• Kontakt
Saturday, May 17, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

EMRI/ Dënohet 1 vit e 4 muaj burg ish-drejtori i burgut të Lushnjës

15:34 : 16/06/2022
në AKTUALITET, KRONIKE, LAJMI I FUNDIT, POLITIKE

Judmir Shurdhi, ish-drejtor i Burgut Lushnje është dënuar me dy vite burg. Por, për shkak të gjykimit të shkurtuar ai do të qëndrojë pas hekurave për një vit e katër muaj. Fajtor është shpallur edhe  Krenar Gozhina, për kryerjen e veprës penale të “Shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo  ankande publike” në bashkëpunim (per tenderin e vitit 2018 per sherbimin e transportit te punonjesve).  Kozhina është dënuar me katër muaj burgim.

Me tre muaj burg u dënua e Miranda Idrizi. Për Erion Çelën është caktuar shërbim prove, kurse për Xhejsika Kajën është vendosur detyrim për të kryer punë me interes publik prej 60 orësh.

Në dhjetor të vitit të shkuar, SPAK mbylli hetimet dhe dërgoi për gjykim dosjen kundër ish-drejtorit të burgut të Lushnjes dhe pesë personave të tjerë, zyrtarë të akuzuar për shkelje të barazisë në tendera.

SPAK deklaroi në atë kohë se nga hetimet ka rezultuar se Judmir Shurdhi, i cili ishte drejtor në vitin 2020 kur u zbulua shkelja ka shpërdoruar detyrën lidhur me zhvillimin e tenderit për transportin e punonjësve pasi ka ngarkuar të njëjtët persona të jenë në cilësinë e anëtarit të Njësisë së prokurimit dhe Komisionit të vlerësimit të ofertave, ka miratuar shkeljet ligjore të kryera prej tyre, si në vitin 2018 ashtu edhe në vitin 2019, si dhe ka ushtruar presion për kualifikimin e një operatori që mori pjesë në garë.

NJOFTIMI I SPAK-ut:

Lexo edhe:

Ish-kongresmeni George Santos dënohet me shtatë vjet burg

Akuzohet për krime lufte në Kosovë/ Ish-gardiani Dragisha Milenkoviç dënohet me 7 vite burg

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, pasi ka kryer hetime në kuadër të procedimit penal nr. 26 të vitit 2020, në bashkëpunim me Drejtorinë e Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në Burgje, ka arritur të sigurojë prova të mjaftueshme dhe të kërkojë dërgimin e çështjes për gjykim, në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, të 6 (gjashtë) shtetasve, si vijon:Judmir Shurdhi, me cilësinë e titullarit të IEVP Lushnje, në kohën e ndodhjes së ngjarjeve, për kryerjen e veprave penale “Shpërdorimi i detyrës’ dhe “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” kryer në bashkëpunim, parashikuar respektivisht nga nenet 248 dhe 258 e 25 të Kodit Penal;

Mariglen Myftari, Erjon Çela, Miranda Idrizi, punonjës të IEVP Lushnje dhe Krenar Gozhina ish punonjes në IEVP Lushnje, për veprën penale “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 258 e 25 i Kodit Penal;

Mariglen Myftari për veprën penale “Korrupsioni pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike” parashikuar nga neni 259 i Kodit Penal;

Xhesika Kaja, për veprën penale “Moskallzimi i krimit” parashikuar nga neni 300 paragrafi i parë i Kodit Penal.

Nga hetimi, ka rezultuar se në procedurat e prokurimit me objekt: “Shërbim i transportit të punonjësve të rolit bazë”, me vlerë të fondit limit 3 163 333 lekë, të zhvilluar në vitin 2018, si dhe me objekt: “Shërbimi i transportit të punonjësve me uniformë” me vlerë të fondit limit 3 395 800 lekë pa tvsh, të zhvilluar në vitin 2019, nga Institucioni i Ekzekutimit të Vendimeve Penale, Lushnje, janë evidentuar shkelje ligjore, të kryera nga shtetasit e mësipërm, të cilat formojnë elementët e veprave penale për të cilat janë akuzuar.

