• Kontakt
Wednesday, May 14, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Ballkani Perëndimor i disa shpejtësive

17:42 : 28/06/2022
në AKTUALITET, BOLD BLOG, KRYESORE, POLITIKE, RAJONI

*Nga Ilir Kalemaj

Para disa vitesh u hodh teza franceze e Evropës së dy apo shumë shpejtësive e organizuar në formën e rathëve koncentrikë me vendet “qëndrore” dhe “periferike”. Kjo ide në fakt është më e hershme dhe ka qarkulluar qysh pas rënies së “perdes së hekurt” dhe shëmbjes së murit të Berlinit ku ish-Evropa Lindore paraqiste një realitet krejt të ri absorbues për vendet historike të BE-së apo vendet e tjera perëndimore që i’u bashkangjitën në vitet 1990të si Austria, Finlanda dhe Suedia.

Por është ide e rimarrë kohë pas kohe për të reflektuar “lodhjen nga zgjerimi”, ngrirjen e procesit të antarësimeve të reja në atë që njihet si “kopshti i pasëm” i BE-së që janë vendet e Ballkanit Perëndimor apo vendet që njiheshin deri tani afër si vende të afërta (ang. near abroad) si Ukraina, Moldavia dhe Gjeorgjia. Këto të fundit tashmë duke i’u hapur një përspektivë më e qartë e rrugëtimit të mundshëm për në BE, fillimisht me liberalizimin e vizave dhe së fundmi me diskutimet konkrete për marrjen e statusit kandidat.

Nga ana tjetër, gjashtëshja e Ballkanit Perëndimor ka gjithashtu shpejtësi të ndryshme integrimi. Nga njëra anë e medaljes është afërmendsh që Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi nuk mund të kenë të njëjtin stad integrimi me vende që kanë deklaruar neutralitet ose janë kundër antarësimit në strukturën euro-atlantike si Serbia apo e kanë objektivisht të pamundur antarësimin në kohë të shkurtër si Bosnja-Herzegovina dhe Kosova. Por ky është realiteti teorik. Praktikisht Serbia është më e avancuar se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut në rrugëtimin drejt antarësimit të plotë në BE.

Parë në këtë optikë, kemi një Ballkan të tre apo më shumë shpejtësive, ku shpejtësia nuk është domosdoshmërisht e diktuar nga një faktor i caktuar objektiv, qoftë ky gjeopolitik, kulturor apo ekonomik. Disa prej këtyre vendeve kanë ecur më shpejt me proceset integruese, disa kanë ngelur në vend dhe disa mund të kenë ngelur dhe mbrapa për arsye nga më të ndryshmet, shpeshherë të pavarura nga vullneti i tyre.

Lexo edhe:

Emigrimi masiv/ Shqiptarët janë kombësia më e madhe në BE, në raport me popullsinë

“Shndrit” në skenë Shkodra elektronike, Shqipëria kualifikohet në finalen e Eurovision 2025

Së pari kemi Malin e Zi dhe Serbinë si dy vendet më të suksesshme në rajon përsa i përket proceseve integruese. Të dyja këto vende kanë çelur kapitujt e negociatave me Malin e Zi që ka hapur 33 kapituj dhe ka përmbyllur tre prej tyre dhe serbinë që ka hapur 18 kapituj dhe ka përmbyllur dy syresh.

Natyrisht Mali i Zi është akoma më i avancuar në këtë proces dhe jo vetëm për shkak të kapitujve të hapur, por edhe për shkak se nuk ka nyjën gordiane që në rastin e Serbisë është gjetja e një mënyre kapërcimi të ngërcit të njohjes reciproke me Republikën e Kosovës, çka do t’iu hapte rrugën të dyjave pr një antarësim të plotë në BE në një kohë të padefinuar, sikundër u shpreh dhe kancelari Scholz së fundmi në një vizitë në Beograd.

Më pas vijnë në radhë Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, me këtë të fundit që për më shumë se një dekadë ishte peng i negociatave për emrin me Greqinë dhe tashmë për ironi të fatit peng i një mosmarrëveshje të pakuptimtë historike me Bullgarinë. Ndërkohë që Shqipëria ka qenë përgjithësisht problematike për çështje si lufta ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar, madje duke penguar dhe Maqedoninë e Veriut para disa vitesh për shkak të çiftimit të dy shteteve, gjë që bëri që vende si Hollanda dhe Franca të vetonin hapjen e negociatave me të dy vendet.

Së fundmi kemi Kosovën dhe Bosnje-Herzegovinën, më këtë të fundit që siç u shpreh Jacques Rupert në një takim të organizuar në Tiranë nga Instituti i Medias, paradoksalisht paraqitet edhe më problematike se Kosova. Në këtë shprehje kam shtuar fjalën paradoksalisht sepse parë në një optikë objektive, Bosnja-Herzegovina nuk ka pengesa të forta sikundër Kosova për marrjen e statusit kandidat, të tilla si mosnjohja nga pesë vende të Bashkimit Evropian apo negociatat e ngecura me Serbinë fqinje që mundohet të minojë dhe integritetin territorial të Kosovës qoftë duke iniciuar një fushatë ç’njohjesh ndërkombëtare, qoftë për bllokimeve të pikave kufitare, qoftë përmes destabilizimit të vazhdueshëm në veri të Mitrovicës.

