• Kontakt
Tuesday, August 26, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

A mund ta mbrojë NATO-ja Evropën Lindore?

21:00 : 01/07/2022
në BOTA

NATO mund të jetë në gjendje të mbrojë anëtarët e saj të Evropës Lindore nga agresioni rus – por jo nga problemet e tyre të brendshme. Këto po bëhen gjithnjë e më të rrezikshme, paralajmëron Sabina Fati.

Mbrojtja e infrastrukturës rumune në Detin e Zi është një detyrë e natyrshme për njësitë e NATO-s

14 herë përmendet Rusia në konceptin e ri strategjik të NATO-s, 11 herë Kina. Fakti që këto dy vende dhe një aleancë e mundshme midis Moskës dhe Pekinit, janë në këtë pikë në qendër të vëmendjes, ilustron rreziqet e ardhshme që vendet e NATO-s shohin dhe për të cilat ato duhet të përgatiten në mënyrë imperative.

Krahu lindor i territorit të Aleancës përforcohet në disa mënyra: Polonisë dhe Rumanisë ju rrit vlera si shtylla thelbësore të NATO-s në Evropën Lindore. Trupa nën komandën e drejtpërdrejtë të SHBA do të vendosen në rajon për të frenuar Rusinë. Përveç kësaj, NATO-ja mbetet e hapur për anëtarët e tjerë të rinj dhe tani i klasifikon Ballkanin Perëndimor dhe Detin e Zi si “strategjikisht të rëndësishëm”.

Çështjet e paqëndrueshmërisë politike dhe besnikërisë

Lexo edhe:

Trump flet përsëri me Putinin: Biseda me të është e mirë, por sulmet në Ukrainë më zemërojnë

Trump kritikon Zelenskyn: Merr miliona dollarë sa herë largohet nga Shtëpia e Bardhë

Koncepti i ri strategjik thekson se NATO nuk mund të përjashtojë më realisht mundësinë e një sulmi ndaj sovranitetit dhe integritetit territorial të anëtarëve të caktuar të Aleancës. Dokumenti përshkruan humnerën, në skajin e së cilës evropianët nuk janë të vetmit që e gjejnë veten: Siria dhe Rusia kanë përdorur tashmë armë kimike në historinë e tyre të fundit, Kina dhe Irani po zhvillojnë fshehurazi aftësi bërthamore dhe aktorë të rrezikshëm jo-shtetërorë vazhdojnë të armatosen.

Përtej kësaj tabloje të përgjithshme dëshpëruese të përshkruar në konceptin e ri strategjik, ka një sërë kërcënimesh që vijnë nga brenda shteteve të NATO-s. Aleanca duket se nuk po i merr seriozisht për momentin. Disa vende të NATO-s kanë probleme serioze të besnikërisë ndaj vlerave thelbësore euroatlantike. Paqëndrueshmëria politike në disa vende anëtare po dëmton kohezionin e Aleancës dhe Ballkani vazhdon të lëkundet nën peshën e armiqësive historike në rajon.

NATO-ja mund të jetë në gjendje të mbrojë Rumaninë dhe Poloninë nga agresioni rus, por jo nga dëmi që këto vende i shkaktojnë vetes: në dy shtetet lindore anëtare të BE dhe të NATO-s, drejtësia është qartësisht në varësi të politikës. Por kjo e keqe, që shkatërron sundimin e ligjit shpërfillet- për shkak të ndihmës së domosdoshme nga Rumania dhe Polonia për Ukrainën dhe për refugjatët ukrainas.

Populizmi është edhe më i rrezikshëm në Lindje sesa në Perëndim

Hungaria duket se është më afër Rusisë sesa NATO-s. Turqia po ndjek strategjinë e saj të rritjes së ndikimit si në Lindjen e Mesme si dhe në Ballkan. Bullgaria e gjen veten në një bazë të paqëndrueshme, e cila çekuilibrohet sa herë që nuk priret drejt Moskës. Në mënyrë të ngjashme, Sllovakia dhe Republika Çeke nuk kanë marrë kurrë një rrugë të pakthyeshme drejt Perëndimit, ndërsa Kroacia ka një qendër pushteti që fokusohet te Rusia (presidenti) dhe një tjetër që preferon Perëndimin (kryeministri). Nga ana e saj, Bullgaria po minon Maqedoninë e Veriut, Tirana ende ëndërron për Shqipërinë e Madhe dhe Serbia politike gjithsesi është në anën e Rusisë. Të gjitha këto çarje në rajon janë në avantazhin e Moskës: ajo mund të peshkojë në ujëra të turbullta dhe të kërkojë avantazhet e saj atje.

