Qeveria nxori sot për konsultim draftin ne amnistisë fiskale i cili lejon deklarimin vullnetar të një pasurie në vlerë monetare deri në 2 milionë euro, te cilat me pas tatohen nga 7-10 %. Do të amnistohen edhe pasuritW e paluajtshme. Sipas projektligjit për personat në përbërje të certifikates familjare, pasuria që lejohet të deklarohet sipas parashikimit të pikës 1, është tërësia e deklarimeve vullnetare të kryefamiljarit ose cdo personi madhor, bazuar në të dhënat e certifikatës familjare sipas përbërjes që rezulton e dokumentuar deri me datë 1.1.2022.
Subjekte të këtij ligji janë individët shtetas të Republikës së Shqipërisë, pavarësisht nëse janë residentë tatimorë ose jo në Republikën e Shqipërisë, personat fizikë dhe juridikë, tatimpagues rezidentë në Republikën e Shqipërisë, si dhe individët rezidentë tatimorë në Republikën e Shqipërisë, pavarësisht shtetësisë së tyre.
Subjekte përfituese të këtij ligji janë subjektet e parashikuara në pikën 1, të këtij neni, që kanë kryer procesin e deklarimit vullnetar dhe janë pajisur me vërtetimin e përfundimit të procesit të deklarimit të pasurive, sipas parashikimeve të këtij ligji.
Ja procedura e deklarimit vullnetar të pasurive dhe i pasqyrave financiare
Subjektet e këtij ligji mund të deklarojnë vullnetarisht pasuritë dhe elemente të pasqyrave financiare që nuk i kanë deklaruar më parë apo i kanë deklaruar në një një vlerë më të vogël se ajo çfarë duhet të deklaronin pavarësisht nëse pasuritë, në tërësinë apo pjesë të tyre, janë të paregjistruara në autoritetet kompetente, apo ndodhen ose jo në territorin e Republikës së Shqipërisë.
Deklarimi vullnetar i pasurive apo i pasqyrave financiare kryhet pranë Njësisë Speciale, nëpërmjet paraqitjes së një vetëdeklarimi sipas formularit të deklarimit vullnetar. Njësia, brenda 5 (pesë) ditëve pune nga depozitimi i formularit të deklarimit vullnetar, kryen verifikimet paraprake nëse aplikuesi është subjekt përfitues i këtij dhe pajis subjektin ose përfaqësuesin e tij me një dublikat (kopje) të formularit të vetëdeklarimit të certifikuar/nënshkruar nga Njësia.
Formati i formularit të deklarimit vullnetar dhe mënyra e procedimit për deklarimin vullnetar të pasurive dhe të pasqyrave financiare përcaktohen me udhëzim të ministrit përgjegjës për financat.
Procesi i deklarimit vullnetar fillon me depozitimin e formularit të deklarimit vullnetar të përmendur në pikën 2, të këtij neni dhe përfundon me pajisjen e subjektit me vërtetimin përkatës, të lëshuar sipas parashikimeve të këtij ligji.
Shumat në të holla depozitohen në llogari bankare të bankave të nivelit të dytë, ndërsa për pasuritë e tjera, të detyrueshme për t’u regjistruar, ndiqen procedurat e regjistrimit sipas parashikimeve të legjislacionit përkatës të fushës.
Deklarimet dhe veprimet e kryera në kuadër të kësaj procedure nga ana e subjekteve përfituese, sipas këtij ligji, në lidhje me llojin dhe vlerën e pasurisë që deklarojnë vullnetarisht në formularin përkatës, nuk shërbejnë si indicie apo provë për ndjekjen apo procedimin penal dhe/ose administrativ të subjekteve përfituese.
Deklarimi vullnetar i shumave në të holla
Për deklarimin e shumave në të holla subjekti ose përfaqësuesi i tij, pasi pajiset me formularin e deklarimit vullnetar të lëshuar nga Njësia, sipas parashikimeve të nenit 9, të këtij ligji, dorëzon një kopje të këtij formulari për depozitimin e shumës në të holla të deklaruar në formular në një numër llogarie të hapur për këtë qëllim.
