• Kontakt
Saturday, June 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Protesta, Goxhaj: Më 7 korrik nis lëvizja për shpëtimin e Shqipërisë

19:03 : 02/07/2022
në AKTUALITET, POLITIKE

Avokati dhe aktivisti i njohur Altin Goxhaj zbulon si u arrit të krijohej Fronti për Shpëtimin e Shqipërisë, pas dy tryezave të organizuara nga Shoqëria Civile me kryetarin e Partisë Demokratike, Sali Berisha.

Drejtues i lëvizjes AntiSoros, Goxhaj thotë se Edi Rama është promotor i politikave që sjellin rrënimin dhe shpopullimin e Shqipërisë.

Goxhaj flet edhe për protestën e 7 korrikut dhe qëllimet e saj.

Efekti i parë, thotë Goxhaj, u dha menjëherë, duke sjellë bashkimin e Partisë Demokratike dhe të opozitës në një qëndrim të përbashkët kundër Edi Ramës.

Edhe regjimi, shton avokati, ka filluar të frikëzohet nga mobilizimi i Shoqërisë Civile dhe gatishmëria e qytetarëve për t’iu kundërvënë fuqishëm keqqeverisjes që po e shoqëron vendin prej disa vitesh.

Lexo edhe:

Elbasan/ Nga protestat te kutitë, si premtimet “pa doganë” të PS u përkthyen në votë

Holandë, protesta kundër Izraelit, kërkojnë ndërhyrjen për ndaljen e sulmeve

Ju Avokat keni organizuar disa takime me shoqërinë civile me Kryetarin e Partisë Demokratike Z. Sali Berisha dhe keni themeluar Frontin për Shpëtimin e Shqipërisë duke thirrur bashkërisht edhe protestën e 7 Korrikut. Si nisi ky bashkëpunim?
3 javë më parë pas një takimi me Doktorin, i cili donte të organizonte një takim me aktivistë të shoqërisë civile, gjë që ma kishte premtuar që më parë. Unë i paraqita Doktorit idetë bazë të një platforme të konsultuar me aktivistë dhe zëra kritikë për ngritjen e një Fronti të përbashkët Rezistence ndaj Axhendës Soros për Rrënimin, Falimentimin dhe Shpopullimin e Shqipërisë, e cila po kalonte vijën e kuqe të moskthimit mbrapa. Ideja ishte që ky bashkim forcash të prodhonte një bashkim të të gjithë aktorëve dhe faktorëve rezistentë ndaj të Keqes Kuislinge në Pushtet që po zhbënte fare Shqipërinë nëpërmjet një spastrimi real etnik sipas përcaktimeve dhe ideve të Vaso Çubrilloviç. Duke qenë se Opozita ishte totalisht e përçarë dhe kjo favorizonte revanshin e pamëshirshëm të Regjimit për të përmbyllur me sukses Axhendën e shpopullimit dhe zhbërjes së Shqipërisë, angazhimi i asaj pjese të shoqërisë civile që thërriste një protestë do të sillte edhe bashkimin e forcave opozitare madje edhe të deputetëve të PD aty në shesh me popullin dhe kjo do të sillte bashkimin nga poshtë – lartë të vetë Opozitës. Ajo që i propozova Doktorit ishte organizimi i dy tryezave bazë ku në të parën të testonim vullnetin e asaj pjese aktive të shoqërisë reale civile, nervit të gjallë shoqëror që po reagonte ndaj Kancerit Soros dhe jo asaj të kapur, ku përfshiheshin luftëtarët dhe aktivistët e padorëzuar të kauzave qytetare dhe komunitare, zërat kritikë, intelektualë rezistentë, dhe në bazë të këtij vullneti të ngrihej bërthama e një Fronti të bashkuar për Rezistencë Kombëtare. Pika më e fortë e përmbylljes së takimit ishte pranimi nga Doktori që unë të ngrija një grup pune koordinativ të pavarur nga PD, për të realizuar këtë Axhendë dhe unë zgjodha 3 bashkëpunëtorë të vjetër të kauzave qytetare me bindje konservatore qartësisht të pozicionuar kundër Axhendës Soros: Aulon Kalanë, Edith Harxhi dhe Ilirjana Kuçana.

