• Kontakt
Saturday, June 28, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOLD BLOG

Viti më i gjatë në Evropë: Ja kur ndryshuan ekuilibrat

23:31 : 03/07/2022
në BOLD BLOG, BOTA

Nga Andrea Muratore

9 Nëntori shënon çdo vit përvjetorin e rënies së Murit të Berlinit. Rënia e Murit ishte një nga ngjarjet vendimtare të atij viti, që shënoi fillimin e fundit të Luftës së Ftohtë, simboli më i madh i së cilës, ishte bërë barriera e ngritur nga autoritetet komuniste të Gjermanisë Lindore.

Rënia e tij, i hapi rrugën shpërbërjes së sistemit të ndërtuar nga Bashkimi Sovjetik i Stalinit në Evropën Lindore pas Luftës së Dytë Botërore. Ai përshpejtoi një proces që tashmë kishte nisur, dhe që kulmoi midis viteve 1990–1991 me ribashkimin e Gjermanisë, tranzicionin e Evropës Lindore në një sistem të demokracisë pluraliste dhe një ekonomie të tregut(shoqëruar shumë shpesh nga pabarazi serioze).

Dhe së fundi me shembjen e vetë Bashkimit Sovjetik. Fundi i një sistemi të vjetër, si ai i komunizmit të udhëhequr nga sovjetikët, preku të gjitha vendet e Evropës Lindore, sipas një efekti domino. Stanjacioni ekonomik, ndikimi i vazhdueshëm i borxheve të marra nëbankat perëndimore, rifillimi i lëvizjeve të ndrydhura prej kohësh dhe të nxitura nga ideale të ndryshme nga ai komunist (Solidarnosc në Poloni), kolapsi i aparateve të sigurisë mbi të cilat bazoheshin burokracitë komuniste (si në Rumani) apo një kombinim i këtyre faktorëve e dërrmoi Evropën Sovjetike në vitin vendimtar 1989.

Ajo mori zyrtarisht fund 2 vjet më vonë, kur u shpërbë aleanca ushtarake dhe strategjike e Traktatit të Varshavës. Por e tronditur në themelet e saj vitin e rrëzimit të Murit, Evropa pa zhdukjen e vijës ndarëse më të famshme. Dhe kur për shkak të një hakmarrje historike, nisi procesi i margjinalizimit të Kontinentit të Vjetër.

Lexo edhe:

I nxehti “pushton” Europën, mbi 40 gradë në Greqi, Turqi e Portugali

Europa përvëlohet nga vapa/ Në Itali, Francë, Spanjë e Portugali, termometri shkon deri në 42°C

Fragmentimi i Evropës Sovjetike filloi në Poloni,vendi më i rëndësishëm, së bashku me Gjermaninë Lindore, i arkitekturës së Moskës në Evropën Lindore. Gjatë viteve 1988–1989, vendi përjetoi një valë grevash të punëtorëve kundër regjimit të udhëhequr nga gjenerali Vojçek Jaruzelski, që u ngjit në pushtet në fillim të asaj dekade për të parandaluar një pushtim sovjetik pas shpërthimit të protestave të sindikatës katolike Solidarnosc.

Udhëheqësi i saj Leh Valesa, pati mbështetjen e papës së parë polak në histori, Papa Gjon Palit II. Protestat çuan në shpalljen e zgjedhjeve të para reale të Polonisë së pasluftës në qershorin e vitit 1989. Strategjia e Valesës, pati sukses disa muaj përpara se të ndodhte rënia e Murit të Berlinit.

Në një sistem që bazohej ende në terrorin e regjimit, dhe me ndalimin e garimit në shumëzona, Solidarnosc arriti të marrë 35 për qind të votave, duke sinjalizuar se kishte nisur tëfrynte era e ndryshimeve. Jaruzelski e pranoi rezultatin, duke mandatuar Solidarnosc për të udhëhequr një koalicion qeverisës jo–komunist të udhëhequr nga sindikalisti TadeushMazoviecki.

Zgjedhja e Valesës president një vit më vonë, do ta kompletonte tranzicionin. Kjo frymë u përhap me shpejtësi në Hungarinë fqinje. E ardhmja e Hungarisë nisi të ndryshojë me një akt simbolik të fortë:faljen pas vdekjes të Imre Nagit dhe heronjve të tjerë të revoltës anti-sovjetike të vitit 1956.

