• Kontakt
Thursday, October 30, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Zbulimi amerikan: Lufta Rusi-Ukrainë mund të vazhdojë për një kohë të gjatë

08:10 : 30/06/2022
në BOTA

Agjencitë amerikane të zbulimit vlerësojnë se lufta e Rusisë ndaj Ukrainës ka të ngjarë të vazhdojë për një periudhë të gjatë, por se forcat ruse nuk ka të ngjarë që në një afat të shkurtër të jenë në gjendje të përparojnë përtej rajonit lindor të Ukrainës, tha të mërkurën zyrtarja më e lartë e shërbimeve amerikane të zbulimit.

Drejtoresha e Zbulimit Kombëtar, Avril Haines tha në një konferencë mbi kontrollet e eksporteve në Uashington se Rusia kontrollon rreth 20% të Ukrainës përgjatë një linje konflikti 1 100 kilometra të gjatë.

Por ajo tha se rezistenca e ukrainasve në rajonet e pushtuara nga Rusia po rritet, duke e bërë më të vështirë për Rusinë të përparojë përtej rajonit të Donbasit në lindje, ku ka pushtuar pothuajse të gjithë provincën e Luhanskut, por ka bërë përparim më të vogël në provincën fqinje të Donetskut. Një zgjidhje paqësore nuk ka të ngjarë të arrihet, tha ajo.

Haines tha se ka më shumë gjasa që konflikti, tani në muajin e tij të pestë, të “mbetet një luftë e rëndë në të cilën rusët do të bëjnë përparime të ngadalshme, por jo të mëdha”.

“Me pak fjalë, gjendja mbetet mjaft e zymtë,” tha Haines.

Lexo edhe:

Netanyahu kërcënon Hamasin: Nëse fuqitë e huaja nuk e çarmatosin, do ta bëjmë ne

Katari: Hamasi dhe Izraeli të vendosur të ruajnë armëpushimin në Gaza

Presidenti rus Vladimir Putin ende synon të marrë pjesën më të madhe të Ukrainës, tha ajo, megjithëse më herët gjatë luftës, trupat ruse nuk arritën të rrëzonin qeverinë e Presidentit Volodymyr Zelenskyy ose të pushtonin kryeqytetin ukrainas, Kievin.

Të mërkurën, Rusia nisi sulme të reja. Kryebashkiaku i Mykolaivit, një qytet afër Detit të Zi, tha se qyteti u godit nga tetë raketa ruse që shkatërruan një ndërtesë apartamentesh, duke vrarë katër persona dhe duke plagosur pesë të tjerë.

“Ka luftime kudo”, tha guvernatori i Luhanskut, Serhiy Haidai. Rusët po pushtojnë qytetin e Lisiçanskit ashtu siç bënë më parë me Sievierodonetskun, tha ai.

Në një fjalim virtual, presidenti Zelenskyy të martën e quajti Rusinë një “shtet terrorist” dhe i kërkoi OKB-së të dërgojë një komision për të hetuar një sulm vdekjeprurës me raketa të hënën në një qendër tregtare në qytetin e Kremençukut, në të cilin u vranë të paktën 18 civilë.

Zelenskyy tha se në çdo pjesë tjetër të botës, çdo grup që do vriste civilë siç po bën Rusia në Ukrainë do të konsiderohej organizatë terroriste.

“Prandaj, ajo që dënohet në nivelin e kriminelëve dhe organizatave kriminale nuk duhet të kalojë e pandëshkuar në nivelin e shtetit, i cili është bërë terrorist”, tha ai për Kremlinin.

Zëvendës ambasadori Dmitry Polyanskiy tha se fjalimi i Presidentit Zelenskyy kishte për qëllim të fitonte simpatinë dhe më shumë armë nga të pjesëmarrësit në samitin e NATO-s që po mbahet në Madrid.

Polyanskiy hodhi poshtë gjithashtu akuzat se qendra tregtare në Kremençuk ishte goditur, duke thënë se nuk ishte afër objektivit të Rusisë.

“Në realitet, nuk kishte asnjë sulm në qendrën tregtare”, deklaroi zoti Polyanskiy. “Forcat e armatosura ruse përdorën armë precize për të goditur hangarët me armë dhe municione perëndimore të marra nga Shtetet e Bashkuara dhe vendet evropiane në zonën e fabrikës së makinerive rrugore në Kremençuk”, shtoi ai. /Voa/

Etiketa: LuftaRusi-UkrainëZeri i Amerikes

Lajme të lidhura

BOTA

Netanyahu kërcënon Hamasin: Nëse fuqitë e huaja nuk e çarmatosin, do ta bëjmë ne

16:52 : 30/10/2025
BOTA

Katari: Hamasi dhe Izraeli të vendosur të ruajnë armëpushimin në Gaza

19:13 : 29/10/2025
BOTA

Netanyahu urdhëron ushtrinë izraelite të kryejë sulme të menjëhershme në Gaza

19:48 : 28/10/2025
BOTA

Izraeli heq gjendjen e jashtëzakonshme në jug, për herë të parë pas 2 vitesh

20:53 : 27/10/2025
BOTA

OBSH: Nevojiten 7 miliardë dollarë për të rindërtuar sistemin shëndetësor në Gaza

18:40 : 23/10/2025
BOTA

Trump: Nëse Hamasi nuk respekton armëpushimin, do të zhduket

19:04 : 20/10/2025
Para

Rrëfehet Kiara Tito: Me ish të dashurin tentova të ishim shokë, por ai…

TË GJITHA

Aeroporti i Vlorës/ Tomorri: Asetet strategjike nuk mund t’u jepen biznesmenëve si Pacolli e Ademi

22:41 : 30/10/2025

Tenderi “sekret” i Ilir Prodës për Afrim Qendron, 1.2 milionë euro makinat “speciale”

22:34 : 30/10/2025

“Zgjohet” policia, kontroll makinave luksose pas aksidentit tragjik në Vlorë

22:23 : 30/10/2025

Haxhimali: Modeli më i mirë për ndarjen e bashkive janë 36 rrethet

22:21 : 30/10/2025

Xama: Rama premtoi kudo aeroporte, por dështoi. Nëse gjendet shkelje, i Vlorës mund të sekuestrohet

22:06 : 30/10/2025

U kap me 40 kg kokainë, dënohet me 15 vite burg shqipatri në Republikën Domenikane

21:56 : 30/10/2025

Të diplomuar, por pa licencë/ Studentët e Universitetit të Sporteve mbeten në rrugë

21:54 : 30/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com