• Kontakt
Wednesday, August 27, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Smith: Drejtësia në fazë të re, të pastrojë demokracinë nga krimi e korrupsioni

21:40 : 24/06/2022
në AKTUALITET, KRONIKE, POLITIKE

Në Tiranë, diplomatët amerikanë dhe ata europianë u bënë thirrje sot përfaqësuesve të sistemit të reformuar të drejtësisë, që të përdorin strukturat e reja me sa më shumë rezultate në luftën kundër krimit të organizuar dhe politikanëve të korruptuar.

Ata pohuan gjatë një konference ndërkombëtare se ndërhyrjet ndaj sistemit të drejtësisë po vazhdojnë, por ndërkohë po arrestohen kriminelë dhe politikanë të korruptuar.

Në konferencën ndërkombëtare të organizuar nga Inspektori i Lartë i Drejtësisë, i ngarkuari me punë i ambasadës së SHBA-ve në Shqipëri, Demian Smith, tha se sistemi gjyqësor shqiptar ka nisur t’u shërbejë qytetarëve dhe jo vetëm personave të lidhur me politikën dhe me krimin.

Ai kujtoi që 6 vjet më parë, kur nisi reforma, 25 për qind e gjyqtarëve pranonin se bënin korrupsion në gjykatë dhe 57 për qind e tyre pranonin se kishin ndërhyrje politike. Tani këto dukuri, tha ai, po zhduken nga reforma, e cila po sjell një sistem gjyqësor të pavarur, dhe të lirë nga presionet gjatë marrjes së vendimeve.

“Shqiptarët kanë nisur të shohin rezultate, nga largimi i prokurorëve dhe gjyqtarëve të korruptuar, dhe arrestimi i politikanëve, policëve, zyrtarëve të korruptuar dhe kriminelëve të krimit të organizuar. Mbetet edhe shumë për të bërë. Tani sistemi i ri gjyqësor ka hyrë në një periudhë të re, duke qëndruar i pavarur e i paanshëm, për të mbajtur të fortë demokracinë. SHBA është pranë jush në çdo hap të kësaj reforme dhe nxit autoritet ta vazhdojnë këtë punë të vështirë, pavarësisht pengesave”, tha Smith.

Lexo edhe:

Tre arsye se pse s’duhen marrë seriozisht sulmet e Ramës kundër drejtësisë

Drejtësia, fitoi Fronti i Lindjes, financoi Fronti i Perëndimit

Ai shtoi se tashmë varet nga vigjilenca juaj e përkushtimi i institucioneve shqiptare, si ILD, për të shënuar përparim në luftën ndaj korrupsionit për të ruajtur integritetin e sistemit gjyqësor.

Ndryshimi mbetet në dorën e njerëzve të sistemit të drejtësisë, sipas tij, për të vijuar atë që nisi me vetingun: ngritja e një sistem të drejtë të pavarur drejtësie.

Ndërsa i ngarkuari me punë i Delegaconit të BE-së në Shqipëri, Alexis Hupin, thotë se krahasuar me gjendjen e rëndë të mëparshme, sistemi aktual u përmirësua shumë nga reforma, por ende mbetet shumë punë përpara.

“Ndikimet e papërshtatshme dhe ndërhyrjet në çështjet e gjyqësorit vazhdojnë. Marrin forma të ndryshme, marrin dhe formën e sulmeve ndaj reformës në drejtësi por dhe formën e sulmeve kundër gjyqtarëve e prokurorëve” – tha zoti Hupin. – E ardhmja është në duart tuaja. Vettingu vendosi standarde të reja në sistemin e drejtësisë dhe institucionet e reja kanë për detyrë të ruajnë këto standard të reja që solli vetingut”.

Konferenca ndërkombëtare bashkoi në një sallë edhe online inspektorët nga Rrjeti Europian i Inspektimit të Drejtësisë, nga Rumania, Greqia, Franca e Bullgaria, Italia, Belgjika e Spanja.

Inspektori i Lartë i Drejtësisë i Shqipërisë, Artur Metani, tha se pas mbështetjes së madhe nga SHBA dhe BE, tashmë sfida e zhvillimit të kësaj reforme është përgjegjësia e aktorëve të drejtësisë.

“Respektimi i të drejtave të njeriut, demokracia dhe shteti i së drejtës përbëjnë një aset kryesor për Bashkimin Evropian dhe ruajtja apo sigurimi i tyre përbën një përgjegjësi të përbashkët për të gjitha institucionet e BE-së, si dhe shtetet anëtare të tij. Megjithatë qasja ndaj tyre, nuk duhet të shihet si kufi, pengesë apo kusht ndaj shteteve të tjera jo anëtare, por si një simbol, i cili na bashkon të gjithëve ne. Kjo është baza e bashkëpunimit tonë edhe në fushën e drejtësisë”, tha zoti Metani.

Në përfundimet e konferencës ndërkombëtare u theksua njëzëri nevoja për të rritur cilësinë e drejtësisë dhe shërbimeve për qytetarët në këtë sistem.

Po ashtu pjesëmarrësit u angazhuan të punojnë për rritjen e besueshmërisë së qytetarëve tek organet e drejtësisë përmes pavarësisë dhe profesionalizmit të gjyqtarëve, si dhe përgjegjshmërisë dhe kontrolleve të inspektorëve.

Gjatë procesit të vetingut, i cili deri tani ka shqyrtuar gjysmën e punonjësve të drejtësisë, janë larguar nga sistemi gjyqësor afro 45 për qind e gjyqtarëve dhe rreth 37 për qind e prokurorëve.

Autoritetet besojnë se prurjet e reja nga magjistratura dhe gjyqtarët e prokurorët që po e kalojnë me sukses vetingun, do të ngrejnë një sistem gjyqësor profesional përballë krimit, korrupsionit dhe padrejtësive..

Etiketa: Demian Smithdrejtesiakorrupsioni

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Tre arsye se pse s’duhen marrë seriozisht sulmet e Ramës kundër drejtësisë

16:36 : 25/08/2025
AKTUALITET

Drejtësia, fitoi Fronti i Lindjes, financoi Fronti i Perëndimit

16:18 : 15/08/2025
AKTUALITET

Lista e gjatë e pritjes për proteza ortopedike favorizon korrupsionin në spitale

10:11 : 15/08/2025
AKTUALITET

Kush janë këta “borgjezët gjakpirës” në Shqipëri?

17:18 : 11/08/2025
AKTUALITET

Kodi i ri dënon më pak korrupsionin/ Juristët: Ndërhyrjet s’janë të plota, drafti është skandaloz

19:44 : 05/08/2025
BOTA

Gjysma e kompanive në Serbi përballen me probleme korrupsioni

15:57 : 03/08/2025
Para

Vendimi i Gjykatës së Lartë për abortin, reagon Biden: Ditë e trishtë për SHBA…

TË GJITHA

Horoskopi, 27 Gusht/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:58 : 26/08/2025

Ngec turizmi, numri i vizitorëve të huaj në vendnumëro!

22:40 : 26/08/2025

Kosovë/ Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për sulm kundër pjesëtarëve të KFOR-it

22:33 : 26/08/2025

Në shënjestër ishtë Jozi? Detaje nga shpërthimi me lëndë plasëse në Kurbin!

22:11 : 26/08/2025

Digjet Zvicra! Përplasje të ashpra mes protestuesve dhe policisë për vrasjen e një adoleshenti

21:52 : 26/08/2025

Zjarr në një pallat në Lushnje, katër persona dërgohen në spital

21:28 : 26/08/2025

Makina përplas për vdekje këmbësoren në Korçë

21:14 : 26/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com