• Kontakt
Saturday, July 19, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Cili është ndikimi i falimentimit rus?

22:41 : 27/06/2022
në BOTA

Rusia nuk do të jetë në gjendje të paguajë borxhet e jashtme për herë të parë që nga Revolucioni Bolshevik para një shekulli, duke u izoluar më tej nga sistemi financiar ndërkombëtar, pas sanksioneve të perëndimit për shkak të luftës së saj në Ukrainë. Interesat fillimisht duhet të paguheshin më 27 maj, por dje përfundoi edhe periudha 30 ditore shtesë, që kredimarrësit kanë për të paguar borxhin, para se të shpallin falimentimin.

Duket se Rusia nuk do të jetë në gjendje të arrijë të paguajë kreditorët, pasi asnjë bankë nuk merr përsipër transferimin e pareve të saj, thotë Jay Auslander, avokat i njohur falimentimesh në Nju Jork. Muajin e kaluar Departamenti amerikan i Thesarit i mbylli Rusisë mundësinë për të paguar investitorët e huaj përmes bankave amerikane.

Në përgjigje zyrtarët rusë thanë se do t’i paguanin borxhet me rubla dhe e ofruan një mundësi të tillë. Rusia thotë se i ka paratë për të paguar borxhet, por sanksionet i kanë bllokuar fondet e saj. Zyrtarët rusë nuk e quajnë këtë falimentim. Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian qëllimisht kanë krijuar pengesa artificiale, që Rusia të mos jetë në gjendje të paguajë interesat e borxit të saj të jashtëm, tha Ministri rus i Financave Anton Siluanov.

Ana tjetër e argumentit është se “kjo po ndodh për shkak të sanksioneve, por sanksionet janë plotësisht nën kontrollin e Moskës, në se ajo heq dorë nga sulmi ndaj Ukrainës”, thotë avokati Auslander.

Më poshtë janë gjërat kryesore që duhet të dini për falimentimin rus:

Lexo edhe:

BE-ja bie dakord për paketën e re të sanksioneve kundër Rusisë

BE ende pa marrëveshje për sanksione shtesë ndaj Rusisë

Rusia ka rreth 40 miliardë dollarë borxh në letra me vlerë, gati gjysma e tyre ndaj të huajve. Para fillimit të luftës, Rusia kishte rreth 640 miliardë dollarë në valutë të huaj dhe rezerva ari, shumica e të cilave të depozituara në shtete të tjera dhe tani janë të ngrira si rezultat i sanksioneve.

Rusia nuk ka dështuar të paguajë borxhet e saj ndërkombëtare, që nga Revolucioni Bolshevik, kur Perandoria Ruse u shemb dhe u krijua Bashkimi Sovjetik. Rusia dështoi me borxhet e saj të brendshme në fund të viteve 1990, por ishte në gjendje të rimëkëmbej pas ndihmave ndërkombëtare.

Praktikisht, Rusia ka muaj që në sytë e investitorëve të letrave me vlerë ka dështuar të paguajë, thotë Liam Peach, ekonomist i specializuar për tregjet evropiane në zhvillim tek organizata “Capital Economics”.

Kompoanitë e sigurimit që mbulojnë borxhin rus, prej disa javësh kanë paralajmëruar se rreziku i mos pagimit të borxhit arrinte deri në 80%, ndërsa agjencitë e vlerësimit si “Standard & Poor” dhe “Moody” e kanë vendosur borxhin rus në nivelin e letrave me vlerë me rrezikshmëri të lartë.

SI BËHET PËRCAKTIMI I FALIMENTIMIT TË NJË VENDI?

Agjencitë e vlerësimit janë ato që përcaktojnë falimentim, por ato tashmë e kanë ndaluar vlerësimin e Rusisë. Gjykatat po ashtu mund të shpallin falimentimin e një vendi. Mbajtësit e letrave me vlerë, ose kompanitë që i sigurojnë ato, mund t’i kërkojnë një komiteti përfaqësuesish të firmave financiare, që të vendosin nëse është fjala për vonesë pagimi dhe të kërkojnë kryerjen e tij, megjithatë kjo ende nuk trajtohet si deklaratë formale e falimentimit.

Komiteti i Përcaktimit të Derivateve të Kredisë, një grup industrie bankash dhe fondesh investimi mund të jetë njëri prej atyre, që bëjnë vlerësime të tilla duke paralajmëruar për një “incident kredie”, thotë zoti Peach.

Paneli vendosi më 7 qershor se Rusia dështoi të paguante interesin shtesë për një pagesë të brë me vonesë, afati i së cilës ishte më 4 prill. Por, komiteti shtyu marrjen e veprimeve të mëtejshme për shkak të pasigurisë se si sanksionet mund të ndikonin në arritjen e ndonjë zgjidhjeje.

ÇFARË MUND TË BËJNË INVESTITORËT?

Mënyra formale për të deklaruar falimentim është nëse 25% ose më shumë e mbajtësve të letrave me vlerë thonë se nuk i kanë marrë paratë e tyre. Sapo të ndodhë kjo, falimentimi shtrihet edhe tek të gjitha letrat e tjera me vlerë të lëshuara nga Rusia jashtë vendit. Mbajtësit e letrave me vlerë mund të kërkojnë më pas një vendim gjykate për të zbatuar pagesën.