Në Rumani, kryeministri Nicolae Ciuca, një gjeneral properëndimor, mbetet i pambrojtur, edhe pse drejtësia e shpëtoi nga akuzat për plagjiaturë në tezën e doktoraturës. Shteti rumun jo vetëm që po bëhet gjithnjë e më shumë paternalist, por gjithashtu po priret drejt autokracisë: politika dominon masmedian dhe gjyqësorin, madje edhe Gjykatën Kushtetuese. Modeli i Hungarisë së Viktor Orban po shtrihet gjithnjë e më shumë në vende të tjera.

Populizmi po rikthehet fuqishëm kudo në Evropë, por ky fenomen është edhe më i rrezikshëm në Lindje sesa në Perëndim, sepse institucionet janë ende të dobëta dhe as nuk duan të mbrohen. Në këtë pjesë të kontinentit, demokracia deri tani ka qenë më shumë një moment në një histori të dominuar nga diktaturat dhe autokracitë. Pyetja është: a mund t’u besojë NATO shteteve që gjithnjë e më shumë heqin dorë nga liritë demokratike dhe mbysin shtetin e së drejtës? /DW/

Etiketa: Europa LindorenatoRusia

Lajme të lidhura

BOTA

Trump flet përsëri me Putinin: Biseda me të është e mirë, por sulmet në Ukrainë më zemërojnë

20:17 : 25/08/2025
FILE PHOTO: U.S. President Donald Trump signs documents as he issues executive orders and pardons for Jan. 6 defendants in the Oval Office at the White House on Inauguration Day in Washington, U.S., January 20, 2025. REUTERS/Carlos Barria/File Photo
BOTA

Trump kritikon Zelenskyn: Merr miliona dollarë sa herë largohet nga Shtëpia e Bardhë

19:19 : 25/08/2025
BOTA

Zelensky: Ukraina nuk do ta humbasë luftën kundër Rusisë

15:34 : 24/08/2025
BOTA

Rusia forcon përpjekjet e talibanëve për legjitimitet

21:31 : 23/08/2025
BOTA

Rusia sulmon me breshëri dronësh Ukrainën

15:16 : 23/08/2025
RAJONI

REL: Vendet e sanksionuara në Perëndim, “mike” në Serbi

12:49 : 23/08/2025
Para

VIDEO/ Prishet autobusi i punëtorëve në Tiranë, gratë zbresin dhe burrat e shtyjnë

TË GJITHA

Horoskopi, 26 Gusht 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:07 : 25/08/2025

VIDEO/ Disa të rinjtë rra*in pronarin e një lokali në Shkodër: Kemi me u v*a krejtve

22:50 : 25/08/2025
FILE PHOTO: U.S. President Donald Trump signs documents as he issues executive orders and pardons for Jan. 6 defendants in the Oval Office at the White House on Inauguration Day in Washington, U.S., January 20, 2025. REUTERS/Carlos Barria/File Photo

Trump firmos urdhër ekzekutiv: Burg për këdo që djeg flamurin amerikan

22:37 : 25/08/2025

EMRI/ Aksident i rëndë në Vorë, makina përplas për vdekje 66-vjeçarin

22:14 : 25/08/2025

Dy motrat që humbën jetën në aksidentin e Sarandës, po shkonin në spital te vëllai me leuçemi

22:09 : 25/08/2025

Dorian Beu i arrestuar nga SPAK për trafik droge, ortak biznesi me oligarkun e peshkut Gjergj Luca

21:58 : 25/08/2025

Shqipëria, një mit që duhet rrëzuar midis deteve ëndërrimtare dhe kaosit të tmerrshëm

21:51 : 25/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com