Në 22 Qershor ju ishit moderator në Bashkëbisedimin e parë të Berishës me Shoqërinë Civile. Ai takim, a i realizoi pritshmëritë tuaja?
E them pa ngurim: i tejkaloi 200%. Mbi 70 përfaqësues, aktivistë, intelektualë, zëra kritikë, luftëtarë dhe aktivistë kauzash qytetare, vendosën që të themelojmë “Frontin e Shpëtimit Kombëtar” dhe të thirret bashkërisht Protesta e 7 Korrikut.

Ju në fillim thatë se donit një Front Rezistence, por emri përfundimtar doli Fronti i Shpëtimit Kombëtar. Si e mori këtë emër?
Në fakt termi “Shpëtim” erdhi nga Doktori, sepse termi “Rezistencë” që kishim propozuar ne ishte në fakt mbrojtës, ndërsa termi “Shpëtim” përfaqësonte lëvizjen proaktive drejt përballjes, sulmit dhe fitores. Ajo që kuptuam ishte saktësia e Doktorit për të kuptuar vlerën e narrativës në rezultatet e aksionit politik.

Fronti i Shpëtimit Kombëtar u thirr në 28 Qershor në një Forum të tipit Toën Hall ku ju propozuat bashkimin e të gjitha kauzave të veçanta në Kauzën e Madhe “Shqipëria në Rrezik!”. A i bashkuat?
Jo vetëm që i bashkuam kauzat tona, por u bashkuam edhe vetë në një front real të përbashkët të shoqërisë civile dhe Opozitës e përfaqësuar nga Partia Demokratike, dhe nga ai çast iu drejtuam të gjithë partive politike dhe deputetëve që të bashkohemi të gjithë për t’u përballur me Regjimin AntiShqiptar. Sot jemi këtu ku Fronti po zgjerohet çdo ditë.

Çfarë ka sjellë deri tani krijimi i Frontit të Shpëtimit Kombëtar?
Brenda 2 javësh ka ndryshuar gjithë realiteti politik i Shqipërisë:

Pikësëpari Opozita që deri dje ishte totalisht e përçarë sot po bashkohet çdo ditë si brenda PD-së (i keni parë vetë deputetët e PD edhe ata që nuk i janë bashkuar rithemelimit, madje edhe ata që i kanë ndejtur në krah Bashës) që po angazhohen çdo ditë dhe vetë në protestë.

Pikë së dyti, tashmë edhe të gjitha forcat opozitare po bashkohen. Ju e keni parë se si LSI po mobilizon edhe ajo të gjitha forcat e saj për t’ju bashkuar protestës së 7 Korrikut të thirrur nga Fronti për Shpëtimin e Shqipërisë. Kjo as që mund të mendohej para 3 javësh ku Regjimi kishte vendosur t’i jepte përfundimisht edhe vulën Lulit të Soros ndërkohë që gjykata po pret urdhërin e ri të radhës nga Kryeministria dhe Ambasada se çfarë të bëjë. Sot askush nuk mund të vejë në dyshim legjitimitetin e Doktorit në krye të PD dhe as rolin e PD si garanci për bashkim real të të gjithë forcave të Opozitës.

Së treti, tashmë edhe vetë qëllimi kryesor i bashkimit të të gjithë forcave të rezistencës kombëtare në një Front Shpëtimi Kombëtar ndryshon gjithë skakierën politike se tashmë Regjimi po frikësohet, sepse bashkimi bën fuqinë dhe Fuqia e Regjimit ka qenë përçarja e të gjithë neve në copa- copa. Regjimi Kuisling ka humbur fuqinë e diversioneve me aktorë-diversantë që përçanin protestat dhe rezistencën qytetare dhe koha e “orteqeve të kontrolluara” të Lulit të Soros ka mbaruar. Tashmë protestat dhe rezistenca do të jenë të vërteta dhe Rama dhe Veliaj po kuptojnë se kanë përballë një ortek të vërtetë, që nuk ka ndalesë as në Zgjedhjet Lokale.