Konkretisht ka rezultuar se shtetasi Judmir Shurdhi, në cilësinë e titullarit të autoritetit kontraktor, ka ngarkuar të njëjtët persona të jenë në cilësinë e anëtarit të Njësisë së prokurimit dhe Komisionit të vlerësimit të ofertave, ka miratuar shkeljet ligjore të kryera prej tyre, si në vitin 2018 ashtu edhe në vitin 2019, si dhe ka ushtruar presion ndaj vartësve të tij në vitin 2019 për kualifikimin e operatorit V.K. person fizik.

Anëtarët e Njësisë së Prokurimit, njëkohësisht edhe anëtarë të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave kanë kryer një sërë shkeljesh në kundërshtim me kuadrin ligjor në fushën e prokurimit publik, duke shkelur barazinë dhe lirinë e pjesëmarrësve në tendera me qëllim kualifikimin e operatorit ekonomik V.K., person fizik në këto tendera, në bashkëpunim në vitin 2019 edhe me shtetasen Miranda Idrizi, anëtare e vetme e Komisionit të Shqyrtimit të Ankesave.

Shtetasi Mariglen Myftari, në cilësinë e anëtarit të Njësisë së Prokurimit dhe të anëtarit të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, në vitin 2019, ka kërkuar nga operatori ekonomik pjesëmarrës i vetëm në të dy procedurat e mësipërme të prokurimit, një shumë parash me qëllim shpalljen e tij fitues dhe në mungesë të dhënies së këtij përfitimi, ka proceduar me skualifikimin e tij.

Shurdhi përfundoi në pranga edhe në korrik të vitit 2019 kur për shkak të lirmit nga burgu  para kohe të të dënuarit për vrasje Lulzim Caka, i njohur ndryshe si i “forti i Beratit” ai dhe vartësite  tij u arrestuan.

Arrestimi erdhi pasi nuk kishin  llogaritur mirë dënimin për Cakën, i cili duhet të qëndronte në qeli edhe 4 muaj e 22 ditë.  Skandalin e bëri publik ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj gjatë një deklarate për mediat, duke shtuar se, Caka ishte liruar 4 muaj e 22 ditë para kohe, ndërsa vuante një dënim prej 25 vitesh burg.

Etiketa: 1 vit e 4 muajdënohetJudmir Shurdhi

Lajme të lidhura

BOTA

Ish-kongresmeni George Santos dënohet me shtatë vjet burg

21:09 : 25/04/2025
RAJONI

Akuzohet për krime lufte në Kosovë/ Ish-gardiani Dragisha Milenkoviç dënohet me 7 vite burg

15:41 : 16/04/2025
BOTA

VENDIMI/ Marine Le Pen i ndalohet të garojë për presidente! Dënohet dhe me 4 vite burg, por…

13:41 : 31/03/2025
AKTUALITET

Vrasja e Stiven Toshkëzit, dënohet me 18 vite burg autori

21:39 : 30/03/2025
AKTUALITET

Korrupsion në zgjedhje/ Dënohet me 1 vit burg kryebashkiaku socialist i Rrogozhinës

13:57 : 24/01/2025
AKTUALITET

Ish-kryebashkiakja e Patosit dënohet me 2 vite burg, por nuk do qëndrojë asnjë ditë në qeli

19:16 : 15/01/2025
Para
Foto: Netflix

“Squid Game” vjen si reality show, fituesi merr shumën marramendëse me vete

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Donald Trump: Nëse Rusia nuk pranon paqen do të ketë sanksione të ashpra

19:02 : 17/05/2025

Prostitucion, drogë dhe grabitje, shkatërrohet banda italo-shqiptare në Bergamo

18:52 : 17/05/2025

Finalja e FA Cup/ Crystal Palace në avantazh ndaj Man.City-t, Marmoush gabon nga penalltia

18:39 : 17/05/2025

Përfundon numërimi i votave në Lezhë/ Flamur Noka dhe Taulant Balla përplasen fizikisht

18:35 : 17/05/2025

Vrasësi serial u ekzekutua në Florida, fjalët e fundit ia drejtoi Trumpit

18:32 : 17/05/2025

Parashikimet për fituesin e “Eurovision 2025” pak orë para finales së madhe

18:16 : 17/05/2025

Axhenda për javën e ardhshme, Tirana programon miqësore me ekip tjetër nga Kategoria e Parë

18:08 : 17/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com