• Kontakt
Friday, August 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Këngët për Ramën, groteske”, Kalemaj: Qeveria ka një propagandë gëbelsiane

19:37 : 02/07/2022
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Politologu Ilir Kalemaj e konsideroi një shfaqje në kufijtë e groteskut dhe servilizëm të tepëruar, pritjen me këngë të kryeministrit Rama dhe ministrave Gjiknuri dhe Balluku, gjatë përurimit të segmentit Kardhiq-Delvinë. Duke folur në MCN Tv, Kalemaj tha se Rama nuk ka bërë asnjë rrugë domethënëse, sikundër ishte Rruga e Kombit, ndërkohë që është rritur borxhi për shpenzimet e luksit të qeverisë.

“Këto shkojnë në kufijtë e groteskit. Kemi bërë këngë për Berishën, Metën, Bashën. Të bësh këngë për njerëz të gjallë, politikanë se nuk janë heronj. Të shqetëson fakti si e presin këta këtë servilizëm të tepëruar. Tani Ramës një ministër i thotë Zeus, tjetri Skënderbeu.

Hyjmë te fazat e delirit të madhështisë, që janë të rrezikshme për një lider që konsumon kaq pushtet. Këtë delir madhështie ia ushqejnë hordhitë e servilëve. Kjo është tallje me historinë. Kjo rrugë ka filluar me qeverinë Berisha, dhe qeveria Rama ka dyfishuar apo trefishuar kostot për ta përmbyllur në mandatin e tretë.

Rama kur ishte në opozitë thoshte vazhdimisht ‘rrugë, rrugë, s’duam më rrugë’. Ka thënë që unë s’do dal si Berisha për të prerë shirita elektoralë. Si është realiteti, Rama po mundohet të fitojë pikë me asfalt elektoral. Por ndryshe nga qeveria e kaluar s’ka bërë rrugë sinjfikative si Rruga e Kombit. Duhen zhvilluar rrugët në arteriet kryesore të vendit, si Korridori Blu. Nga ana tjetër është rritur borxhi për shpenzime luksi të qeverisë, është fryrë administrata, s’është investuar në arsim dhe shëndetësi”, tha politologu.

Teksa u ndal te opozita, Kalemaj theksoi se ajo duhet të jetë luftarake dhe të vijë me propozime konkrete.

Lexo edhe:

Pas 12 viteve në pushtet Rama “zbulon” kufirin mes sheshit publik dhe lokalit privat

Zelensky telefonatë me “liderin global”, Ramën: Po punojmë për t’i dhënë fund luftës!

“Por ka një defiçençë të madhe për momentin, që është lufta mes veti. Realitetet kundërthënëse kanë hutuar popullin opozitar. Zgjedhjet lokale janë duke ardhur shpejt dhe duhet një alternativë e besueshme nga opozita”, theksoi ai.

Kalemaj komentoi edhe përplasjen e Ramës me gazetarin Klevi Muka, duke u shprehur se këto episode nuk ndodhin në vendet demokratike. Sipas tij kryeministri ka ngritur një drejtori propagande që të kujton atë gëbelsiane.

“Shqipëria ka rënë me 23 vende në Reporterët pa Kufij, nga viti 2021 në vitin 2022. Ka ndodhur përkeqësim gjatë 9 viteve të fundit. Ka qenë incidenti me Ambrozia Metën, tani me Klevi Mukën, shumë gazetarë janë ndjerë të autocensuruar. Nuk ndodh në një vend demokratik. Po shihja disa video të Boris Johnson-it, dhe ka pasur pyetje shumë herë më provokative, dhe kryeministri me xhentilesë e falënderonte gazetaren në fjalë, pavarësisht se pyetja e vendosi në siklet të jashtëzakonshëm. Mendoj që është thyerje e të gjitha normave të komunikimit. Rama e ka centralizuar, duke ngritur një drejtori të propagandës, një agjenci që të kujton gati gati atë propagandë gëbelsiane, që kërkon të tregojë një narrativë të caktuar.

Ky është paradoksi, kemi pyetje me regji qendrore. Çdo ditë këtu po ndodh një iniciativë që lë vend për shumë diskutim. Legjislacioni për kanabisin ishte tërësisht klientelist. E dyta ishte amnistia fiskale, u kundërshtua nga BB, BERZHI. Ku ka sot emigrant në botë të ketë poshtë krevatit 2 milionë euro. Me përjashtim të parave të drogës dhe kriminalitetin që financojnë bumin e imobiliarëve. Kryeministri në vend të sqarojë, penalizon gazetarët që vëmendja të zhvendoset, të gjejë ‘armikun’ e klasës, dhe t’u jap një mesazh gazetarëve të tjerë”, tha Kalemaj.

Etiketa: kalemajperplasjaRama

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Pas 12 viteve në pushtet Rama “zbulon” kufirin mes sheshit publik dhe lokalit privat

14:05 : 08/08/2025
AKTUALITET

Zelensky telefonatë me “liderin global”, Ramën: Po punojmë për t’i dhënë fund luftës!

18:11 : 07/08/2025
AKTUALITET

Sulmet e njëpasnjëshme të Edi Ramës kundër medias

17:23 : 07/08/2025
AKTUALITET

Arben Malaj: Fushata e Ramës për “çlirimin” e trotuareve është kundërproduktive

22:28 : 06/08/2025
AKTUALITET

Spektakli politik, psikologjia e turmave dhe trauma shoqërore

20:52 : 03/08/2025
AKTUALITET

Sulmoi bashkinë/ I riu nga Korça: Vendim i drejtë, populli mos flejë! Rama shumë i moshuar

19:56 : 03/08/2025
Para

Si i lejoi Google lajmet e rreme për gjenocidin në Srebrenicë?

TË GJITHA

Aksioni i SPAK, masë e re për Franc Çopjan dhe Ervin Çelajn

14:12 : 08/08/2025

Pas 12 viteve në pushtet Rama “zbulon” kufirin mes sheshit publik dhe lokalit privat

14:05 : 08/08/2025

“Mos kalo në rrugën tonë”/ Kërcënuan 55-vjeçarin, e pësojnë dy persona në Fushë Arrëz

13:43 : 08/08/2025

Dhunoi gruan dhe vajzën, arrestohet 56-vjeçari në Tiranë

13:32 : 08/08/2025

Çmimet USA të prangave, Maduro 50 milionë USD, po Ramaduro?!

13:29 : 08/08/2025

Gjendet pa shenja jete 47-vjeçari në Shkodër, dyshohet se e kanë pickuar…

13:23 : 08/08/2025

Temperaturat e larta rrezikojnë të rindezin zjarrin e madh në Francë, autoritetet në gatishmëri

13:15 : 08/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com