• Kontakt
Tuesday, September 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Replikat me Xhaçkën, Shehaj: Vini me xhepat bosh, dilni me resorte me 5 yje

12:48 : 23/06/2022
në AKTUALITET, POLITIKE

Deputeti Agron Shehaj i është drejtuar Ministres së Jashtme Olta Xhaçka duke i thënë se pikërisht pse Shqipëria është një vend i korruptuar është i varfër, teksa i kërkontë llogari për kontratën e investimit në të cilën ka përfituar bashkëshorti i saj një investim strategjik.

Bëhet fjalë për një kontratë të një investimi të shpallur strategjik në Himarë, ku sipas selisë blu, bashkëshorti i Xhaçkës, Artan Gaçi, i cili u detyrua të dorëhiqej vite më parë si deputet për shkak se prekej nga ligji i dekriminalizimit, ka marrë rreth 10 mijë metra katrorë tokë për të investuar rreth 5 milion euro në hoteleri në Gjilekë, bashkia Himarë.

“Pikërisht pse Shqipëria është një vend i korruptuar dhe vuan nga korrupsioni është arsyeja kryesore pse është një vend i varfër. Ka një ligj që ndalon që ju si ministre të futni duart në pronat publike. E parashikon kushtetuta e ju keni pafytyrësinë të vini këtu e të thoni çojeni në SPAK. Vini këtu me xhepat bosh dhe dilni me resorte me 5 yje dhe thua pa gjë të keqe do të investoj miliona. Ku i gjetët milionat? Për transparencë dil këtu e thoni ku i gjetët milionat”, tha Shehaj.

Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka iu kundërpërgjigj duke thënë se burri i saj është marrë gjithë jetën me biznes.

“Ta çoni çështjen në Gjykatë Kushtetuese por fillimisht të informoheni mbi interpretimin e nenit të famshëm mbi konfliktin e interesit dhe gjithçka tjetër. Do tju lutesha të mos vini këtu për të lançuar njerëz nga fusha e të cilit jeni vetë. Unë nuk jam marrë me biznes dhe rruga ime ka qenë politike por rruga e tim shoqi ka qenë biznesi sot e 30 vjet. Nuk mund të vish ti sot këtu të hedhësh baltë mbi të, mbi punën e tij, mbi djersën e tij, ëndërrat apo aspiratat për të bërë një gjë më shumë në punën e vet, në biznesin e vetë. Keni qenë në pushtet kur është votuar ligji, keni qenë në pushtet kur janë betonuar zonat turistike të cilat janë të domosdoshme për zhvillimin e ekonomisë së vendit. Dhe sot ju më akuzoni pse burri në pronën e vetë tërësisht private, në investimine  tij tërësisht privat pa asnjë përfitim nga publikja por me të drejtën për të vënë shazlona në breg të detit. Nuk ka marrë as infrastrukturë rrugore, as TVSH. Mos abuzoni me informacionet sepse është e turpshme”, tha Xhaçka.

Lexo edhe:

“E dua të mbyllur sot”, Xhaçka urdhër ushtarakëve që pronat e ushtrisë tu jepen oligarkëve (Video)

Shehaj: Kandidati jopolitik, e vetmja mundësi që opozita të fitojë në Bashkinë e Tiranës

Etiketa: Agron Shehajolta xhacka

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“E dua të mbyllur sot”, Xhaçka urdhër ushtarakëve që pronat e ushtrisë tu jepen oligarkëve (Video)

22:18 : 13/09/2025
AKTUALITET

Shehaj: Kandidati jopolitik, e vetmja mundësi që opozita të fitojë në Bashkinë e Tiranës

22:56 : 11/09/2025
AKTUALITET

“OK nga lart”/ Si e përdori Edi Rama ligjin për “strategjikët” për të betonizuar bregdetin

10:32 : 03/09/2025
AKTUALITET

Aksioni për lirimin e hapësirave publike, Shehaj: Rama kërkon të implementojë planin e tij

21:54 : 16/07/2025
Foto Ilustruse: Anëtarët e Gjykatës Kushtetuese
AKTUALITET

Gjykata e Prostitucionit Kushtetues

19:32 : 16/07/2025
AKTUALITET

Rinumërimi/ Mandati i Xhaçkës vendoset nga 70 vota diferencë, Dogjani kalon Murrizin tek PD-ja

14:52 : 27/06/2025
Para

Rrëzohet helikopteri në SHBA, ndërrojnë jetë 6 persona

TË GJITHA

Sondazhi: Popullariteti i Macron në nivelin më të ulët që kur erdhi në pushtet

22:59 : 15/09/2025

Horoskopi, 16 Shtator 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:58 : 15/09/2025

A do garojë përballë Manastirliut për Bashkinë e Tiranës?/ Alimehmeti: Jemi në kushte të ndryshme

22:47 : 15/09/2025

“Nuk kam ambicie për t’u bërë kryetar i PD”, Bardhi: Neni “Basha” është jodemokratik

22:35 : 15/09/2025

Tha “po”, Besa Kokëdhima i jep fund beqarisë

22:27 : 15/09/2025

Shkrumbohet “Benzi” në Levan/ Mori flakë në lëvizje, shpëton shoferi

22:24 : 15/09/2025

113 mijë kafshë të ngordhura, Greqia në alarm nga lija e dhenve

22:03 : 15/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com