• Kontakt
Friday, July 18, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Peleshi paralajmëron prishjen e kontratave për helikopterët “Cougar”

19:07 : 27/06/2022
në AKTUALITET, POLITIKE

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi tha në Komisionin e Sigurisë se pas problemeve dhe mosmarrëveshjeve me një kompani të huaj, mirëmbajtja e helikopterëve “Cougar” do t’i besohej një agjencie të specializuar të NATO-s.

Gjatë një seance dëgjimore në Komisionin Parlamentar të Sigurisë të thirrur nga deputetët e opozitës për problematikën e krijuar nga zjarret në ishullin e Sazanit, ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi pranoi problemet me kontratat e mirëmbajtjes së helikopterëve.

Peleshi i përshkroi si “dhimbje koke” kontratat e mirëmbajtjes së helikopterëve të forcës ajrore dhe tha se ishte marrë vendim për të kërkuar ndihmën e një agjencie të NATO-s për këtë.

“Ne e mirëmbajmë flotën ajrore jashtë vendit dhe kostot janë të mëdha, vështirësitë e mirëmbajtjes janë të mëdha,” tha Peleshi duke iu referuar helikopterëve “Cougar”.

Ministri i Mbrojtjes shtoi se nga katër helikopterë, tre prej tyre ndodheshin aktualisht për mirëmbajtje jashtë vendit. Njëri prej tyre gjendet i parkuar në Itali, në një situatë të komplikuar me kompaninë e kontraktuar për mirëmbajtjen e tij.

Lexo edhe:

“Mos më llogarit, jam në SHBA”/ Socialistët “braktisin” kuvendin, kritika në mbledhje

Bardhi akuza Peleshit: Urdhëron si skuth sulmin e familjarëve të kandidatëve të PD

“Është e vërtetë, ka një problematikë me 1 helikopter Cougar që ka bërë një ulje të detyruar në Itali,” tha ai, duke sqaruar se po pritet akti i ekspertimit për të zgjidhur mosmarrëveshjet mes qeverisë dhe kompanisë së mirëmbajtjes.

“Me shumë gjasa do t’a ndajë një proces gjyqësor,” njoftoi Peleshi, duke pranuar se po shkohej drejt prishjes së kontratës me kompaninë franceze.

Peleshi njoftoi komisionin se ishte marrë një vendim që mirëmbajtja e helikopterëve të prokurohej nëpërmjet SPA, agjencisë së prokurimit të NATO-s, duke pranuar mungesën e kapaciteteve të shtetit shqiptar në lidhjen dhe menaxhimin e këtyre kontratave.

“Nuk duam të bëjmë më procedura prokurimi për mirëmbajtjen, sepse forca jonë e negocimit, hartimit dhe monitorimit të menaxhimit të kontratave të komplikuara nuk është aq sa e një agjencie të specializuar,” shtoi ai.

Përmes një investigimi të publikuar më 31 maj, BIRN zbuloi se flota e shtrenjtë e helikopterëve ushtarakë “Cougar”, të cilët mbajnë peshën e emergjencave civile të vendit, ndodhet aktualisht jashtë funksionit për shkak të problemeve me kontratat e mirëmbajtjes.

Peleshi tha se eksperienca e parë me SPA ishte pozitive dhe për këtë është kërkuar procedurë edhe për 2 helikopterë të tjerë, për të cilët ishte prishur me mirëkuptim marrëveshja me një kompani italiane.

Deputeti demokrat, Ferdinand Xhaferri e konsideroi historikun e mirëmbajtjes së helikopterëve “një histori skandaloze të abuzimit të qeverisë shqiptare” dhe kërkoi llogari se pse nuk kishte në gatishmëri asnjë helikopter për shuarjen e zjarreve.

Por Peleshi e konsideroi të ekzagjeruar efektin e helikopterëve në shuarjen e zjarreve dhe shtoi se nga 7 helikopterë të flotës, vetëm 3 ishin në mirëmbajtje.

“Duhet ta luftojmë mentalitetin që zjarrin e shuajnë forcat e armatosura me helikopter,” u tha Peleshi deputetëve demokratë.

Sa i përket kapaciteteve ajrore për emergjencat civile, Peleshi shtoi se një vend i vogël si Shqipëria nuk ka leverdi ekonomike dhe praktike që të blejë një avion vetëm për fikjen e zjarreve.

“Një avion i tillë kushton 50 milionë euro për ta përdorur një muaj në vit dhe plus kostot e mirëmbajtjes. Ekonomikisht dhe praktikisht e pamundur që të kemi flotë vetëm për zjarret,” tha ministri. /BIRN/

Etiketa: Cougarhelikopterëpeleshi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Mos më llogarit, jam në SHBA”/ Socialistët “braktisin” kuvendin, kritika në mbledhje

13:39 : 16/06/2025
AKTUALITET

Bardhi akuza Peleshit: Urdhëron si skuth sulmin e familjarëve të kandidatëve të PD

17:35 : 04/05/2025
AKTUALITET

“I mbani shpresat te një kompani marketingu”/ Noka përplaset me Peleshin: Keni frikë nga Diaspora

11:59 : 17/02/2025
AKTUALITET

Tensionet dhe përplasjet në Kuvend, Peleshi: Akte dhune

19:47 : 30/09/2024
AKTUALITET

Zbardhen diskutimet në Grupin e PS, kush e zëvendëson Benet Becin si “Sekretar” në selinë rozë

11:03 : 15/04/2024
AKTUALITET

“Sazani”/ Salianji nxjerr blof Ramën: Çfarë thoshin dje dhe çfarë bëjnë sot! (VIDEO)

13:28 : 17/03/2024
Para

Berisha emëron Klevis Balliun në strukturën drejtuese të PD

TË GJITHA

Horoskopi, e premte, 18 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 17/07/2025

Goditet grupi i shqiptarëve në Itali, 11 të arrestuar e 7 në kërkim. Si funksiononte trafiku i drogës

22:55 : 17/07/2025

“U thye fjala e dhënë”/ Përplasja Lapaj-Shabani, Artan Hoxha: Debat i ekzagjeruar për një mandat

22:53 : 17/07/2025

Partizani “lan duart” me Europën, Nomme Kalju feston në “Air Albania”

22:39 : 17/07/2025

Paraburgimi i zyrtarëve të lartë, Bushati: Bravo i qoftë Ahmetajt që u la targën këtyre maskarenjve

22:32 : 17/07/2025

Vajzat e ekraneve për “takime speciale”/ Lala: Njëra hynte çdo javë në burgun e Fushë Krujës

22:24 : 17/07/2025

Partizani-Kalju/ E pësojnë të kuqtë, miqtë gjejnë golin në fundin e shtesës së parë

22:20 : 17/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com