• Kontakt
Thursday, May 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Mandati i Xhaçkës/ PD: Ministrja aksionere e 50% e përfitimit nga shezllonët…

Mbrojtja nga PS

16:24 : 01/07/2022
në AKTUALITET, POLITIKE

Pavarësisht se socialistët më në krye shefin e mazhorancës janë vendosur që të mos e çojnë Xhaçkën të përballet në kushtetuese me akuzat e PD për konflikt interesi për përfitim nga pronat publike nëpërmjet bashkëshorit të saj, PD nuk heq dorë nga pretendimi i saj për t’ja hequr mandatin deputetës socialiste. Mazhoranca dhe opozita u dakordësuan sot që Xhaçka të japë versionin e saj në Këshillin e Rregulloreve, por kjo ftesë do të mbetet në vullnetin e ministres nësë do të pranojë apo jo.

Partia Demokratike nuk heq dorë nga mandati i deputetës socialiste Olta Xhaçka me akuzën se është në konflikt interesi me statsuin e investitorit strategjike të përfituar nga bashkëshorti i saj me vendim të qeverisë së Edi Ramës. Në këshillin e mandateve socialistët u munduan ta mbrojnë kolegën e tyre, por demokrati Gazmend Bardhi i ballafaqoi me provat dhe ligjin.

Mazhoranca pretendon se në llogari të Olta Xhaçkës nuk ka hyrë asnjë qindarkë nga përfitimet që ka marrë bashkëshorti i saj me shfrytëzimin e bregdetit në Himarë.

Taulant Balla: A ka fituar zonja Olta Xhaçka një qindarkë?

Gazmend Bardhi: Pyetja është pa sens. Përdorimi i plazhit është veprimtari fitimprurëse. Nuk besoj se Olta Xhaçka do shtrojë shezlone falas.

Lexo edhe:

“Pse nuk na e jepni?”/ Mandati i Xhaçkës, Bardhi: Duam draft-opinionin e Komisionit të Venecias

Mandati i Xhaçkës/ Bardhi përplaset me Spiropalin në Konferencën e Kryetarëve

Për të treguar që nuk e lëshon lehtë ministren e tij përballë një opozitë të përçarë, kryeministri Rama u shfaq në krah të Olta Xhaçkës në konferencë për gazetarët, në të njëtën kohë kur PD i kërkonte socialistëve mandatin e deputetes socialiste. Anëtaren e kabinetit të tij, Edi Rama e mbrojti vetëm politikisht

Edi Rama: “Të kërkosh këtu konflikt interesi, do të thotë faktikisht të kërkosh të zhveshësh nga e drejta e pronës private njerëz, të cilët janë në punën e tyre dhe këtu s’ka asnjë përfitim. Këtu qeveria nuk ka dhënë asgjë faktikisht, zero, nuk ka dhënë qeveria asgjë. Qeveria thjeshtë nuk ka shkelur një të drejtë që buron nga ligji dhe nga e drejta e pronës private. Ajo që unë kam kërkuar tani është që ta heqim fare këtë pjesë të futjes së qeverisë në këtë mes që të mos kemi më as këto llafe, që janë llafe të fukarallëkut mendor që prodhon maskarallëk, kështu e konsideroj unë këtë.”

Ministrja e Jashtme insiston që ajo dhe bashkëshorti i saj nuk kanë përfituar pronë publike, por nga godina përballë, Gazmend Bardhi thotë se Xhaçka gënjen.

Gazmend Bardhi: Zonja Xhaçka është aksionere në vlerë të barabartë për çdo pasuri të vënë gjatë martesës. Ministrja nuk e ka pronën 100% por 50%.

Opozita është e bindur se Olta Xhaçka do të përfundojë në Gjykatën Kushtetuese, me apo pa dëshirën e PS.

Këshilli i Mandateve u dakordësua t’i bëjë ftesë Olta Xhaçkës që të dëgjohet nga deputetët, nësë ajo e sheh të nevojshme që të mbrohet përballë akuzave të opozitës. /Oranews/

Etiketa: debatetmandati i xhackespd-ps

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Pse nuk na e jepni?”/ Mandati i Xhaçkës, Bardhi: Duam draft-opinionin e Komisionit të Venecias

10:36 : 05/12/2024
AKTUALITET

Mandati i Xhaçkës/ Bardhi përplaset me Spiropalin në Konferencën e Kryetarëve

10:10 : 17/09/2024
AKTUALITET

Mandati i Xhaçkës, VOA: Socialistët pengojnë dërgimin e rastit në Kushtetuese

08:56 : 13/09/2024
AKTUALITET

Mandati i Xhaçkës, Korreshi – socialistëve: Iu anuluan prenotimet apo ishin shezlonet e shtrenjta

12:25 : 27/08/2024
AKTUALITET

Mandati i Xhaçkës/ Bardhi – socialistëve: Konsumuat vepër penale duke mos zbatuar vendimin e GJK

11:50 : 27/08/2024
AKTUALITET

“Shqipëria në rrezik”/ Noka: Objektivi i opozitës është rotacioni politik!

13:04 : 12/04/2024
Para

Rama i qan hallin, Ndërtimi shënoi rritje rekord me 25.5% në 3-mujorin e parë

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Aksidentet rrugore/ Si e vlerëson OBSH sigurinë e çiklistëve dhe këmbësorëve

18:36 : 15/05/2025

Bashkë apo të ndarë? Alba dhe Limi reagojnë për herë të parë pas daljes nga Ferma VIP

18:26 : 15/05/2025

“Shkodra Elektronike” pushton rrjetet sociale, ja çfarë shkruan Youtube për dyshen muzikore

18:18 : 15/05/2025

Kapet me 940 mijë euro shqiptari/ Tentoi të kalonte kufirin nga Mali i Zi në Shqipëri

18:18 : 15/05/2025

Zabërgja dhe Mandela nuk preken, Ilir Daja u vë “kusht” drejtuesve të Dinamos

18:10 : 15/05/2025

“Vota e kontestuar ishte e Orlando Rakipit”, sekretari i KZAZ 30 tregon si nisi sherri

18:08 : 15/05/2025

Kontrolli mbi mediat shtroi rrugën për mandatin e katërt të Partisë Socialiste

18:07 : 15/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com