• Kontakt
Friday, June 27, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

DETAJE/ Armët u jepeshin grupeve me pagesë, si u arrestuan 2 zanatçinjtë në punishte

12:20 : 16/06/2022
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, VIDEO

Një punishte që shërbente për modifikimin e armëve të zjarrit është zbuluar nga policia e Tiranës, që ka arrestuar dy persona.

Në ambientin në fjalë në Kodër Mëzez është sekuestruar arsenal armësh, municion luftarak, pjesë silenciatori dhe pjesë të ndryshme armësh.

Në pranga u vunë Ervis Bakalli, 30 vjeç, dhe Dorian Kalo, 45 vjeç. Të dy, banues në kryeqytet, ata akuzohen për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municioneve”, kryer në bashkëpunim.

Arrestimet

Lexo edhe:

U kap në punishten e armëve në Tiranë, dëshmia në gjykatë: Unë jam berber

Punishtja e armëve/ Kush është Doriani, dëshmia e bashkëpunëtorit të drejtësisë

Në një njoftim për mediat, kreu i Policisë së Tiranës, Lorenc Panganika dhe detaje lidhur me aksionin e koduar “Silent”, të cilin ai e cilësoi “shumë të rëndësishëm”.

Ai tha se aksioni nga Sektori kundër Krimeve të Rënda ndaj Jetës dhe Pronës në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë erdhi mbi bazën e informacioneve policore se në një banesë në rrugën ‘Shaqir Shima’, në Kodër Mëzez, ushtrohej aktivitet kriminal për prodhimin, shitjen dhe tregtimin e armëve të zjarrit.

“Pas verifikimeve të informacioneve policore, në datën 15.06.2022 u organizua puna dhe u ushtrua kontroll në banesën e shtetasit Ervis Bakalli, në rrugën ‘Shaqir Shima’, në Kodër Mëzez. Në një ambient brenda rrethimit të banesës së këtij shtetasi, të përshtatur si punishte, u konstatuan makineri si: torno, freza dhe vegla të tjera pune që shërbenin për prodhimin dhe modifikimin e pjesëve/mekanizmave të armëve të zjarrit, si dhe për prodhimin e silenciatorëve të armëve. Në momentin e ndërhyrjes nga shërbimet e Policisë, në këtë ambient janë gjetur duke punuar shtetasit Ervis Bakalli dhe Dorian Kalo, të cilët u arrestuan në flagrancë”, sqaroi kreu i policisë së Tiranës.

Banesa ku ishte punishtja

Sekuestrimet

Gjatë kontrollit të ambienteve të punishtes dhe ambientit përpara rrethimit të banesës së Ervis Bakallit, ku ishte i parkuar dhe automjeti në përdorim nga ky shtetas, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale: 8 armë zjarri të llojit pistoletë, 3 armë zjarri automatike, 4 zhurmues si ato të armëve të zjarrit pistoletë, silenciatorë, pjesë të ndyshme armësh, një thikë, makineria që shërbente për prodhimin dhe modifikimin e pjesëve të armëve të zjarrit, municion luftarak dhe sende të tjera prej metali që përdoren për modifikimin dhe prodhimin e silenciatorëve të armëve të zjarrit, valixhe me pjesë armësh për modifikim, një sasi parash dhe sende të tjera të kundërligjshme.

Hetimet

Të gjitha armët dhe sendet e tjera të sekuestruara do të dërgohen në Institutin e Policisë Shkencore, për ekzaminime të mëtejshme, për të vërtetuar nëse këto armë janë përdorur në ngjarje kriminale të ndodhura më parë.

Sipas bluve, aksesorët për modifikimin e armëve dhe silenciatorëve vijnë në rrugë ilegale, nga jashtë vendit.

Nga hetimet e deritanishme dyshohet se këto armë bliheshin nga persona me precedent të theksuar kriminal, anëtarë të grupeve kriminale, me qëllim kryerjen e veprave të rënda penale kundër personit.

Kreu i policisë së Tiranës njoftoi se, hetimet për rastin vijojnë në bashkëpunim me agjencitë ligjzbatuese brenda dhe jashtë vendit.

Etiketa: Dorian KaloErvis Bakalli

Lajme të lidhura

Banesa ku ishte punishtja
AKTUALITET

U kap në punishten e armëve në Tiranë, dëshmia në gjykatë: Unë jam berber

12:34 : 18/06/2022
Banesa ku ishte punishtja
AKTUALITET

Punishtja e armëve/ Kush është Doriani, dëshmia e bashkëpunëtorit të drejtësisë

14:12 : 16/06/2022
AKTUALITET

Depo e armëve në Tiranë, dy të arrestuar (Emrat)

11:44 : 16/06/2022
Para
Getty Images for dcp

Reperi i njohur rrëfen betejën e vështirë me alkoolin: Nuk ngrihesha dot

TË GJITHA

Paralajmërimi i Kushtetueses për Kuvendin, Albin Kurti fton në takim krerët e partive

10:37 : 27/06/2025

Pajtime Fetahu mbetet në burg, Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e ish-gjyqtares

10:33 : 27/06/2025

Sizmiologu Dushi: Tërmetet, vazhdimësi e lëkundjes së 24 Qershorit. Pasgoditjet do të vijojnë

10:31 : 27/06/2025

VIDEO/ Flamur Noka paraqitet në SPAK

10:26 : 27/06/2025

Shiste kokainë në zona të ndryshme të Vlorës, arrestohet 58-vjeçari (EMRI)

10:26 : 27/06/2025

Gjykata e Lartë rrëzon nënë e bijë, lë në sekuestro vilën e Xoxave në Qerret

10:16 : 27/06/2025

Izraeli bën bilancin e goditjes së Iranit: Vramë 11 shkencëtarë dhe 30 zyrtarë të lartë

10:15 : 27/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com