• Kontakt
Thursday, October 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Përplasja me armë në Athinë, roli i gruas që ishte në makinë me 48-vjeçarin

Policia greke jep detaje

16:15 : 03/07/2022
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, RAJONI

Policia greke, përmes një deklarate, ka dhënë detaje, lidhur me përplasjen me armë që ndodhi mbrëmjes e së shtunës në Patisia, ku si pasojë kanë mbetur të vdekur 3 shtetas 48, 46 dhe 23 vjeç, është arrestuar një shtetase femër, 43 vjeç, si dhe u plagosën 2 efektivë policie, të cilët po trajtohen në spital.

Si rezultat i ngjarjes së rëndë, dy prej viktimave ishin Adil Tefa dhe Armando Yzeiraj.

Sipas policisë greke, mbrëmjen e së shtunës në zonën e Patisias, një shtetas 48-vjeçar duke drejtuar një makinë, me pasagjere një shtetase 43-vjeçare, ka qëlluar me armë në drejtim të një grupi personash, ndërsa ka goditur me makinë edhe njërin prej tyre, 23 vjeç.

Më pas shtetasja 43-vjeçare ka marrë drejtimin e mjetit duke goditur sërish 23-vjeçarin, ndërsa 48 vjeçari është arratisur në këmbë dhe nën kërcënimin e armës, i ka marrë makinën një personi që kalonte aty dhe është nisur drejt zonës së Axarnin.

Më pas, ai ka hyrë në një dyqan të kujdesit shëndetësor dhe i ka marrë me armë pronarit një shumë parash. Duke dalë nga dyqani, ai është pikasur nga oficerët e policisë, të cilët kanë tentuar ta kontrollojnë. 48-vjeçari ka qëlluar drejt tyre duke plagosur njërin në gjoks dhe këmbë dhe të dytin në këmbë.

Lexo edhe:

Tentoi të ikte me një makinë të vjedhur, arrestohet shqiptari në Greqi

U kap me kokainë, dënohet me 3 vjet e 4 muaj burg shoferi i linjës Sarandë-Athinë

Në këtë kuadër, policia i është kundërpërgjigjur zjarrit duke e qëlluar për vdekje. Deri më tani janë sekuestruar dy pistoleta, 3 vetura dhe një motoçikletë dhe pesë persona të tjerë po merren në pyetje. Hetimet janë në vazhdim dhe pas përfundimit do të ketë një përditësim, thuhet në komunikatën zyrtare të policisë greke.

Kush janë viktimat:

Tre persona mbetën të vdekur dhe 3 të tjerë u plagosën, dy prej të cilëve efektivë policie, në dy përleshje me armë zjarri në Kato Patisia dhe Agioi Anargyrou, që dyshohet se kishte protagonistë kriminelë shqiptarë në Athinë. Dy ngjarjet e përgjakshme ishin të lidhura me njëra-tjetrën. Jani T. dhe Gëzim A., të cilët ishin arrestuar në muajin maj për trafik droge. Ndërsa viktima e tretë është Adil Tafa.

Gjithçka nisi mëngjesin e të shtunës ku dy anëtarë të dy bandave shqiptare, u takuan në rrugën Kourtidou, në Kato Patisia, për të zgjidhur mosmarrëveshjet e tyre personale. Megjithatë, atmosfera nuk vonoi të përkeqësohej dhe shumë shpejt ata u përleshën me njëri-tjetrin.

Episodi i parë ndodhi pas orës 21:30, në kryqëzimin e rrugëve Georgiou Nazou dhe Kourtidou, në Kato Patisia, ku ka pasur një sherr mes shtatë personave. Një Mercedes-Benz me një drejtuese një femër dhe dy pasagjerë të tjerë, i janë afruar dhe kanë qëlluar një të ri i cili ishte me motor, duke e lënë të plagosur rëndë.

Motoçikleta ndiqej nga babai i viktimës, me një makinë tip Audi, në të cilën udhëtonin dy persona të tjerë. Babai, në shenjë hakmarrje, ka qëlluar autorin e plagosjes së të birit duke e lënë të vdekur.