Së katërti, në Shqipëri për 2 javë ka ndryshuar vetë narrativa politike, duke tejkaluar akuzat për hajdutë dhe të korruptuar duke shkuar drejt militarizimit të narrativës politike duke folur për armikun, kuislingët, ata që ndajnë plaçkë lufte, shpopullim, spastrim etnik, etj. Së pesti, jo për nga rëndësia, në 7 Korrik ndryshon vetë raporti i popullit me regjimin, nuk do të ketë më frikë populli nga qeveria, por qeveria nga populli!

Po më tej? Pas 7 Korrikut?
Tani kemi 7 korrikun si Start të përballjes. Në 7 Korrik përfundon Opozita Fallco dhe dhënies së saj me konçension. Pas 7 Korrikut fillon përballja e vërtetë që duhet të kishte filluar 9 vjet më parë.

A jeni i kënaqur me ç’keni arritur? A keni ndonjë rezevë?
Unë jam absolutisht i kënaqur që për herë të parë që Lëvizja AntiSoros që mor seriozisht nga Kryetari i PD Z. Sali Berisha duke i dhënë mundësi bashkëpunimi, prodhoi brenda 3 javësh një tërmet të plotë politik duke krijuar pikë kthese të stanjacionit politik. Falënderoj Z. Berisha, dhe 3 koordinatorët e Frontit: Ilirjana Kuçanën, Edith Harxhin dhe bashkëluftëtatin tim prej 9 vjetësh Aulon Kalanë, dhe asistentin tim aktivistin Andrea Bregu për përkushtimin 24 orësh prej 20 ditësh ekstreme, që kanë ndryshuar në kahun e duhur me punën e tyre vetë realitetin politik!/ Telegraf

Etiketa: 7 korrikgoxhajprotesta

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Elbasan/ Nga protestat te kutitë, si premtimet “pa doganë” të PS u përkthyen në votë

11:20 : 19/05/2025
BOTA

Holandë, protesta kundër Izraelit, kërkojnë ndërhyrjen për ndaljen e sulmeve

09:27 : 19/05/2025
AKTUALITET

Kur politika “çan” edhe burimin e ujit, Tragjasi i dorëzohet PS-së

19:24 : 17/05/2025
AKTUALITET

E paprecedentë! Militantët dhe deputetët e Berishës sulmojnë gazetaren e “Euronews Albania”

20:13 : 16/05/2025
AKTUALITET

Policia refuzoi lejen, PD e vendosur të mbajë protestën në Bulevardin “Zogu i Parë”

19:54 : 15/05/2025
RAJONI

Vuçiç kërcënon studentët: Kur mos ta tolerojmë më dhunën, do jetë fundi

22:06 : 28/04/2025
Para

E mbylli me Vllazninë, mesfushori gati për stërvitje te Teuta

TË GJITHA

Horoskopi, e shtunë, 7 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 06/06/2025
FIFA World Cup, WM, Weltmeisterschaft, Fussball Trophy file photo File photo dated 18-12-2022 of the FIFA World Cup Trophy. A prospective Saudi Arabia World Cup is taking football back to a dark time , according to Human Rights Watch. Issue date: Thursday November 2, 2023. FILE PHOTO Use subject to restrictions. Editorial use only, no commercial use without prior consent from rights holder. PUBLICATIONxNOTxINxUKxIRL Copyright: xMikexEgertonx 74417410

Kualifikueset e Botërorit! Turpërohet Italia, zhgënjen edhe Belgjika

22:56 : 06/06/2025

“S’eci dot, s’u ktheva as për të varrosur nënën”/ Kurohet në Francë për diabetin, i ndërpresin KEMP-in

22:56 : 06/06/2025

Ushtria izraelite sulmon objektet nëntokësore të Hezbollahut në Liban

22:53 : 06/06/2025

Leao pranon kalimin te Bayerni, Milan kërkon 100 milionë euro

22:46 : 06/06/2025

Kërkoi të ndërtonte shtëpinë, miqtë i zhvasin 8 mijë euro

22:44 : 06/06/2025

Itali, 38-vjeçari shqiptar gjendet i vdekur në mes të arës

22:43 : 06/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com