• Kontakt
Friday, June 6, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Mandati i Xhaçkës rrezikon “mbytjen” në Himarë. Rama kamufloi skandalin

23:59 : 24/06/2022
në AKTUALITET, INVESTIGIME, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Të gjitha të dhënat tregojnë se Olta Xhaçka rrezikon të humbasë mandatin parlamentar dhe qeveritar, pasi bashkëshorti i saj, ish-deputeti socialist dhe biznesmeni Artan Gaçi, fitoi statusin e “investitorit strategjik” dhe të drejtën e përdorimit të një pjese të vijës bregdetare në Gjilekë të Himarës.

Çështja është disi e ndërlikuar në aspektin ligjor dhe dyshja Gaçi-Xhaçka janë munduar të shmangin ndalimet e ligjit ‘Për konfliktin e interesave”.

Por, asnjë skenar nuk është perfekt.

Çështja e “investitorit strategjik” është ngritur me forcë nga deputeti demokrat, Agron Shehaj, i cili ka deklaruar publikisht se rasti do të përfundojë në Gjykatën Kushtetuese.

Lexo edhe:

Berisha-Ramës: Je i pashpresë! Do marrësh ndëshkimin që meriton për farsën që zhvillove

Zgjedhjet/ Vokshi në Kuvend: EPP e tha qartë – intimidim, abuzime dhe lidhje me krimin

E vetmja gjë që duhet të mbajë në vëmendje Shehaj dhe kolegët e tij është të mirë-argumentojnë kërkesën.

Trupa e re e Gjykatës Kushtetuese ka treguar se është e aftë që të heqë “patatet e nxehta” nga duart, nëpërmjet vendimeve, ku rrëzohen kërkesat për shkak të “moslegjitimimit të ankuesit”.

Nëse kalohet kjo “barrierë”, gjithçka tjetër, me shumë mundësi do të shkojë në disfavor të mandatit të Olta Xhaçkës.

“Mbrojtja” e Xhaçkës

Ministrja e Jashtme dhe njëkohësisht deputetja e Partisë Socialiste në maxhorancës, Olta Xhaçka, deklaroi në Parlament këtë të Enjte (23 qershor 2022), se investimi i bashkëshortit të saj nuk ka asnjë shkelje ligjore.

Ajo u shpreh se Artan Gaçi është biznesmen prej vitit 1991 dhe projekti “Dreamades Luxury Suites” do të zhvillohet në pronë private e për këtë arsye nuk ka asnjë “konflikt interesi”.

Deklarimet e Xhaçkës kanë gjysma të vërtetash. Ajo nuk u thellua më tej, në elementët, të cilët e bëjnë të dukshme konfliktin e interesave ndërmjet detyrës së saj qeveritare dhe interesave private.

Investitori strategjik

Në Mars të vitit 2021, Komiteti i Investimeve Strategjike, nën drejtimin e kryeministrit Edi Rama, miratoi statusin e “investitorit strategjik” për projektin “Dreamades Luxury Suites”, me subjekt investitor “AG.TCC” shpk në pronësi të Artan Gaçit.

Sipas vendimit, kompania private do të investojë në ngritjen e një strukture hoteliere me 5 yje në zonën e Gjilekës në Himarë, mbi një pronë private me sipërfaqe 10.600 m2.

Vlera e investimit është parashikuar 5.5 milionë euro dhe pritet punësimi i 120 personave.

Vendimi është mbështetur në ligjin “Për investimet strategjike”, i cili detyron Shtetin që të kryejë investime infrastrukturore në rrugë, rrjet energjitik e ujësjellësi, në favor të investitorit privat.

Pra, Shteti pritet të investojë në infrastrukturën publike, me paratë publike, në funksion të aktivitetit privat të Artan Gaçit.

Ky detaj sjell aromën e “konfliktit të interesit”. Megjithatë, detajet më tej forcojnë bindjen se shkelja ligjore duhet të jetë e pranishme në këtë rast.

Në 15 Korrik 2021, Komiteti i Investimeve Strategjike miratoi një ndryshim të vendimit të mëparshëm.

