• Kontakt
Monday, November 10, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Fuga për samitin e BE për Ballkanin Perëndimor: Nuk mund të turpërohemi para botës

09:58 : 22/06/2022
në AKTUALITET, LAJMI I FUNDIT, POLITIKE

Profesori dhe akademiku Artan Fuga ka komentuar situatën e fundit në lidhje me Ballkanin e Hapur, ndërkohë që sot pritet të merret vendimi i tre liderëve Ramës, Vuçiçit dhe Kovaçevskit nëse do të marrin apo jo pjesë në Samitin e BE.

Me anë të një komenti në Facebook, Fuga shkruan nëse kryeministri Edi Rama bashkohet me “dy të tjerët, që nuk duan të shkojnë në samitin e Bashkimit Evropian, s’ka asnjë problem, duhet ta kuptojmë se një hall i madh e ka zënë që do të veprojë ashtu! Nuk mund të jetë Prometeu që pranon ta lidhin në shkëmb për t’ja ngrënë mëlçinë sorrat dhe korbat”.

Postimi i Fugës:

Fronti i Dytë!

Radha e gjërave është e qartë dhe e pastër si qelibari!

Lexo edhe:

Starmer: Do t’i mbyllim rrugët e Ballkanit për emigrantët e paligjshëm

Mesazhi i Belfastit: BE nuk e ka harruar Ballkanin Perëndimor

Nëse kryeministri bashkohet me dy të tjerët, që nuk duan të shkojnë në samitin e Bashkimit Evropian, s’ka asnjë problem, duhet ta kuptojmë se një hall i madh e ka zënë që do të veprojë ashtu! Nuk mund të jetë Prometeu që pranon ta lidhin në shkëmb për t’ja ngrënë mëlçinë sorrat dhe korbat!

E pse, për ne?! Në këtë rast ka një zgjidhje tjetër që është në respekt të angazhimeve të shtetit shqiptar, të vullnetit të milionave emigrantëve, si edhe të radhës të përfaqësimit që Kushtetuta shqiptare detyron: I takon Presidentit të marrë valixhen dhe t’i hypi avionit të linjës për të përfaqësuar Shqipërinë në Samit.

Po nëse edhe ky nuk e bën? Asgjë, duhet ta kuptojmë se edhe ai do ta kishte pasur një hall, nuk mund t’i hyjë detit këmbë! Në këtë rast Kushtetuta i jep të drejtë çdo grupi deputetësh të nxjerrin një përfaqësi për të kapur trenin në Shkup dhe me rrugë tokësore drejt e në Samit të kryejnë detyrimet e shtetit shqiptar dhe vullnetin e shprehur të kombit! Dihet që kur gjeneralët janë bllokuar për të bërë detyrën, u takon kapitenëve të marrin detyrën pa pyetur njeri! Ndryshe zihen në faj!

Por, nëse edhe këta nuk e bëjnë duke ditur se Kuvendi i Shqipërisë është prej kohe i paralizuar si organ?

Atëhere pa pikë problemi na lind e drejta si shoqëri dhe grup qytetarësh të nxjerrim një Fan Nol, një Fishtë, një Konicë, a ku e di unë, një Luigj Gurakuq, apo fantazmat e tyre të zbehta, por një grup qytetarësh të thjeshtë, Ceni, Moli, Tiku, Hasoni, Beni, etj., që t’i hipin anijes, t’u paguajmë navllon dhe drejt te dera e Samitit !

Ushtari i vetmuar në betejë vazhdon detyrën e tij, edhe pasi gjeneralët dhe kapitenët janë bllokuar!

Kushtetuta dhe ndërgjegja qytetare na thërret të zgjedhim e mbështesim një përfaqësi qytetare për të përfaqësuar kombin në Samit, nëse të zgjedhurit tanë kanë një hall që i ka zënë prej fyti!

Ja kjo është radha e punës! Të shohim si do vejë!

Sepse nesër dikush mund të thotë se nuk shkoj as në mbledhjen e Natos! Por, jo as në mendje mos ta çojë. Por, jooooo, nuk është dëshirë është detyrim sepse ligji pastaj kur koha vjen ta mat kokën me pe për veprim ose mosveprim në dëm të interesave kombëtare!

Shteti dhe interesi i tij nuk barazohet me vullnete nëpunësish, apo me teka, apo edhe me pamundësi të tyre! Hap krahun – thotë!

Sepse po ndodhi, atëhere kemi hapur frontin e dytë kundër Perëndimit, aleatëve tani dhe vetë Natos, fronti e parë e kanë hapur në Ukrainë duke martirizuar një popull, frontin e dytë e hapkan në Ballkan disa minishtete!

Nuk është në nderin tonë që të turpërohemi para gjithë botës pasi jemi nderuar duke pritur hebrenj, sirianë, afganë, etj!

Etiketa: ballkani perendimorfugasamiti i be

Lajme të lidhura

BOTA

Starmer: Do t’i mbyllim rrugët e Ballkanit për emigrantët e paligjshëm

19:13 : 22/10/2025
AKTUALITET

Mesazhi i Belfastit: BE nuk e ka harruar Ballkanin Perëndimor

09:04 : 11/10/2025
AKTUALITET

Raporti i BB: Ngadalësohet ekonomia e Ballkanit Perëndimor

20:31 : 08/10/2025
AKTUALITET

Ekonomia e Ballkanit Perëndimor ngadalësohet në 2026, mungesa e fuqisë punëtore mbetet sfidë

12:00 : 07/10/2025
AKTUALITET

Liderët e Ballkanit Perëndimor mblidhen sot në Durrës për Samitin Bërdo-Brioni

09:52 : 06/10/2025
BOTA

Samiti i BE: Fokusi çështjet e sigurisë dhe lufta në Ukrainë

08:44 : 03/10/2025
Para

Të shtëna me armë zjarri, plagoset në mes të qytetit emigranti

TË GJITHA

Zgjedhjet e pjesshme lokale/ Të rinjtë indiferentë, vendosin të moshuarit mbi 65 vjeç

10:01 : 10/11/2025

Sa do të zgjasin ditët me shi? Meteorologia: Do ketë reshje ekstreme, ja zonat më të rrezikuara

09:59 : 10/11/2025

Arka me peshk e Rovenës dhe 50 milionë eurot e Belindës. Dy gra, dy peshore drejtësie!

09:52 : 10/11/2025

Përplasen dy trena me 800 pasagjerë në Sllovaki, dhjetëra të plagosur

09:44 : 10/11/2025

Sokol Sadushi fshehu informacione të rëndësishme për Asim Vokshin? Reagon KED: Akuza të pabazuara

09:42 : 10/11/2025

‘I kontribuat demokracisë në Kosovë’/ Kurti reagon për rezultatin e balotazhit zgjedhor

09:40 : 10/11/2025

Shqipëria ëndërron Botërorin/ Kombëtarja nis sot përgatitjet për ndeshjet e fundit kualifikuese

09:31 : 10/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com