Banka apo institucioni financiar, pasi verifikon formularin për shumën në të holla që kërkohet të deklarohet, pajis subjektin ose përfaqësuesin e tij me vërtetim të depozitimit të shumës dhe të mbajtjes së tatimit.
Banka apo institucionet e tjera financiare, që veprojnë në kuadër të këtij ligji, njoftojnë menjëherë Njësinë mbi depozitimin e shumës në të holla dhe përputhshmërinë e kësaj shume me vlerën e deklaruar në formular.
Ndërveprimi i bankave të nivelit të dytë apo i institucioneve të tjera financiare, shkëmbimi i të dhënave dhe bashkëpunimi me Njësinë si dhe mënyra e procedimit për këtë fazë të procesit të deklarimit vullnetar, përcaktohen me udhëzim të ministrit përgjegjës për financat.
Kufizimet e deklarimit vullnetar të shumave në të holla
Shumat në të holla të deklaruara në kuadër të këtij ligji nuk mund të transferohen jashtë shtetit për nje periudhë 5 vjecare nga momenti i depozitimit të tyre në përfundim të procedurës së deklarimit vullnetar sipas parashikimit të shkronjës a, të pikës 1, të nenit 16, të këtij ligji.
Bankat apo institucionet financiare në të cilat janë depozituar shuma në të holla, sipas këtij ligji, informojnë subjektet që deklarojnë për kushtin e parashikuar në pikën e parë , për rastet kur ata, pas depozitimit të shumave në llogaritë përkatëse, mund të dëshirojnë të kryejnë transferta bankare jashtë shtetit, për shumat e deklaruara sipas këtij ligji, brenda 5 viteve nga data e depozitimit të tyre.
Subjekti deklarues nuk mund ti tërheqë shuma në të holla të depozituara deri në përfundim të afatit të zbatim të këtij ligji.
Në rastet kur subjektet që kanë deklaruar shuma në të holla, dëshirojnë të transferojnë këto shuma ose ekuivalentin e tyre jashtë shtetit, përpara afatit 5-vjeçar nga data e depozitimit të tyre, u mbahet si penalitet në masën 30% të shumës së transferuar.
Penalitetet e parashikuara në pikën 4 të këtij neni kalojnë në llogari të thesarit në Ministrinë përgjegjëse për Financat, nga bankat, dhe janë në shtesë të shumës fillestare të paguar në çastin e depozitimit të tyre në përfundim të procedurës së deklarimit vullnetar.
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve gjatë inspektimeve, nga hyrja në fuqi e këtij ligji, deri në 5 vjet pas përfundimit të kohës së zbatimit të tij, mban në konsideratë zbatimin e dispozitave të këtij ligji në lidhje me kufizimet e lëvizjeve të shumave në të holla jashtë shtetit.
Deklarimi vullnetar i pasurive të paluajtshme apo pasurive të luajtshme
Subjektet e këtij ligji mund të deklarojnë dhe legalizojnë vullnetarisht burimin e të ardhurave të përdorur për krijimin e pasurisë së luajtshme apo të paluajtshme që duhen apo janë regjistruar në regjistra publik, burime këto të pa deklaruara më parë.
Pasuritë sipas përcaktimit të pikës 1, që mund të deklarohen pranë Njësisë, nëpërmjet paraqitjes së formularit të deklarimit vullnetar janë:
- a) pasuri me burime të padeklaruara, të regjistruara në regjistrat publike;
- pasuri me burime të padeklaruara por që janë në proces regjistrimi;
- pasuri me burime të padeklaruara për të cilat janë lidhur kontrata shitjeje që nuk janë paraqitur për regjistrim sipas legjislacionit përkatës të fushës.
Deklarimi vullnetar i pasqyrave financiare
Subjektet e këtij ligji mund të rideklarojnë elemente të veçanta të aktiveve, të detyrimeve apo të kapitaleve të veta të pasqyrave financiare vjetore të shoqërisë, sipas përcaktimeve në udhëzimin e ministrit përgjegjës për financat, me synimin për të siguruar një paraqitje reale, të vërtetë dhe e drejtë të çdo elementi të aktiveve dhe të detyrimeve të këtyre pasqyrave.
