• Kontakt
Friday, August 1, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës dënon sjelljen e Ramës

11:51 : 03/07/2022
në AKTUALITET, POLITIKE

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës ka reaguar lidhur me sjelljen e kryeministrit Edi Rama ndaj gazetarit Klevi Muka gjatë një konference për shtyp.

Në reagim thuhet se kjo është një sjellje e vrazhdë dhe pa minimumin e edukatës, duke shtuar se Rama “dënon” me riedukim gazetarin si masë që ka ekzistuar vetëm në diktaturë.

Aty shtohet se Edi Rami duhet të kërkojë falje ndaj gazetarit në fjalë dhe gjithë gazetarëve të tjerë, si dhe opinionit publik shqiptar.

Reagimi i Unionit të Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës:

Edi Rama, në cilësinë e autokratit famëkeq të Shqipërisë, thelloi precedentet e mëparshme me sjelljen e tij të vrazhdë, pa minimumin e edukatës qytetare ndaj gazetarit Klevi Muka. Duke u ndodhur përballë një pyetjeje së cilës ministrja e tij Olta Xhaçka nuk i jepte dot përgjigje, Rama ia shqiptoi gazetarit ndëshkimin nëpërmjet “riedukimit”, një masë që ka ekzistuar vetëm gjatë diktaturës. Ashtu si kolegia Ambrozia Meta, edhe Klevi Muka do të jetë i përjashtuar nga e drejta për të marrë pjesë në takimet e kreut të qeverisë me mediat.

Lexo edhe:

Projektet e Kushner, Rama e quan Zvërnecin si tokë private: Po negociojmë për Sazanin që i përket shtetit

Tirana e Edi Ramës, një shkretëtirë me kulla dhe ngjyra

Rama u tregua i paduruar, kur gazetari i drejtoi një pyetje Olta Xhaçkës nëse ajo e ka zbatuar Kodin e ri Etik për Këshillin e Ministrave për të mos u takuar me biznesmenët pa praninë e dy punonjësve të administratës, shkelja e të cilit ka pasoja deri në largimin e saj nga detyra. Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës (UGSHPD) e gjen shumë me vend pyetjen e drejtë që gazetari ia bën ministres Xhaçka në praninë e Ramës.

Reporterët Pa Kufij, siç është në dijeni edhe opinioni shqiptar, e kanë dënuar si të papranueshme sjelljen e tij të mëparshme ndaj gazetares Meta. Duke krijuar recidiv tjetër me gazetarin Muka, Rama tregon arrogancë jo vetëm ndaj gazetarëve shqiptarë, jo vetëm ndaj opinionit shqiptar, por edhe ndaj organizmave perëndimore që mbrojnë të drejtat e gazetarëve për të pasqyruar me profesionalizëm realitetin, por edhe të drejtën e shqiptarëve për të pasur një gazetari të lirë, të drejtë, të përgjegjshme dhe profesionale.

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës (UGSHPD) iu bashkohet të gjitha shqetësimeve që krijojnë në Shqipëri sjelljet sistematike të Edi Ramës ndaj gazetarëve dhe ngulmon që ai të reflektojë duke iu kërkuar falje gazetarit Klevi Muka, gazetares Ambrozia Meta, kolegëve të tyre shqiptarë dhe opinionit publik shqiptar.

Ne i ftojmë gazetarët që t’i bojkotojnë takimet e Edi Ramës me mediat deri sa ai të tërheqë masën e “riedukimit” ndaj kolegut Klevi Muka. I ftojmë të gjithë faktorët shqiptarë të interesuar për fjalën e lirë, për mendimin e lirë, për të drejtën e informimit profesional që të reagojnë me të gjitha format e mundshme demokratike ndaj arrogancës së shtuar të Ramës ndaj gazetarëve dhe mediave. UGPSHD i bën thirrje dhe pronarëve të mediave, pavarësisht se shume prej tyre mund te jene te lidhur me interesa financiare me qeverinë, te mbrojnë te drejtat dhe dinjitetin e gazetareve.

Etiketa: Edi Rama

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Projektet e Kushner, Rama e quan Zvërnecin si tokë private: Po negociojmë për Sazanin që i përket shtetit

22:52 : 30/07/2025
AKTUALITET

Tirana e Edi Ramës, një shkretëtirë me kulla dhe ngjyra

22:36 : 30/07/2025
AKTUALITET

Rama e pranon për mediat gjermane: Në qeverinë time ka individë të përfshirë në korrupsion

21:31 : 30/07/2025
AKTUALITET

“Boeri”/ Kepi: Afera korruptive, projektet e prezantuara me bujë nga Rama janë flluskë

16:54 : 30/07/2025
AKTUALITET

“Kodi i mafias s’mund të jetë kodi penal i Shqipërisë”, Zhupa: Cënojnë gazetarët në ushtrimin e profesionit

12:35 : 30/07/2025
Gjatë një kërkimi shkencor në fushën e arkeologjisë
AKTUALITET

“Shqipëria jashtë loje”: Të fundit në garën për fondet e BE-së për shkencën dhe inovacionin

11:57 : 30/07/2025
Para

Sistemi VAR/ Jareci zbulon statistikat e sezonit të ri me risinë teknologjike

TË GJITHA

Horoskopi, e premte, 1 Gusht 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:02 : 31/07/2025

Egnatia vijon rrugëtimin në Europë, rrogozhinasit fitojnë edhe sfidën e dytë ndaj Dinamo Minsk

23:00 : 31/07/2025

Iluzioni i forcës totale, a është Izraeli në udhë pa kthim?

22:51 : 31/07/2025

Liga e Konferencës/ Dinamo arrin të kualifikohet, Vikingur-Vllaznia shkon në shtesa

22:46 : 31/07/2025

Vendimi i Qeverisë/ 815 mln lekë për shpronësimet e pronave private që preken nga porti në Porto Romano

22:44 : 31/07/2025

Me dekret presidencial, Dua Lipa bëhet zyrtarisht shtetase e Kosovës

22:28 : 31/07/2025

Etrit Berisha eliminon Anderlecht-in, pret penalltinë vendimtare dhe shënon atë të fitores

22:25 : 31/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com