Në rrethana normale, investitorët dhe qeveria në falimentim zakonisht negociojnë një zgjidhje në të cilën zotëruesve të letrave me vlerë u jepen letra të reja që kanë më pak vlerë, por që të paktën u japin atyre një kompensim të pjesshëm.

Por sanksionet kanë ndaluar marrëdhëniet me ministrinë e financave të Rusisë. Dhe askush nuk e di se, kur do të përfundojë lufta, ose sa mund të vlejnë letrat me vlerë të falimentuara.

Në këtë rast, mospagesa dhe padia “mund të mos jetë zgjidhja më e mençur”, thotë avokati Auslander. Nuk është e mundur të negociosh me Rusinë dhe në të njejtën kohë ka kaq shumë të panjohura, kështu që kreditorët mund të vendosin “të presin tani për tani”.

Investitorët që donin të dilnin nga borxhi rus, mund të kenë dalë prej kohe, por të tjerët, kanë mbetur me shpresën për të përfituar nga ndonjë zgjidhje në të ardhmen. Por tani për tani, ata mund të rrinë në heshtje, për të shmangur lidhjen me luftën.

Pasi një vend falimenton, ai mund të përjashtohet nga huamarrja në tregjet e letrave me vlerë derisa falimentimi të zgjidhet dhe investitorët të rifitojnë besimin në aftësinë dhe gatishmërinë e qeverisë për të paguar. Por Rusia tashmë është shkëputur nga tregjet perëndimore të kapitalit, kështu që çdo rikthim në huamarrje është gjithsesi shumë larg.

Kremlini ende mund të marrë hua në rubla brenda vendit, duke u mbështetur kryesisht tek bankat ruse për të blerë bono thesari.

CILI DO TË ISHTE NDIKIMI I FALIMENTIMIT RUS?

Por falimentimi rus mund të ketë ndikim të vazhdueshëm duke shtuar presionin mbi tregjet globale të letyrave me vlerë dhe duke i bërë investitorët shumë më të përmbajtur në investime që konsiderohen të rrezikshme duke mos dashur të investojnë para dhe kjo ka “gjasa të mëdha të çojë në falimentime të mëtejshme në tregjet e tjera në zhvillim”, thotë Chris Wafer, analist i ekonomisë ruse tek firma këshilluese “Macro-Advisory”.

Sanksionet perëndimore, si pasojë e luftës, kanë nxitur kompanitë e huaja të ikin nga Rusia, duke ndaluar tregtinë dhe lidhjet financiare të vendit me pjesën tjetër të botës. Falimentimi do të ishte një simptomë shtesë e këtij izolimi dhe problemi. Falimentimi nuk do kishte ndikim në ekonominë ruse në këtë moment sepse ky vend, për shkak të sanksioneve, ka vite që nuk ka marrë hua ndërkombëtare. Rusia tani po siguron fitime të mëdha nga shitja e naftës dhe gazit, thotë zoti Weafer.

Por, në aspektin afatgjatë, kur lufta të ketë mbaruar dhe Rusia të bëjë përpjekjet për përmirësim të ekonomisë, “kjo do jetë koha kur pasojat e falimentimit do të jenë problematike. Kjo ngjason me rastet kur një individ, apo një kompani, kanë histori të keqe të kreditit, do t’u duhen vite të tëra për të tejkaluar problemin”, thotë zoti Wafer.

Marrë nga VOA

Etiketa: Rusi

Lajme të lidhura

BOTA

BE-ja bie dakord për paketën e re të sanksioneve kundër Rusisë

10:12 : 18/07/2025
BOTA

BE ende pa marrëveshje për sanksione shtesë ndaj Rusisë

09:56 : 16/07/2025
BOTA

BBC: Vdekja misterioze e ministrit rus shërben si paralajmërim për elitën politike!

10:02 : 09/07/2025
BOTA

REL: Arsyet pse BE-ja nuk ka vendosur sanksione të reja kundër Rusisë

08:08 : 09/07/2025
BOTA

Ministri rus i transportit gjendet i vdekur disa orë pas shkarkimit nga Putin

16:29 : 07/07/2025
BOTA

Rusia godet Kievin me sulmin më të madh ajror që nga fillimi i luftës

10:40 : 04/07/2025
Para

Kritikat e Ramës ndaj BE dhe Bullgarisë, Haxhiu: U tregua intelektual

TË GJITHA

Tiranë/ I aksidentuari humb jetën në spital, arrestohet shoferi 27-vjeçar

11:01 : 19/07/2025

EMRI/ Lëvizte në shëtitoren e Shëngjinit me armë zjarri, pranga 21-vjeçarit

10:45 : 19/07/2025

Situata me zjarret/ Ministria e Mbrojtjes: Në 24 orë u raportuan 20 vatra

10:29 : 19/07/2025

Rama krenohet me pamjet teksa fadroma shkatërron lokalin në Tiranë/ VIDEO

10:24 : 19/07/2025

Skandal ushqimor në Vorë/ Falsifikonin datat e produkteve të skaduara, arrestohen pronari dhe magazinieri

09:59 : 19/07/2025

Merz-it i ‘soset durimi’: Qasja e Izraelit ndaj Gazës nuk është më e pranueshme

09:32 : 19/07/2025

Këmbimi valutor 19 korrik/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

09:27 : 19/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com