Për të gjitha diferencat që rezultojnë si efekt i rideklarimit të elementëve të veçantë të aktiveve, detyrimeve apo kapitaleve të veta të pasqyrave financiare vjetore të shoqërive, të cilat detyrohen të kryejnë auditimin ligjor në bazë të kuadrit rregullator të fushës së auditimit ligjor, audituesit ligjorë, të cilët kanë audituar pasqyrat financiare vjetore të këtyre shoqërive përpara procesit të rideklarimit, janë të përjashtuar nga përgjegjësia lidhur me krijimin e këtyre diferencave, si rezultat i kërkesave të këtij ligji
Për çdo diferencë që lind nga gjendja reale me gjendjen aktuale kontabël, diferencë e cila jep efekt neto në rritje në të ardhura apo kapital, subjektit i lind detyrimi për pagesë të tatimit, sipas vlerës dhe modaliteteve kohore të parashikuara në nenin 16, të këtij ligji.
Çdo diferencë e kontabilizuar bazuar në kuadrin rregullator të kontabilitetit të sektorit privat për këtë qëllim do të klasifikohet si e ardhur e patatueshme apo shpenzim i pazbritshëm për qëllime të deklaratës së tatim fitimit apo tatimit të thjeshtuar të fitimit.
Shumat e detyrimeve ndaj ortakëve të shoqërisë, të rivlerësuara sipas dispozitave të këtij neni, mund të përdoren lirisht prej tyre për qëllime të biznesit apo personale.
Asnje rideklarim pozicionesh nuk mund te jape në periudhat e kaluara, periudhën korrente apo periudhat e ardhshme, efekte në rritjen e shpenzimeve apo elementeve te tjerë që reduktojnë fitimin tatimor apo TVSH-në e pagueshme.
Tatimi i posaçëm
Në rastet e deklarimit vullnetar të shumave në të holla dhe të depozitimit të tyre në llogaritë bankare, banka apo institucioni financiar mban një tatim të posaçëm prej:
- a) 7 për qind të shumës totale të deklaruar, për deklarime dhe pagesa të kryera në 4 muajt e parë nga hyrja në fuqi e ligjit;
- b) 10 për qind të shumës totale të deklaruar, për deklarime dhe pagesa të kryera pas 5 muajve nga hyrja në fuqi e ligjit.
Nëse subjektet që kanë bërë deklarimin vullnetar të shumave në të holla nëpërmjet depozitimit të tyre në llogari bankare, vendosin ti investojnë shumat e deklaruara në tituj shtetërorë, bono thesari apo obligacione jo më të vogla se 2 vjeçare, Banka e Shqipërisë në rolin e Agjentit Fiskal, mban një tatim të posaçëm prej:
-
- i) 5 për qind të shumës totale për invetime të bëra në katër muajt e parë nga hyrja në fuqi e ligjit;
- ii) 7 për qind të shumës totale për invetime të bëra pas katër muajve nga hyrja në fuqi e ligjit.
- Në rastet e deklarimit vullnetar të pasurive të tjera të luajtshme apo të paluajtshme të deklaruara vullnetarisht pranë Njësisë, tatimi i posaçëm paguhet, si më poshtë vijon:
- a) 7 për qind të vlerës së deklaruar, për deklarime dhe pagesa të kryera në katër muajt e parë nga hyrja në fuqi e ligjit;
- b) 10 për qind të vlerës së deklaruar, për deklarime dhe pagesa të kryera pas katër muajve nga hyrja në fuqi e ligjit.
- Bankat e nivelit të dytë apo institucionet financiare transferojnë të ardhurat nga pagesat e tatimit të posaçëm në kuadër të këtij ligji, në llogarinë e posaçme të thesarit, të ministrisë përgjegjëse për financat.
- Detyrimet tatimore të subjekteve përfituese, në lidhje me vlerën dhe llojin e pasurisë së deklaruar, konsiderohen të paguara rregullisht dhe autoritetet kompetente tatimore nuk mund të kërkojnë pagesën e detyrimeve të tjera shtesë ndaj atyre të paguara sipas përcaktimeve të këtij neni.