Tashmë, projektit të Artan Gaçit i jepej leja për shfrytëzimin 30-vjeçar të vijës bregdetare publike, në funksion të strukturës turistike “Dreamades Luxury Suites”.

Në këtë vendim lexohet se “shoqëria investuese “AG.TCC” sh.p.k., ka lidhur një marrëveshje me shoqërinë “AGTCC HOTEL MANAGEMENT” sh.p.k., për operimin e strukturave turistike në projektin Dreamades Luxury Suits, ku përfshihet edhe operimi i stacioneve të plazhit në bregun përballë hotelit”.

Kompania që do të kryejë menaxhimin është regjistruar në Shqipëri në qershor të vitit 2021 dhe është në pronësi të shtetases me pasaportë amerikane, Tawni Lin Grzych-Sutton.

Raportimet mediatike zbuluan se pronarja e kompanisë menaxheriale është partnerja intime e Andi Gaçit, vëllait të Artan Gaçit.

Sipas vendimit të ndryshuar në Korrik 2021, investitori detyrohet të lidhë kontratë qiraje me Bashkinë e Himarës, që administron territorin.

Ky është momenti kur bashkëshorti i ministres dhe shteti, i përfaqësuar nga Bashkia Himarë, përfshihen drejtëpërdrejtë në një marrëdhënie kontraktuale.

Manovra e Ramës

Të bindur që çështja do të shkaktonte furtunë në jetën politike e publike, qeveria duket se ka tentuar të manovrojë, për të fshehur gjurmët e shfrytëzimit të plazhit publik nga bashkëshorti i ministres.

Në 2 Mars 2022, Këshilli i Ministrave miratoi vendimin për lejimin e përdorimit të brigjeve pranë kompleksit “Dreamades Luxury Suites” në favor të shoqërisë “AGTTC Hotel Management”, në pronësi të shtetases amerikane.

Në vendimin qeveritar, kjo kompani konsiderohet si “investitor strategjik”, ndërkohë që nuk ka asnjë miratim të statusit për shoqërinë e Tawni Lin Sutton.

“Investitori strategjik” është kompania e Artan Gaçit dhe ajo është përfituese e lejes për përdorimin e plazhit publik, nëpërmjet kontratës së qirasë me Bashkinë e Himarës.

Konflikt interesi

Ligji “Për konfliktin e interesave” parashikon ndalime strikte për nënshkrimin e kontratave ndërmjet institucioneve publike dhe zyrtarëve të lartë, përfshirë deputetët e ministrat, si edhe familjarëve të tyre.

Në nenin 21 të tij, parashikohet se: “Asnjë individ, kur ky njësohet me një zyrtar në njërin nga funksionet e përcaktuara në kreun III, seksioni 2 të këtij ligji, gjyqtarët e prokurorët … dhe asnjë shoqëri tregtare, ortakëri a shoqëri e thjeshtë, ku ky zyrtar zotëron, në mënyrë aktive apo pasive, aksione a pjesë në kapital, nuk mund të lidhë kontratë ose nënkontratë me asnjë institucion publik”.

Nenet 27 dhe 28 të këtij ligji, që përfshihen në “Seksion 2” sipas nenit të mësipërm, përfshihen invidivë që mbajnë funksionin “ministër” dhe “deputet”.

Neni 24 i të njëjtit ligj parashikon se ndalimet për zyrtarin janë të njëjta edhe për “personat e lidhur” me ta, të cilët janë, ndër të tjerë, edhe bashkëshorti/ja i zyrtarit.

Në mënyrë të përmbledhur, ligji për “Konfliktin e Interesave” parashikon që zyrtarët me funksion ministër/deputet dhe familjarët e tyre, ndalohen në mënyrë kategorike që të nënshkruajnë kontrata (ose nënkontrata) me institucionet publike.

Në rastin e “investitorit strategjik”-Artan Gaçi, rezulton se, bashkëshorti i ministres dhe njëkohësisht deputetet, Olta Xhaçka, ka nënshkruar kontratë qiraje me Bashkinë Himarë për shfrytëzimin e vijës bregdetare përballë strukturës hoteliere, e cila është pronë publike.

