• Kontakt
Sunday, October 5, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Shqipëria po shpopullohet, 220 mijë të rinj kanë emigruar në 6 vite

12:52 : 26/06/2022
në AKTUALITET, SOCIALE

Në Shqipëri ka nisur të ndjehet mungesa e fuqisë punëtore, sidomos në sektorin e bujqësisë për shkak të emigracionit dhe rënies së numrit të lindjeve.

Punët e bujqësisë tani janë në pikun e tyre, por në ara shihen gjithnjë e më pak njerëz që punojnë. Këtë vit bujqësia në Shqipëri po përballet me mungesën e fuqisë punëtore si dhe me çmimin e lartë të naftës dhe imputeve të nevojshme bujqësore.

“Punëtorët po ikin të gjithë jashtë. Ne nuk kemi punëtorë për të korrurat, nuk kemi punëtorë për punët në fabrikë. Çmimi i punëtorëve rritet përditë, fuqi punëtorë nuk ka dhe rritja e çmimit të naftës ndikon tek fermerët, ndikon edhe tek eksportuesit pasi, nga 2500 dollar që ka kushtu me dërgu 20 ton në Amerikë, ka shku në 15 mijë dollar. Prandej ne nuk dimë se si ta përcaktojmë çmimin”, thotë Dedë Sterkaj nga kompania LNL.

Sipas të dhënave zyrtare të Institutit Shtetëror të Statistikave, INSTAT, nga viti 2016 deri në fund të vitit 2021 nga Shqipëria kanë emigruar rreth 221 mijë e 48 persona me një mesatare vjetore prej 38 mijë e 841 persona. Vetëm vitin e kaluar nga Shqipëria emigruan 42 mijë e 48 persona, pjesa më e madhe të rinj të moshës 18 deri në 40 vjeç, duke ndikuar ndjeshëm në tkurrjen e fuqisë punëtore edhe në bujqësi.

“Jemi një grup pensionistësh që e mbajmë bujqësinë. Edhe bujqësia, po t’i vemë një metaforë, bujqësia është pensioniste. Nuk ka të rinj më (që merren me bujqësi)”, thotë fermeri Prekë Game.

Lexo edhe:

Ishte nisur nga Shqipëria/ Kroacia bllokon një ngarkesë me krem fistiku, ka prezencë Aflatoksine

“Në Leskovcin tonë, në tokën e Shqipërisë“, “Plisat” motivojnë Kombëtaren për ndeshjen ndaj Serbisë

Por, mungesën e fuqisë punëtore po ndikon edhe sektorë të tjerë si turizmi, ndërtimi, industria fasone si dhe biznesi i vogël. Në dyert e shumë prej bizneseve të vogla, tani lexohen shënime me kërkesën për punëtorë. Mjeshtri i punimit të drurit, Zija Karini, tashmë punon i vetëm në zdrukthëtarinë e tij. Zotërues i 13 teknikave të punimit të drurit, mjeshtri Karini thotë se deri para disa viteve, në punishte vinin mjaft të rinj, të interesuar për të marrë zanatin, po kohët ndryshuan me shpejtësi, një pjesë kanë emigruar dhe të tjerë mendojnë të emigrojnë.

Zvogëlimi nga viti në vit i fuqisë punëtore, për shkak të emigracionit, por edhe rënies së numrit të lindjeve, pritet të ndikojnë në ritmet e ekonomisë shqiptare gjatë viteve në vazhdim. Kjo ka shtyrë tani disa biznese të fillojnë të kërkojnë dhe punësojnë punëtorë të huaj./ VOA/

Etiketa: emigrimshpopullimShqiperia

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Ishte nisur nga Shqipëria/ Kroacia bllokon një ngarkesë me krem fistiku, ka prezencë Aflatoksine

20:33 : 05/10/2025
SPORT

“Në Leskovcin tonë, në tokën e Shqipërisë“, “Plisat” motivojnë Kombëtaren për ndeshjen ndaj Serbisë

10:55 : 05/10/2025
AKTUALITET

Radhë të gjata makinash në Qafë-Thanë, vonesa në përpunim dokumentesht

10:42 : 05/10/2025
SPORT

Federata serbe: Asnjë biletë në shitje për sfidën me Shqipërinë, masa të rrepta kontrolli

16:52 : 03/10/2025
SPORT

“Betejë me Serbinë për 90 minuta”, Silvinjo komenton listën: Ja përse nuk grumbullova Mehmetin dhe Gripshin

11:51 : 03/10/2025
SPORT

Sfida me Serbinë/ Silvinjo publikon listën e Kombëtares, një risi në grumbullim

10:23 : 03/10/2025
Para

Ujë me racion, a do të jetë kjo e ardhmja?

TË GJITHA

Horoskopi, e hënë, 6 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:57 : 05/10/2025

Stuhia e dëborës bllokon mbi një mijë alpinistë në Everest

22:47 : 05/10/2025

Flet shqiptarja e vetme në flotiljen drejt Gazës: Jemi 100 mjekë dhe gazetarë

22:37 : 05/10/2025

Hamasi dhe përçarjet mes udhëheqësve/ Pse militantët e rinj refuzojnë paqen?

22:25 : 05/10/2025

Krime nga të miturit/ Shifra shqetësuese për vitin 2025, droga dhe plagosjet veprat më të shpeshta

22:13 : 05/10/2025

Rusia ndihmë Kinës në përgatitjet për pushtimin e Tajvanit

22:02 : 05/10/2025

Ekzekutohen armë zjarri dy persona jashtë një lokali në Greqi, njëri prej tyre është shqiptar

21:48 : 05/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com