• Kontakt
Monday, October 20, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Ja sa miliardë dollarë u janë konfiskuar oligarkëve rusë

22:34 : 29/06/2022
në BOTA

Një grup pune shumëkombësh, krijuar me qëllimin për të konfiskuar pasuritë e oligarkëve rusë, ka bllokuar dhe ngrirë në 100 ditët e para të funksionimit të tij, 30 miliardë dollarë në prona e fonde që u përkasin individëve ndaj të cilëve janë vendosur sanksione. Lajmi u bë i ditur të mërkurën nga Departamenti amerikan i Thesarit.

Zyrtarë të Departamentit thanë se kjo sasi është krahas jahteve, mjeteve të tjera lundruese, e pasurive të patundshme luksoze të konfiskuara, si dhe 300 miliardë dollarëve, fonde të Bankës Qendrore ruse që janë bllokuar.
Ne po vazhdojmë të rrisim koston mbi Rusinë lidhur me luftën e saj në Ukrainë“, thanë zyrtarë të Departamentit të Thesarit, duke iu referuar rezultateve të grupit të punës, që ka si objektiv të tij Elitat, Bashkëpunëtorët dhe Oligarkët rusë (akronimi REPO).

Grupi u krijua me synimin për të shteruar burimet që furnizojnë “makinerinë ruse të luftës” teksa Presidenti Vladimir Putin vazhdon agresionin e tij në Ukrainë, por aktivistët e të drejtave civile kanë ngritur shqetësime për tejkalim të mundshëm të kompetencave.

Sekretarja e Thesarit Janet Yellen dhe Prokurori i Përgjithshëm Merrick Garland mblodhën grupin e punës (REPO) në mars, në bashkëpunim me disa vende të tjera, për të hetuar dhe ndjekur penalisht oligarkët si dhe personat që konsiderohen si aleatë të Presidentit Vladimir Putin.

Komisioni Evropian ka ngritur një grup të tijin për ngrirjen dhe konfiskimit e pasurive dhe pronave, i cili bashkëpunon me REPO-n.

Lexo edhe:

Drejtuesi i SPAK kërkon shkarkimin e prokurores Mirela Zavalani

“Beu” i Poliçanit Adriatik Zotkaj miliona euro pasuri, me 5 dënime dhe fisin me punë në bashki

Në kuadër të këtij bashkëpunimi, në fillim të këtij muaji, Shtetet e Bashkuara njoftuan sanksione ndaj God Nisanovit, një nga personat më të pasur në Evropë, dhe Alexey Mordashovit, një nga miliarderët më të pasur të Rusisë. Sanksione u vendosën edhe ndaj bashkëshortes dhe dy fëmijëve në moshë të rritur të zotit Mordashov.

“Grupi do të vazhdojë të gjurmojë pronat dhe pasuritë e shtetasve rusë ndaj të cilëve janë vendosur sanksione, e të parandalojë që ata të minojnë masat që vendet anëtare të REPO-s kanë ndërmarrë së bashku”, thanë zyrtarë të Departamentit të Thesarit.

Por me zgjerimin e sanksioneve, janë rritur dhe shqetësimet se konfiskimet po kryhen ndaj shtetasve jo-amerikanë dhe pa procese gjyqësore, çka mund të sjellë pasoja të mëdha për individët e sanksionuar, të cilët mund të mos jenë në gjendje t’i kundërshtojnë vendimet për konfiskim.

Juristi Tom Firestone, i specializuar në hetimet ndërkombëtare, thotë se konfiskimet “mund të kenë pasoja për njerëzit e pafajshëm që nuk kanë asnjë lidhje me luftën”. “Duhet të jemi të kujdesshëm që të mos penalizojmë njerëzit e pafajshëm“, shton ai.

“Kemi parë një zgjerim të jashtëzakonshëm të sanksioneve. Qeveria amerikane po zbaton një sërë objektivash dhe ka shumë pasiguri se ku po shkon e gjitha kjo“, thotë zoti Firestone.

Unioni Amerikan i Lirive Civile ka kundërshtuar disa projektligje të diskutuara në Kongres, sikurse të ashtuquajturin Akti për Konfiskimin e Pronave për Rindërtimin e Ukrainës, i miratuar tashmë nga Dhoma e Përfaqësuesve. Ky akt synon t’ia lehtësojë qeverisë procesin e sekuestrimit të pronave.

Autoritetet qeveritare thonë se në kohë lufte dhe në kushtet kur është shkaktuar një krizë ushqimore në mbarë botën: “ajo që po synohet është të bëhet maksimumi i mundshëm që sanksionet të ndikojnë ndaj personave dhe subjekteve të përcaktuar, duke u siguruar që kjo të mos prekë tregjet globale të mallrave dhe zinxhirin e furnizimit ushqimor”./VOA

Etiketa: pasuriruse

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Drejtuesi i SPAK kërkon shkarkimin e prokurores Mirela Zavalani

09:03 : 17/10/2025
AKTUALITET

“Beu” i Poliçanit Adriatik Zotkaj miliona euro pasuri, me 5 dënime dhe fisin me punë në bashki

22:43 : 15/10/2025
SHOW BIZ

Pas betejës ligjore për trashëgiminë, vajza e Michael Jackson përfiton 55 milionë euro

22:09 : 15/10/2025
AKTUALITET

Dumani: Dy shtete europiane kërkojnë ndarjen e pasurive të konfiskuara, duhet ndryshuar ligji

17:49 : 14/10/2025
AKTUALITET

Prokuroria e Shkodrës sekuestron pasururitë e të dënuarit për drogë në SHBA e Itali

15:09 : 13/10/2025
BOTA

Cilat janë shtetet e Europës me më shumë miliarderë?

19:45 : 09/10/2025
Para

Protesta, Spaho: Do jetë larg atyre që bënte Lulzim Basha

TË GJITHA

“Turizmi po venitet”, FMN hedh në plehra propagandën e Ramës: Ja pse ulëm parashikimin e rritjes për Shqipërinë

08:31 : 20/10/2025

Zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut: Kush, ku fitoi?

08:23 : 20/10/2025

Java nis me diell! Si parashikohet moti për ditën e sotme

08:12 : 20/10/2025

Këmbimi valutor, 20 tetor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:02 : 20/10/2025

Horoskopi ditor, e Hënë 20 tetor 2025

22:57 : 19/10/2025

“Shkruhet historia!”/ Në Çashkë të Maqedonisë së Veriut zgjidhet për herë të parë një kryetar shqiptar

22:45 : 19/10/2025

Vrasja me tritol e Isuf Jaçajt dhe hetimet që çojnë drejt rrjeteve kriminale në Tiranë e Fier

22:32 : 19/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com