Legalizim i pasurive
Pasuritë e deklaruara vullnetarisht, që ndodhen jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, mund të legalizohen me pagimin e tatimit të posaçëm, sipas parashikimit të nenit 16, të këtij ligji. Pasuritë e legalizuar në këtë mënyrë mund të përdoren dhe administrohen lirisht sipas parashikimeve të legjislacionit përkatës. Për legalizimin e pasurive, sipas pikës 1, të këtij neni, subjektet e këtij ligji, personalisht apo nëpërmjet përfaqësuesve të tyre, plotësojnë formularin për deklarimin vullnetar të pasurive, sipas parashikimeve të nenit 9, të këtij ligji, dhe e paraqisin këtë deklarim në autoritetet përgjegjëse doganore kufitare për kryerjen e procedurave doganore, sipas legjislacionit në fuqi. Rregullat dhe mënyra e riatdhesimit të pasurive përcaktohen me udhëzim të ministrit përgjegjës për financat.
Deklarimet dhe veprimet e kryera në kuadër të legalizimit të pasurive nga ana e subjekteve përfituese, sipas këtij ligji, në lidhje me llojin dhe vlerën e pasurisë që deklarojnë vullnetarisht në formularin përkatës, nuk shërbejnë si indicie apo provë për ndjekjen apo procedimin penal dhe/ose administrativ të këtyre subjekteve.
Ndërprerja e procedurës së deklarimit vullnetar
Pocedura e deklarimit vullnetar konsiderohet e ndërprerë:
-
-
- me vetëdeklarim të subjektit, në çdo kohë, pas fillimit të procedurës së deklarimit vullnetar, pa pasur nevojë që të shprehë shkaqet e ndërprerjes;
- me vdekjen apo likuidimin e subjektit deklarues, sipas rastit;
- me përfundimin e afatit të zbatimit të ligjit dhe mosplotësimin e kushteve të parashikuara në pikën 1, të nenit 16, të këtij ligji.
-
Me ndërprerjen e procedurës së deklarimit vullnetar konsiderohet se procedura e deklarimit, në kuptim të këtij ligji, nuk ka filluar dhe subjekti nuk konsiderohet subjekt përfitues, në kuptim të këtij ligji.
Përfundimi i procedurës së deklarimit vullnetar
Procedura e deklarimit vullnetar përfundon me plotësimin njëkohësisht të këtyre kushteve:
-
- a) Me depozitimin në llogarinë përkatëse të shumave, sipas nenit 10, të këtij ligji, në rast se pasuria konsiston në shuma në të holla;
- Me pagimin e vlerës së tatimit të posaçëm, sipas nenit 16, të këtij ligji.
Me përfundimin e procedurës së deklarimit vullnetar, brenda 20 (njëzet) ditëve nga dorëzimi i dokumentacionit, sipas pikës 1, të këtij neni, Njësia lëshon vërtetimin përkatës të përfundimit të procesit të deklarimit vullnetar të pasurive, formati i të cilit miratohet me udhëzim të ministrit përgjegjës për financat.
Personi, në emër të të cilit është lëshuar vërtetimi për përfundimin e procesit të deklarimit vullnetar, konsiderohet subjekt përfitues për pasurinë, përkatësisht sipas llojit dhe vlerës së përcaktuar në vërtetimin përkatës për përfundimin e procesit të deklarimit vullnetar.
Pasuria për të cilën është lëshuar vërtetimi, në përfundim të procesit të deklarimit vullnetar, konsiderohet pasuri e deklaruar, në kuptim të këtij ligji.