Por Bosnje-Herzegovina ka brenda farën e destabilitetit të prodhuar nga Marrëveshja e Dejtonit e cila përveç se i dha plot gjysmën e territorit Republikës Serbska që funksionon tërësisht autonome ka prodhuar një paradoks që siç e quan kryeministri Albin Kurti të “një republike pa shtet në një shtet pa republikë”.

Tashmë me frikën e separatizmit të serbëve të Bosnjes të udhëhequr nga një populist nacionalist si Milorad Dodik i cili mbështetet ndërkombëtarisht vetëm nga Serbia, Rusia dhe Hungaria (kjo e fundit financiarisht), Bosnje-Herzegovina i ka të kufizuara mundësitë për të bërë një hap të qenësishëm drejt integrimit në BE. Akoma më të vështirë e bëjnë situatën prirjet separatiste edhe të kroatëve të Bosnjës dhe partisë nacional-populiste të tyre Bashkimi Demokratik Kroat, si dhe mbivendosja e pushteteve e cila ka çuar në një destabilitet të brendshëm dhe paqartësi për të ardhmen e afërt.

Natyrisht, ky shkrim aspak shterrues, synon vetëm të rrokë disa nga problemet karakteristike të vendeve të Ballkanit Perëndimor në rrugëtimin e tyre drejt BE-së, e cila domosdoshmërisht përcakton edhe shpejtësi të ndryshme për secilin vend. Natyrisht parimi i hershëm i Regatës e ka bërë qysh në krye të herës që secili vend pavarësisht startit të njëjtë që për vendet e Ballkanit Perëndimor u ship dhe procesi i Stabilizim-Asocimit pas luftërave në ish-Jugosllavi do kishin shpejtësi të ndryshme, kështu që logjika qëndron edhe sot.

E thënë me fjalë të tjera, secili vend do të vazhdojë të gjykohet bazuar në realizimin e “detyrave të shtëpisë”, ndonëse faktorët gjeopolitikë si kërcënimi rus apo penetrimi ekonomik kinez mund të detyrojë Brukselin të marrë një vendim politik për të përshpejtuar procesin e integrimit të plotë të gjashtëshes ose të dalë me formula të reja që përfshijnë dhe vende si Ukraina dhe Moldavia në formën e “komunitetit politik” të propozuar nga presidenti francez Macron dhe të përkrahur së fundmi me entuziazëm dhe nga liderët rajonal si kryeministri Rama.

*Ky shkrim eshte pjese e Projektit “Media dhe Integrimi Europian”, te Institutit Shqiptar te Medias, ne kuadrin e Programit te Promovimit te Tranzicionit te Republikes Ceke.

Etiketa: analizaballkani perendimorShqiperia

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Emigrimi masiv/ Shqiptarët janë kombësia më e madhe në BE, në raport me popullsinë

08:22 : 14/05/2025
SHOW BIZ

“Shndrit” në skenë Shkodra elektronike, Shqipëria kualifikohet në finalen e Eurovision 2025

08:13 : 14/05/2025
AKTUALITET

PS drejt kontrollit të plotë legjislativ, çfarë do të thotë kjo për demokracinë?

17:59 : 13/05/2025
AKTUALITET

Shqipëria voton/ Ja sa është pjesëmarrja në rang vendi deri në orën 12:00

12:37 : 11/05/2025
AKTUALITET

Shqipëria voton, ja sa është pjesëmarrja në rang vendi deri në orën 10:00

10:53 : 11/05/2025
AKTUALITET

Shqipëria voton për Parlamentin e ri, ja sa është pjesëmarrja në rang vendi deri në orën 08:00

09:20 : 11/05/2025
Para

VIDEO/ Tentoi të driblonte kundërshtarin, shihni gafën e pabesueshme të portierit

TË GJITHA

Përjashtohet Aida Hajnaj, SPAK pritet të hapë garën për kreun e BKH-së

09:57 : 14/05/2025

Çfarë pritet nga bisedimet e propozuara në Turqi për luftën e Rusisë kundër Ukrainës

09:49 : 14/05/2025

Përfundon numërimi për kandidatët në Vlorë/ Gjiknuri “tërmet” tek PS, ja kush i merr mandatet

09:37 : 14/05/2025

Partitë e reja hapin për herë të parë një dritare drejt Parlamentit

09:18 : 14/05/2025

Këmbimi valutor 14 Maj/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja ditën e sotme

09:07 : 14/05/2025

Vendimi i papritur/ Pas Albës, edhe Lim Hoti braktis garën në “Ferma VIP”

09:02 : 14/05/2025

Përfundon numërimi për kandidatët në Kukës, Isuf Çelaj humbet mandatin me votat brenda vendit

08:53 : 14/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com