• Kontakt
Thursday, May 22, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Ndryshimet në ligjin mbi të ardhurat, Tabaku: Goditet shtresa e mesme

23:21 : 24/06/2022
në AKTUALITET, EKONOMI

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, tha për “Monitor” se projektligji “Për tatimin e të ardhurave” krijon pabarazi fiskale mes bizneseve dhe qytetarëve.

“Drafti i propozuar nga qeveria në lidhje me taksimin e profesioneve të lira, që tani po bëhet edhe më i gjerë, konfirmon atë thënien e famshme popullore “duke dashur të heqësh vetullat, nxjerr sytë!”.

Për mua nuk është e habitshme, pasi për vite me radhë, në Kuvend kam parë se si mazhoranca socialiste ka prodhuar politika fiskale, që nuk ofrojnë as barazi dhe as eficiencë në raport me qytetarin dhe sipërmarrjen. Po ta kujtojmë, mazhoranca në paketën fiskale 2014, implementoi parimin e politikës fiskale progresive, e kishin si marketing karshi elektoratit dhe për t’ia shitur të huajve si një qasje ideologjike.

Për vite me radhë, kanë vazhduar ta pompojnë si një ndarje ideologjike kur, në fakt, realiteti ishte dhe është tërësisht i ndryshëm. Politikat fiskale të qeverisë as nuk përmbushin 5 parimet bazë të taksimit; pra nuk janë neutrale, nuk janë eficiente, nuk janë të thjeshta, efektive dhe nuk mundësojnë fleksibilitet.

Fakti që sot qeveria ka sjellë një draft që përpiqet të rregullojë problemet që ka katranosur këto 8 vite është një dëshmi e gjallë e gjithë mençurisë së politikës së saj fiskale. Pasi tani mazhoranca po përpiqet të mbyllë hapësirat dhe mundësitë që ka krijuar nga përjashtimet populiste dhe politikat fiskale klienteliste”.

Lexo edhe:

Tabaku: PS kërkon të uzurpojë institucionet e pavarura, KLSH denoncoi vjedhjen e 8 mld eurove

Siguroi mandatin në Parlament, Tabaku: Fatkeqësisht nuk sollëm dot rotacionin politik

Znj. Tabaku thekson se vendosja e taksës progresive ishte indicie që qeveria Rama (në fakt të gjitha) do të taksonte punën dhe do të godiste atë shtresë të mesme që kishte investuar fort në zhvillimin e aftësive dhe dijeve të saj. Deputetja e Partisë Demokratike thotë se kjo politikë fiskale nëntëvjeçare ka shkatërruar në themel një nga shtresat më vitale të shoqërisë kudo në botë, shtresën e mesme.

“Kështu u goditën pikërisht ajo shtresë që merrte një pagesë mbi 150 mijë lekë, të cilët me plot të drejtë i dhanë vetes mundësinë të hapnin NIPT-e dhe të krijonin sipërmarrje, duke vendosur në një tjetër sferë veprimi dijet e tyre.

Pastaj po e njëjta mazhorancë solli në jetë taksimin e punës së unifikuar, pra një qytetar që punon në dy punë, për të mbushur të ardhurat e tij minimale, do të taksohet jo për të dy rrogat e tij veç e veç, por për të dy rrogat e tij së bashku. Çfarë solli kjo? Një tjetër siklet të shtuar për shtresën e mesme, që shpëtimin e pa te krijimi i NIPT dhe hapja e një sipërmarrje.

Ndërsa mazhoranca aplikonte këtë politikë ndaj kësaj shtrese të mesme, pra politikën e ndjekjes me bukë në trastë të tyre, nga ana tjetër ofronte lehtësi të pamendueshme për një shtresë tejet të privilegjuar. Ligje speciale dhe lehtësi të mëdha fiskale për bizneset e kompanive që fitojnë tendera publikë dhe PPP, ndërkohë që nga ana tjetër ofron taksa ekstra dhe speciale për shtresën e mesme dhe ata që punojnë dy punë.

Sikur të mos mjaftonte kjo erdhëm në pikën aktuale ku edhe atyre që kanë gjetur një mënyrë për të gëzuar frytet e tyre, qeveria mendon t’ua marrë përmes një takse të sajuar. Edhe një herë, propagandon taksa 0 për biznesin e vogël dhe nga ana tjetër, u merr sipërmarrësve të vegjël TAP në formë takse, por me një emër tjetër. E gjitha kjo sepse nuk mundet që të ofrojë barazi tek ajo që ne e shohim si oligarki politike dhe ekonomike.

Në të vërtetë, këto ndryshime fiskale e kanë zhdukur këtë shtresë të mesme që, ose ka emigruar, ose është rrënuar ekonomikisht dhe kanë polarizuar edhe më tej shoqërinë tonë, në kuptimin ekonomik dhe social. Arsyeja se përse sot në Shqipëri nuk ka meritokraci është dhe si pasojë e zhdukjes së kësaj shtrese të mesme, si pasojë e politikave fiskale dhe ekonomike të qeverisë”, pohoi ajo.

Etiketa: shtresa e mesmeTabakute ardhurat

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Tabaku: PS kërkon të uzurpojë institucionet e pavarura, KLSH denoncoi vjedhjen e 8 mld eurove

09:48 : 21/05/2025
AKTUALITET

Siguroi mandatin në Parlament, Tabaku: Fatkeqësisht nuk sollëm dot rotacionin politik

21:30 : 19/05/2025
AKTUALITET

Tabaku drejt mandatit të deputetit në Tiranë, thellohet diferenca me Alimehmetin

21:39 : 15/05/2025
AKTUALITET

Mandati i 13-të i PD në Tiranë/ Tabaku sposton Alimehmetin dhe shkëputet mbi 400 vota para

20:27 : 14/05/2025
AKTUALITET

Garë e ethshme brenda PD për mandatin e Tiranës, Alimehmeti rifiton avantazhin ndaj Tabakut

16:20 : 14/05/2025
AKTUALITET

Tabaku: Të jesh në listë të hapur është strapacuese! Shqipëria nuk di të bëjë zgjedhje

22:37 : 13/05/2025
Para

Tirana e volejbollit, skuadra e vetme shqiptare në Europë, të mërkurën shorti

TË GJITHA

Izraeli paralajmëron sulme të reja kundër Hezbollahut, thirrje banorëve të evakuojnë zonën

20:16 : 22/05/2025

Britania do të kastrojë të dënuarit për krime seksuale

20:09 : 22/05/2025

Dy ish-banorët e “Big Brother Vip Albania” në lidhje? Ja se çfarë thonë ata

19:55 : 22/05/2025

Euro U17, Gjermania mposht 4-0 Shqipërinë në “Elbasan Arena”

19:54 : 22/05/2025

“Morën vota sa për 6 deputetë”/ Gazetari: Sara Mila dhe Arkend Balla, produkte të bandave

19:42 : 22/05/2025

Zyrtare/ Raphinha-Barcelona, palët gjejnë akordin për rinovimin

19:35 : 22/05/2025

Të shtëna me armë zjarri pranë selisë së CIA-s

19:34 : 22/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com