Në qershorin e vitit 1989 në Budapest, në sheshin qendror të Heronjve, Nagi u përkujtua solemnisht në një ngjarje, që çoi ndër të tjera në fillimet e karrierës si një politikani të ri liberal, që sapo ishte kthyer në vend pas përfundimit të studimeve në SHBA të financuara nga Xhorxh Soros:Viktor Orban.

Pak ditë më parë, qeveria e Miklosh Nemet kishte kryer një sërë lëshimesh të rëndësishme:ndalimin e monopartitizimit, zgjedhje të lira me pjesëmarrjen e të gjitha partive, dhe heqjen e kufirit me tela elektrikë me Austrinë, prej gati 250 kilometrash.

Lëvizja e qeverisë hungareze, ndikoi direkt zhvillimet në Gjermaninë Lindore, të udhëhequr nga sekretari i fundit i Partisë së Bashkuar Socialiste, Erik Honeker. Në verën e vitit 1989, dhjetëra mijëra gjermano-lindorë filluan të udhëtonin në Hungari, dhe prej andej nëPerëndim.

Rritja e valës së demonstratave, bëri që regjimi të merrte në konsideratë nxjerrjen e ushtrisënë rrugë për të shtypur protestat. Por dekretet për mbylljen e kufijve, dhe kërcënimet për një represion të ngjashëm me atë të autoriteteve kineze në sheshin Tiananmen ishin të kota.

Kur Mikail Gorbaçcov vizitoi vendin në tetor 1989 për të festuar 40-vjetorin e themelimit tëRDGJ, ai deklaroi në Berlinin Lindor se Moska nuk kishte forcën politike për të mbështetur ruajtjen e statuskuosë në “perandorinë” e saj, dhe kërkoi hapur reforma. Fjalët e tij ishin ndoshta ngjarja më domethënëse e vitit 1989.

Në këtë mënyrë ai shkatërroi brenda pak ditësh arkitekturën politiko-ushtarake që kishte mbajtur vendet e Traktatit të Varshavës në orbitën sovjetike. Fati politik i Honekerit uvulos:më 18 tetor 1989, u shkarkua nga Byroja Politike, dhe u zëvendësua nga zëvendësi i tij Egon Krenc, RDGJ i rihapi kufijtë e saj, dhe kur më 9 nëntor zëdhënësit i qeverisë njoftoi lejimin e kalimit të lirë midis Berlinit Lindor dhe Perëndimor, mijëra qytetarë të kryeqytetit të ndarë u grumbulluan në Murin e ngritur që në vitin 1961, duke filluar që ta shkatërrojnë atë me mjete rrethanore.

Pjesa tjetër është histori. Praga dhe Sofja u ndikuan fuqishëm nga ajo që ndodhi në Gjermaninë Lindore. Forumi Qytetar i shkrimtarit dhe disidentit çek Vasllav Havel shtoi presionin për lirimin e të burgosurve politikë, dhe për t’i dhënë fund represionit dhe censurës.

Më 17 nëntor 1989 një demonstratë në kryeqytet në kudër të Ditën Ndërkombëtare të Studentëve, u shndërrua në një revoltë të vërtetë kundër regjimit. Ato u shtrinë në gjithëvendin, me pjesëmarrjen e mbi 800.000 njerëzve, që një fund realizuan atë që u quajt “Revolucioni i Kadifenjtë”.

Në Bullgari Zhivkov u shkarkua bredna 24 orëve. Shpejtësia e veprimit të Partisë Komuniste Bullgare, e lejoi atë t’i mbijetonte fundit të Luftës së Ftohtë. Pasi ndërroi lëkurën refuzoi marksizëm-leninizmin, ajo mori emrin e Partisë Socialiste Bullgare, dhe i fitoi zgjedhjet pluraliste të vitit 1990.

Një anomali në kontekstin e vitit 1989, ishte rasti i tranzicionit rumun. Vendi më autonom nga Moska, i sunduar nga Nikolae Çaushesku, e pagoi rëndë koston e aventurizmit të tij diplomatik dhe gjeopolitik, dhe qasjen e tij tepër të pakujdesshme ndaj bllokut perëndimor me kurthin e borxhit.

