• Kontakt
Sunday, July 27, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi SHOW BIZ

“Familja nuk e dinte ku isha”/ Alban Skënderaj zbulon historinë që i ndryshoi jetën

08:53 : 19/06/2022
në SHOW BIZ

Lexo edhe:

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

Vetëvrasja e 41-vjeçares në Durrës, reagon Alban Skënderaj

A Live Night’ erdhi edhe këtë të shtunë me një nga artistët padyshim më të dashur të publikut. Jo vetëm për muzikën dhe artin e mirë që sjell, por Alban Skënderaj ka ruajtur gjithmonë një imazh shumë të pëlqyer nga audienca të të gjitha moshave prej vitesh.

Këngëtarin dhe producentin e kemi parë shumë rrallë në dalje televizive apo intervista, ndaj kjo e ‘A Live Night’ ka rrëfime shumë speciale dhe të padëgjuara  më parë nga artisti.

Një ndër to ishte një histori që nuk është treguar kurrë më parë nga Albani, në fëmijërinë e tij. Një hap në dukje ‘i çmendur’, por që një producent të tillë e kemi falë guximit që ai tregoi.

“Historia ime është aq sa e zakonshme për shqiptarët aq edhe shumë interesante ndoshta për dikë që nuk e njeh Shqipërinë. Unë ika pa lejen e prindërve, jetonim në Vlorë dhe ika pa mbushur 15 vjeç me një shokun tim.

Vajtëm të shikonim çfarë ndodhte, në atë periudhë ishin trazirat e ’97-ës dhe donim të shikonim çfarë ndodhte me anijen me kuriozitetin e një adoleshenti të papërgjegjshëm dhe të papjekur.

Aty anijet ishin super plot ,njerëzit kishin ditë që ishin brenda dhe donin të iknin. Unë nuk mendoja kurrë që do kisha shans të hipja, sepse ajo ishte marrë nga shumë njerëz të rrezikshëm me armë. Ndodhi që një shok i vëllait tim më tha “Je vëllai i Martinit? Po, hajde mund të hipësh.”

Aty kam përshtypjen ishte momenti kulmor i jetës time, pasi ndryshimi që mori jeta ime në ato momente është shumë i madh. Unë nuk do isha sot ky që jam nëse nuk do kisha bërë atë hap. Rruga ka qenë e sikletshme, për pak rashë në det, u prish anija, filloi të merrte ujë, një histori e jashtëzakonshme, pastaj na shpëtuan anijet italiane.

Dy-tre javë nuk kam pasur kontakt me familjen. Unë isha 2-3 orë larg vëllezërve që jetonin në Itali, ndërkohë që ata ishin 8-9 orë larg më kërkonin, ndërkohë unë isha shumë afër tyre.

Një ditë pasi u nis anija ku isha unë, u nis dhe anija e Otrantos që u mbyt dhe nuk e dinin a isha në atë anije. Dikush i kishte thënë që isha në atë anije. Pastaj kam ndejtur një muaj në kamp me shqiptarët me lloj-lloj natyra njerëzish.

Ishin vitet kur shqiptarët kishin nevojë të emancipoheshin. Kur mendoj sot, them që kam qenë i fortë, them që jam i fortë dhe ndonjëherë kur përkëdhelem dhe merrem me dobësitë e mia emocionale, i kujtoj vetes ca momente shumë intensive dhe më ndihmon shumë.

Pastaj pata fatin që të lidhesha me familjen pas një kohe të gjatë, me vëllezërit dhe pastaj historia ime nga ai moment vazhdoi me vështirësi të tjera, por gjithmonë me këmbëngulje dhe me besim.

Më duhej të punoja që 15-16 vjeç. Kam bërë shumë punë, nuk kam qenë shumë punëtor në kuptimin fizik, kam qenë i brishtë , meditativ. Kur punoja mendoja shumë, nuk kisha atë fokusin e një punëtori të devotshëm. Isha ëndërrimtar.

Kam bërë shumë punë, nga kamarier, parkues makinash, kam punuar në pastiçeri, bare, në hotel, fabrika mobiljesh. Shumë lloje punësh, por ndërkohë dhe jam munduar të kultivoj pasionin për muzikën, të dal me miqtë, të blej një motor, të blija rrobat e mia, mundohesha fort edhe pse isha pa prindërit.

Kjo disi më ka ndihmuar që të mos humbasim kontaktin me artin. Italia më dha pasionin e madh për artin, u njoha me muzikantë, me muzikën italiane, sidomos në koncertet e mëdha ku kurseja për të blerë një biletë e cila ishte e shtrenjtë për mua.

Kurset mundohesha ti paguaja vetë, kur e mendoj sot për një fëmijë të asaj moshe jam shumë krenar.”

Etiketa: Alban Skenderaj

Lajme të lidhura

AKTUALITET

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

12:37 : 01/04/2024
SHOW BIZ

Vetëvrasja e 41-vjeçares në Durrës, reagon Alban Skënderaj

16:25 : 06/01/2024
SHOW BIZ

Vrasja e Mimoza Pajës/ Alban Skënderaj: Dha shpirt duke sakrifikuar për familjen

10:44 : 15/03/2023
SHOW BIZ

“Do jetë historike”, Alban Skënderaj jep lajmin e madh

13:03 : 17/10/2022
SHOW BIZ

Dafina Zeqiri dhe Alban Skënderaj sjellin këngën e shumëpritur

18:46 : 15/10/2022
SHOW BIZ

Rrëfehet Alban Skënderaj: Anija e Otrantos u mbyt, humba kontaktet me familjen

11:47 : 21/06/2022
Para

Merkel: Më vjen keq që ndikimi im mbi Putinin u zbeh në fund të mandatit

TË GJITHA

Siria do të mbajë zgjedhjet e para parlamentare që nga rrëzimi i Assadit

22:54 : 27/07/2025

“Pronari i lokalit i theu shpatullën, e rrahën 15 vetë”/ Vëllai i policit: Kamarierin nuk e qëlloi Ardiani

22:44 : 27/07/2025

Polici dhunoi kamarierin në Vlorë/ Mësuesja: Në qytetin tim njerëzit çdo gjë përpiqen ta zgjidhin me dhunë

22:29 : 27/07/2025

Vrasja e Elis Rroshkodolit, hakmarrje për krimin e para një dekade

22:11 : 27/07/2025

U fut me not në det dhe nuk doli më në breg/ Zhduket 57-vjeçari në Sarandë

22:01 : 27/07/2025
Dy drejtuesit e koalicionit Nisma “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj dhe Endrit Shabani

“U kërcënova me jetë nga Lapaj, babai dhe kushërinjtë”/ Shabani: Po përgatis dosje, grupe kriminale…

21:51 : 27/07/2025

E rëndë/ Gjendet i mbytur në liqenin e Shkodrës një 26-vjeçar

21:33 : 27/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com