dalë deri më tani të shmangin presionet inflacioniste?

Në kushtet e globalizimit, integrimi horizontal mund të jetë përgjigja, shkruan gazeta.

Ajo sjell shembullin e një bande shqiptare, që së fundmi ndërmori hapin e pazakontë për të marrë kontrollin edhe mbi importin, edhe mbi shpërndarjen e kokainës. Normalisht importuesit punojnë veçmas nga tregtarët me shumicë dhe tregtarët e rrugës.

Duke cituar një analizë të agjencisë së drogës së BE dhe Europol, Financial Times shkruan: duke përdorur mjete të sofistikuara komunikimi të koduara, drejtuesi i organizatës, me qendër në Ekuador, negocioi drejtpërdrejt me kartelet e drogës së Amerikës së Jugut, organizoi dërgesa të mëdha kokaine në portet kryesore të Europës, dhe me ndihmën e bashkëpunëtorëve me bazë në Itali, Holandë dhe Shqipëri, gjithashtu organizoi shpërndarjen për konsumatorët në të gjithë Europën. Kokaina u kontrabanda përtej kufijve europianë e fshehur në automjete të pajisura me ndarje të fshehta. Kriminelët pastronin të ardhurat e tyre duke përdorur një sistem alternativ nëntokësor të dërgesave me origjinë kineze, i njohur si sistemi fei chi’en.

“Bosët e karteleve duket se kanë lexuar Rikardon e tyre. Globalizimi- gjoja në tërheqje diku tjetër- është i gjallë dhe mjaft aktiv kur bëhet fjalë për drogat ilegale,” shkruan Financial Times.

Etiketa: drogaFinancial Timesinflacion

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Inflacioni bazë arrin nivelin më të lartë që prej vitit 2023

11:38 : 17/10/2025
AKTUALITET

Kapen 200 kilogramë kokainë në Romë, arrestohet 23 vjeçari shqiptar

10:29 : 13/10/2025
AKTUALITET

Italia, Franca dhe rrjetet shqiptare: Pakti Evropian kundër Kokainës

18:18 : 05/10/2025
AKTUALITET

Kostoja e jetesës sipas tipit të familjes, sa kushton të jesh vetëm apo me fëmijë në Shqipëri?

10:52 : 01/10/2025
AKTUALITET

Nga krimi, te korrupsioni dhe paratë e drogës/ Klima e investimeve, raporti i DASH “nxin” Qeverinë

21:01 : 27/09/2025
AKTUALITET

“Rama 4” premton paga, pensione dhe mbrojtje të pronës, por shqiptarët përballen me inflacion, emigrim dhe fadroma

10:47 : 18/09/2025
Para

Britania i vë sanksione të reja Bjellorusisë

TË GJITHA

“Bashkëpunëtor me bandën e Elbasanit”, Berisha nga SPAK: Dosjes i janë hequr fashikujt ku flitet për Taulant Ballën

11:27 : 20/10/2025

I shpallur në kërkim nga autoritetet norvegjeze, arrestohet në Morinë 35-vjeçari nga Kosova

11:26 : 20/10/2025

Zelensky i gatshëm të takohet me Trumpin dhe Putinin në Budapest

11:23 : 20/10/2025

Shkoi si turist, 18-vjeçari shqiptar kapet duke trafikuar kokainë në Itali

11:19 : 20/10/2025

Spiegel: Gjermania planifikon të porosisë 15 avionë të tjerë F-35 nga SHBA

11:09 : 20/10/2025

Arrestimi i Ulian Bajramit, Berisha akuza Prodës: Ushtron terror mbi avokatët që të mbyllin gojën

11:06 : 20/10/2025

Humbën jetën pasi banesa u përfshi nga flakët, përcillen sot për në banesën e fundit nënë e bir në Maliq

11:00 : 20/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com