Rumania u detyrua të merrte masa shtrënguese shumë të ashpra për të shlyer borxhet e marra ndaj institucioneve ndërkombëtare. Racionimi i ushqimit, gazit dhe i nevojave të tjera bazë sollën protesta të herëpashershme që nga viti 1981. Rumania e Çausheskut, ishte një shtet policor i mbikëqyrur rreptësisht nga Securitate.

Ndërsa u bë vendi më i varfër në bllokun sovjetik, diktatori dhe gruaja e tij Elena bënin njëjetë luksoze. Çaushesku nuk e kuptoi nevojën për kompromise apo ndryshim kursi. Kur nisën të shtohen protestat në rrugë, diktatura reagoi me brutalitet. Qindra të vdekur pati në protestat që u përhapën nga Transilvania në kryeqytetin Bukuresht duke filluar nga 17 dhjetori 1989.

Por shumë shpejt ushtria dhe policia filloi të rebelohet duke u bashkuar me popullin. Më 21 dhjetor, Çaushesku u poshtërua në podium nga një turmë prej 100.000 njerëzish. Përpjekja e Nikolae dhe Elena Çausheskut për t’su arratisur me helikopter dështoi.

Midis 24 dhe 25 dhjetorit 1989, ushtria drejtoi një gjyq të shpejtë kundër diktatorit dhe gruas së tij, e cila përfundoi me ekzekutimin e tyre. 1989-a ishte një vit, në fund të të cilit Evropa e pa veten më pak të ndarë, por njëkohësisht me një rol më pak qendror në skenën globale. Pasi të përfundonte bipolariteti, do të vazhdonin të shfaqeshin ndarjet e vjetra brenda kontinentit. Historia evropiane nuk përfundoi, rënia e Murit vetëm sa e riktheu atë. /Marrë me shkurtime nga “Il Giornale” – Bota.al

Etiketa: ekujlibrateuropaviti i gjate

Lajme të lidhura

BOTA

I nxehti “pushton” Europën, mbi 40 gradë në Greqi, Turqi e Portugali

12:17 : 28/06/2025
BOTA

Europa përvëlohet nga vapa/ Në Itali, Francë, Spanjë e Portugali, termometri shkon deri në 42°C

21:19 : 27/06/2025
AKTUALITET

Me hile drejt Europës/ Si po ndryshohet pa zhurmё ligji për investimet e huaja në Shqipёri

15:03 : 27/06/2025
AKTUALITET

Pastrim parash?! “Bum” ndërtimesh në Shqipëri/ Të parët në Europë, niveli 3 herë më i lartë se mesatarja e BE

08:28 : 24/06/2025
AKTUALITET

Vokshi: Informova deputetët e EPP-së për rrjetet e drogës dhe cilët kandidatë mbështesin

21:34 : 23/06/2025
AKTUALITET

Tabaku nga Strasburgu: S’ka integrim në BE pa zgjedhje të lira

16:31 : 19/06/2025
Para

Shirat ‘fundosin”, qytetin australian, mijëra të evakuuar

TË GJITHA

Beogradi i përfshirë nga protestat masive/ Vuçiç: Shteti do mbrohet, qoftë edhe me dhunë

18:02 : 28/06/2025

Zjarr në Kuçovë, rrezikohen 5 puse nafte dhe disa banesa

17:49 : 28/06/2025

23-vjeçari nga Kosova dërgohet në spitalin e Lezhës pa shenja jete, dyshimet

17:34 : 28/06/2025

“Babë! Përqafoje fort Ergin”, ndahet nga jeta babai i këngëtares Barbana Dini

17:17 : 28/06/2025

Masakra në rrugët e Londrës, dënohet me burg përjetë shqiptari që vrau Lumturi Zeqjan

17:13 : 28/06/2025

Policia e Kosovës ndalon 17 persona për “Nxitje të urrejtjes” gjatë festimit të Vidovdanit në Gazimestan

17:11 : 28/06/2025

Përfshihet nga flakët mali në Maliq, rrezikon ish-reparti ushtarak i tankeve

16:54 : 28/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com