• Kontakt
Friday, August 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Pse Rusia nxit rritjen e çmimeve të gazit në Evropë dhe Britani?

08:24 : 20/06/2022
në BOTA

Çmimet e gazit në Evropë dhe Britani janë në rritje e sipër, pasi Rusia ka thënë se kapaciteti i gazsjellësit Rrjedha Veriore 1, i cili çon gazin direkt në Gjermani, mund të zvogëlohet për gati 60 për qind. Kjo gjë nënkupton zvogëlim të furnizimeve me gaz në Evropë.

Historikisht, Evropa është varur nga Rusia për gati 40 për qind të gazit natyror që i duhet. Pjesa më e madhe është dërguar përmes gazsjellësve, përfshirë atë Yamal, i cili kalon Bjellorusinë dhe Poloninë për të arritur në Gjermani, më pas gazsjellësi, Rrjedha Veriore 1, që arrin direkt në Gjermani, dhe gazsjellës tjerë që kalojnë nëpër Ukrainë.

Një rrjet tubacionesh ndërlidhëse lidhin më pas tregjet e brendshme të gazit në Evropë.

Jo të gjitha shtetet marrin gazin drejtpërdrejt nga Rusia, mirëpo nëse shtetet sikurse Gjermania – blerësja kryesore e gazit rus në Evropë – merr më pak gaz, ato duhet të analizojnë menjëherë mundësi tjera.

Si rezultat, ndryshimet në furnizime ruse mund të shkaktojnë paqëndrueshmëri si në Britani, ashtu edhe në Evropë, ndonëse Britania furnizohet për katër për qind më pak me gaz rus.

Lexo edhe:

Putin zhvendos 4 bombardues bërthamorë afër Europës, lëvizja shihet si përgjigje ndaj Trump

Shqipëria me pensionet më të ulëta në Europë

Furnizime më të pakta ruse nënkuptojnë më pak rezerva edhe në Norvegji, ndër furnizueset kyçe të gazit.

Çfarë është duke ndodhur tani?

Rusia veçse ka nisur të zvogëlojë furnizimet në Evropë që prej gjysmës së dytë të vitit 2021, pasi në tre gazsjellës është ulur sasia për 20 për qind, në krahasim me gjysmën e dytë të vitit 2020.

Çmimet evropiane të gazit janë rritur më 2021, pasi furnizimet nuk kanë qenë në linjë me kërkesën e nxitur nga rimëkëmbja e ekonomisë, pas pandemisë së koronavirusit.

Pavarësisht furnizimeve më të vogla, kompania shtetërore e gazit në Rusi, Gazprom, ka thënë se është duke zbatuar të gjitha kontratat afatgjata dhe kompanitë evropiane të kontaktuara nga agjencia e lajmeve Reuters, kanë konfirmuar vitin e kaluar të njëjtën gjë.

Mirëpo kjo gjë ka ndryshuar pas pushtimit rus në Ukrainë, veprim që Moska e quan “operacion special ushtarak”.

Këtë vit, Moska ia ka ndalur gazin Bullgarisë, Polonisë, Finlandës, furnizuesit danez, Orsted, kompanisë holandeze, Gasterra dhe kompanisë Shell, pasi të gjitha këto subjekte kanë refuzuar kërkesën e Kremlinit për të paguar në rubla – si përgjigje ndaj sanksioneve evropiane.

Shumë kompani sikurse Uniper dhe RËE e Gjermanisë, si dhe Eni e Italisë, i kanë bërë pagesat nën skemën e re të Rusisë dhe kanë vazhduar të sigurojnë gaz.

Kur kryeministri italian Mario Draghi, ka akuzuar Moskën për përdorim të gazit për qëllime politike, Rusia ka thënë se furnizimet më të vogla janë të nevojshme për shkak të vonesave në kthim të pajisjeve që janë dërguar për riparime. Furnizimet me gaz nga Rusia në Evropë, përmes tre gazsjellësve, kanë rënë për 26 për qind në muajin qershor, në krahasim me muajin maj.

Mirëpo ulja e sasisë përmes Rrjedhjes Veriore 1 ka ndikuar më së shumti në rritje të mëdha çmimesh.

Çfarë alternativa ekzistojnë?

Bashkimi Evropian synon t’i japë fund varësisë nga lëndët djegëse ruse deri më 2027 dhe ka nisur të analizojë alternativa, sikurse rritja e importeve të gazit të lëngshëm natyror (LNG).

Rritja e importeve të gazit të lëngshëm natyror ka shkuar në 58 për qind në pesë muajt e parë të vitit 2022, në krahasim me nivelet e vitit 2021, kanë treguar të dhënat e kompanisë Refinitiv.

Mirëpo Evropa ka kapacitete të kufizuara për pranim të gazit të lëngshëm natyror dhe çështja e furnizimeve është bërë më shqetësuese pasi Freeport LNG, operator i një fabrike të madhe eksporti në Shtetet e Bashkuara, ka thënë javën e kaluar se do të duhen të paktën 90 ditë për të rifilluar funksionimin e pjesshëm pas një shpërthimi ditë më parë. /Rel/

Etiketa: ekonomiaeuroparubla ruse

Lajme të lidhura

BOTA

Putin zhvendos 4 bombardues bërthamorë afër Europës, lëvizja shihet si përgjigje ndaj Trump

19:35 : 04/08/2025
AKTUALITET

Shqipëria me pensionet më të ulëta në Europë

13:23 : 04/08/2025
BOTA

Ekonomia amerikane kalon pritshmëritë, rritet me 3% në tremujorin e dytë

16:42 : 30/07/2025
BOTA

Ekonomia amerikane po lulëzon pavarësisht shqetësimeve së tarifave

16:53 : 28/07/2025
BOTA

Analiza: Europa po tregohet e butë me Azerbajxhanin për të shmangur blerjen e gazit rus

18:45 : 27/07/2025
SPORT

Mundësi e artë për Egnatian, grupet e Europës jo vetëm një ëndërr për kampionët

15:23 : 26/07/2025
Para

“Goditje e rëndë”, DW: Humbje e ndjeshme për Macron në zgjedhjet parlamentare

TË GJITHA

Protagonist i titullit kampion me Tiranën, Kristijan Toshevski kthehet në futbollin shqiptar

19:44 : 08/08/2025

Analiza: Çfarë e frikëson me të vërtetë Putin pas tre vjet e gjysmë lufte në Ukrainë?

19:34 : 08/08/2025

SPAK kontrolle te “Klajdi Resort”, i sekuestrohet telefoni pronarit Orman Kokoshi

19:21 : 08/08/2025

Zyrtare/ Sherif Kallaku rikthehet në Superiore, firmos me Vllazninë

19:21 : 08/08/2025

VIDEO/ Hajdutët shkatërrojnë gjithçka për të vjedhur kukullat “Labubu”

18:59 : 08/08/2025

Vetëm 16 vjeç, mesfushori shqiptar bën debutimin e tij në SHBA

18:49 : 08/08/2025

Kosovë/ Kushtetuesja: Kreu i Kuvendit zgjidhet me votim të hapur, kandidati të votohet deri në 3 herë

18:49 : 08/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com