Ja kush nuk përfiton nga amnistia
Subjektet që kanë detyrimin ligjor për deklarimin e pasurisë, në zbatim të ligjit nr.9049, datë 10.4.2003, “Për deklarimin dhe kontrollin e pasurive, të detyrimeve financiare të të zgjedhurve dhe të disa nëpunësve publikë”, të ndryshuar, si dhe personat në përbërje të certifikates familjare të tyre, në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji, si më poshtë vijon:
-
- a) Presidenti i Republikës, deputetët e Kuvendit, Kryeministri, Zëvendëskryeministri, ministrat e zëvendësministrat;
- b) Gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Prokurori i Përgjithshëm, Avokati i Popullit, anëtari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, anëtari i Këshillit të Lartë Gjyqësor, anëtari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, inspektori i Lartë i Drejtësisë dhe inspektorët e inspektoratit të Lartë të Drejtësisë, inspektori i Përgjithshëm i inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të interesit;
- c) Zyrtarët e nivelit të lartë dhe të mesëm drejtues, sipas legjislacionit në fuqi për nëpunësin civil, me përjashtim të organeve të vetëqeverisjes vendore;
ç) Prefektët, kryetarët e këshillave të qarqeve dhe kryetarët e bashkive;
-
-
- d) Drejtorët e drejtorive dhe komandantët e Forcave të Armatosura në Ministrinë e Mbrojtjes dhe në Shërbimin informativ të Shtetit;
- dh) Prokurorët, gjyqtarët, drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit të Përmbarimit Gjyqësor Shtetëror dhe drejtuesit e zyrave përmbarimore, brenda juridiksionit të çdo rrethi gjyqësor të shkallës së parë;
- e) Drejtuesit e institucioneve të pavarura publike dhe anëtarët e enteve rregullatore;
-
ë) Drejtori dhe zëvendësdrejtori i Policisë së Shtetit, drejtorët e përgjithshëm të Policisë së Shtetit, drejtorët e drejtorive në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, drejtorët e drejtorive vendore të Policisë së Shtetit, drejtuesi, hetuesit dhe oficerët e Policisë Gjyqësore të Byrosë Kombëtare të Hetimit, nëpunësit civilë gjyqësorë në gjykatat e posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe personeli administrativ i Prokurorisë së Posaçme;
-
-
-
- f) Drejtori i Përgjithshëm, zëvendësdrejtorët e përgjithshëm, drejtorët e drejtorive, në qendër dhe qarqe, në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave dhe në Drejtorinë e Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave;
- g) Drejtuesit e të gjitha niveleve të strukturave të kthimit e të kompensimit të pronave, të privatizimit dhe të regjistrimit të pasurisë;
- gj) Zyrtarët, që zgjidhen dhe emërohen nga Kuvendi, Presidenti i Republikës, Kryeministri, ministrat ose personat e barazuar me ta;
- h) Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, zëvendësguvernatori dhe anëtarët e këshillit mbikëqyrës të saj;
- i) Drejtuesit e institucioneve publike në varësi të institucioneve qendrore në nivel qarku;
- j) Administratorët e shoqërive anonime me pjesëmarrje të kapitalit shtetëror mbi 50 për qind dhe me më shumë se 50 punëtorë;
- k) Anëtari i institucionit të rivlerësimit (Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, Kolegji i Posaçëm i Apelimit dhe komisionerët publikë), Sekretari i Përgjithshëm, këshilltarët ekonomikë dhe ligjorë, si dhe personat e lidhur me ta, sipas ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë.”.
- Subjektet, të cilat kanë qenë mbajtëse të detyrave apo të funksioneve sipas përcaktimit të pikës 1, të këtij neni, si dhe personat në përbërje të gjendjes familjare të tyre, në datën 01.01.2022.
- Subjektet e ligjit nr.10192, datë 3.12.2009, “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar dhe trafikimit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, të ndryshuar.
- Personat e shpallur dhe personat, për të cilët ka filluar procedura e shpalljes, në zbatim të parashikimeve të ligjit 157/2013, “Për masat kundër financimit të terrorizmit”, të ndryshuar.
- Subjektet për të cilët ka filluar procedura penale për evasion në fushën tatimore dhe doganore.
- Subjektet të cilët janë verifikuar në përputhje me parashikimet e aktit normativ nr.1, datë 31.1.2020, të Këshillit të Ministrave, “Për masat parandaluese në kuadër të forcimit të luftës kundër terrorizmit, krimit të organizuar, krimeve të rënda dhe konsolidimit të rendit e sigurisë publike”, miratuar me ligjin nr.18/2020. /Monitor/
-
-