Nga mjeti “Audi” ka dalë pasagjeri dhe në tentativë për t’u larguar me vrap për t’u fshehur, nga plumbat, është goditur nga një automjet në lëvizje duke mbetur i plagosur, por që më pas ka ndërruar jetë në spital. Sipas mjekëve kishte marrë edhe plagë me armë zjarri.

Një tjetër person ndërkohë ka dalë nga automjeti tip “Mercedes-Benz” dhe për t’i shpëtuar përplasjes së përgjakshme, me kërcënimin e një arme ka ndaluar një mjet në rrugë duke e grabitur e më pas ka ikur me të. Ai është drejtuar për në lagjen “Agion Anargiron” ku burimet flasin se ka tentuar të grabisë një karburant dhe një market.

Më pas ka dalë në rrugë dhe ka ndaluar një patrullë policie duke e menduar për taxi. Sapo ka parë policët ka hapur zjarr ndaj tyre duke plagosur njërin në këmbë dhe njëri në shpatull, ndërkohë që edhe policët janë kundërpergjigjur duke e vrarë shqiptarin.

Mësohet se dy nga 3 shqiptarët e vrarë, të cilët rezultojnë shokë me njeri-tjetrin pasi të dy ndodheshin në automjetin “Mercedes-Benz”, rezultojnë të arrestuar për çështje droge në maj të vitit të kaluar në Athinë. Ndërkohë është arrestuar një femër, 43-vjeçare.

Pas masakrës fshihet çmontimi i një bande të trafikut të drogës majin e kaluar, anëtarë të së cilës ishin dy nga shqiptarët e vrarë, për të larë hesapet. Ata kishin qenë pjesë e të njëjtit grup për trafikun e drogës, por mes tyre kishin nisur mosmarrëveshjet për pazare droge.

Etiketa: athineperplasje me armepolicia greke

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Tentoi të ikte me një makinë të vjedhur, arrestohet shqiptari në Greqi

13:15 : 08/10/2025
AKTUALITET

U kap me kokainë, dënohet me 3 vjet e 4 muaj burg shoferi i linjës Sarandë-Athinë

17:10 : 02/10/2025
AKTUALITET

Shqiptari nuk e ndal grevën e urisë para parlamentit grek: Të zbardhet vdekja e djalit tim!

16:17 : 27/09/2025
AKTUALITET

“Kontrata e vdekjes”/ Zbardhet vrasja e Artur Bashimit, porosia u dha nga burgu, autori mori 15 mijë euro

09:42 : 03/09/2025
AKTUALITET

Ekzekutimi i shqiptarit në Athinë/ Vrasësi e priti dhe e qëlloi nga afër

10:44 : 19/08/2025
AKTUALITET

EMRI/ Pjesë e një organizate kriminale, zbardhet identiteti i shqiptarit që u ekzekutua në Athinë

22:42 : 18/08/2025
Para

Burri e dhunoi, gruaja tenton vetëvrasjen, arrestohet 43-vjeçari

TË GJITHA

Horoskopi, e premte, 10 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:02 : 09/10/2025

Bushati: Vrasësi i gjyqtarit nuk është ai që u burgos, por janë Donald Lu dhe Vlahutin

22:56 : 09/10/2025

Kandidat për Tiranën, Florjan Binaj: Mora një vendim aspak të lehtë, opozita e la sheshin e valles bosh

22:49 : 09/10/2025

“Lubonja: Ajo që bëri Begaj, çështje servilizmi! Të priste vendimin e Kushtetueses

22:37 : 09/10/2025

“Nuk kam folur kurrë me Berishën dhe s’do dalë me mua në fushatë”/ Binaj: Nuk përfaqësoj opozitën, por qytetarët

22:26 : 09/10/2025

Kushtetuesja pezulloi zgjedhjet, Bushati: Nxorrën pak këmbën nga rrethi, pezulluan çmendurinë e Begajt

22:10 : 09/10/2025

Jordan Daci: Në Tiranë nuk ka zgjedhje më 9 Nëntor, Begaj duhet të nxjerrë dekret të ri

22:03 : 09/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com