Institucioni përgjegjës për shqyrtimin e rasteve të dyshuara në konflikt interesi është Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit (ILDKPKI).

Ky institucion është treguar tërësisht pasiv në shqyrtimin e këtij rasti, të bërë tashmë publik prej muajsh dhe që është shndërruar në një debat të nxehtë parlamentar.

Megjithatë, praktika e vendosur më parë nga ky institucion, krijon bindjen e fortë se Olta Xhaçka dhe bashkëshorti i saj, Artan Gaçi, janë në shkelje të ligjit për “konfliktin e interesave”.

Për të forcuar këtë dyshim mund të shërbejë si referencë qëndrimi zyrtar që ka mbajtur ILDKPKI në rastin e një ish-prokurori.

Ish-drejtuesi i një prokurorie rrethi rezultonte se kushte nënshkruar një kontratë qiraje 99 vjet me ish-Komunën Qendër, në Vlorë, për shfrytëzimin e një sipërfaqe tokeje për prodhime bujqësore.

Në atë rast, ILDKPKI konstatoi se subjekti ishte në konflikt interesi, referuar nenit 21 të ligjit, i cituar më sipër në këtë material. Ky qëndrim gjendet i artikuluar plotësisht në faqen 18 të vendimin nr. 137, viti 2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit

Çështja e Xhaçkës ka nisur të shqyrtohet në Këshillin e Mandateve dhe Imuniteteve në Parlamentin e Shqipërisë.

Një grup deputetësh të opozitës kërkojnë që Parlamenti të shpallë papajtueshmërinë e funksionit të deputetes Olta Xhaçka me detyrën, për shkak të përfitimeve nga të mirat publike.

Palët politike kanë shprehur qëndrime diametralisht të kundërta dhe vendimi i Parlamentit është i pritshëm në favor të Xhaçkës.

Rasti pritet t’i përcillet shumë shpejt Gjykatës Kushtetuese. Gjithçka i mbetet në dorë opozitës është që të argumentojë më së miri kërkesën përballë gjyqtarëve kushtetues.

Kjo është sfida më e madhe.

Etiketa: Edi Ramainvestitor strategjikolta xhacka

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Berisha-Ramës: Je i pashpresë! Do marrësh ndëshkimin që meriton për farsën që zhvillove

18:35 : 05/06/2025
AKTUALITET

Zgjedhjet/ Vokshi në Kuvend: EPP e tha qartë – intimidim, abuzime dhe lidhje me krimin

13:01 : 05/06/2025
AKTUALITET

“Ambasadori i BE pranoi që ‘policët sillen si banditë'”, Berisha në Bruksel: Rama bashkëpunon me kartelet e drogës

12:12 : 05/06/2025
AKTUALITET

Gafa e Kuvendit/ Spiropali “konverton” Erion Braçen në Demokrat (FOTO)

11:30 : 05/06/2025
AKTUALITET

Bushati: Zgjedhjet u çliruan nga amerikanët, SHBA sot është shumë më e distancuar ndaj Ramës

19:47 : 04/06/2025
AKTUALITET

Rama hap një “shteg” ligjor për investime në pronat e Ushtrisë

18:19 : 04/06/2025
Para

Mbrojtësi i Kosovës i bashkohet ekipit të Andrea Pirlos

TË GJITHA

Horoskopi, e premte, 6 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:59 : 05/06/2025

Spanja eliminon Francën mes 9 golash, derbi iberik në finalen e Ligës së Kombeve (Video)

22:59 : 05/06/2025

Panik në ajër, avioni drejt Milanos goditet nga turbulencat, plagosen 8 pasagjerë

22:57 : 05/06/2025

4 hapat për një mendje të gjallëruar

22:52 : 05/06/2025

Shqipëri-Serbi/ Gazetari zbulon detaje: Lojtarët serbë do të vijnë me ‘bukë me vete’!

22:50 : 05/06/2025

Rriten rreziqet nga substancat narkotike të reja, paralajmëron agjencia e BE-së për barnat

22:45 : 05/06/2025

Musk hedh akuzën e rëndë: Trump është në dosjet e Epstein, ndaj nuk janë bërë publike

22:37 : 05/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com