• Kontakt
Saturday, June 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

”E Fortë si Grua”/ ESD publikon nesër raportin mbi rezultatet e projektit

11:53 : 15/06/2022
në AKTUALITET

ESD Albania prezanton gjetjet e raportit studimor mbi impaktin e zbatimit të metodës ESD në shkolla
Studimi mbështetet në opinionet e 1058 nxënësve/nxënëseve nga 9 shkolla të Shqipërisë pas pjesëmarrjes në trajnimet ESD

Një raport studimor i cili u hartua me kontributin e nxënësve/nxënëseve dhe mësuesve nga 9 shkolla në Shqipëri, lidhur me impaktin e zbatimit të metodës ESD (Fuqizim nëpërmjet Vetëmbrojtjes) në këto shkolla nxorri në pah rëndësinë e kësaj metode në parandalimin dhe mbrojtjen nga dhuna  si dhe uljen e bullizmit dhe efekteve të tij.

Gjetjet e raportit do të prezantohen nesër, 16 Qershor 2022, ora 11:00 në ambientet e sallës së koncertit të shkollës Servete Maçi. Të ftuar në këtë event do të jenë shkollat pjesëmarrëse të këtij projekti, nënkryetarja e Bashkisë së Tiranës dhe përfaqësues të UN Women në Shqipëri.

Raporti studimor u realizua në kuadër të projektit “E Fortë si Grua” që gjatë muajit Nëntor, Dhjetor ndërmori një tur në disa qytete të Shqipërisë.
Sipas perspektivës së nxënëseve/nxënësve të cilët u trajnuan, metoda ESD I) ndryshon perceptimet personale dhe transformon sjelljet dhe qëndrimet (II) Rrit ndjenjën e sigurisë (III) Rrit ndjenjën e vetëbesimit, fuqizimit dhe forcës (IV) Redukton stresin dhe përmirëson marrëdhëniet me mësuesit.

Gjetjet e studimit u fokusuan gjithashtu në këndvështrimin e mësueseve/mësuesve të trajnuar mbi këtë metodologji.
Sipas tyre, ESD (Fuqizimi përmes Vetëmbrojtjes) është një burim për formimin e mëtejshëm personal, për rritjen dhe përmirësimin personal dhe profesional si dhe është një strategji e mirë kundër bullizmit në shkolla.
Rezultatet e raportuara nga thuajse 100% e nxënësve të trajnuar, të cilët thanë se janë prekur pozitivisht në perceptim dhe sjellje për rritjen e vetëbesimit, ndjenjës së sigurisë¸ndërgjegjes etj., janë sinjal pozitiv që inkurajojnë më tej bindjen se ESD është  mjeti i duhur për t’u implementuar në çdo mjedis për të eleminuar kulturën e dhunës në shoqërinë tonë.

Lexo edhe:

Ofrimi i shërbimeve online, raporti i KLSH: Institucionet, vonesa në kërkesat e përditësimeve

Raporti për zgjedhjet, Boçi: PE e shqetësuar! Krimi i organizuar vendos fatet politike

Konteksti në të cilin u zbatua metoda ESD ka marrë në konsideratë situatën aktuale ne shkollat Shqiptare. Forma më e zakonshme e dhunës në shkolla është verbale dhe psikologjike. Pamvarësisht se brenda ambientit të shkollave, dhuna mbahet nën kontroll, kjo nuk do të thotë se nuk ekziston, raportimet tregojnë për nivele të larta të dhunës mes të rinjve, e cila shprehet, jashtë ambienteve të shkollës. Ajo që mund të nisë si një konfrontim verbal ose psikologjik brenda shkollës rrezikon të përshkallëzohet në dhunë fizike jashtë saj. (Shembull: një nga pjesëmarrësit e fokus grupit me studentë të patrajnuar, një djalë 15-16 vjeç, i kishte thyer të dy gishtat në të dyja duart dhe i kishte futur në gips. Kur u pyet pse, ai u përgjigj se një djalë i tha gjëra të pakëndshme, kështu që ai ia tregoi qejfin. “Duhet ta shihni djalin tjetër201D)

Për më tepër, në shoqërinë shqiptare mbizotërojnë norma të ndryshme shoqërore dhe një kulturë pranimi dhe tolerance ndaj dhunës që e përjetëson atë. Kjo është veçanërisht e vërtetë për sa i përket dhunës së ‘merituar’. Norma të tilla kanë të bëjnë me legjitimitetin e dhunës për vetëmbrojtje, agresionin si vlerë dhe bindjen ndaj autoritetit. Për sa i përket dhunës me bazë gjinore, disa norma sociale justifikojnë dhe përjetësojnë dhunën dhe stereotipet gjinore. Këto norma përfshijnë nderin e mashkullit, burrin si mbrojtës i familjes, seksualitetin dhe dhunën seksuale si temë tabu, dhunën seksuale si turp, fajësimin e viktimave dhe aksiomën e zakonshme që “djemtë do të jenë djem”. Si hulumtimi në zyrë ashtu edhe hulumtimi në terren e mbështesin këtë deklaratë.

Projekti “E Fortë si Grua”

Projekti ‘E fortë si grua’, gjatë një fushate dhe turi që u zhvillua në muajin Nëntor, Dhjetor 2021, zhvilloi trajnime dhe rriti ndërgjegjësimin mbi metodologjinë e Fuqizimit nëpërmjet Vetëmbrojtjes, një metodologji që po përdoret gjerasi në të gjithë botën.
Qëllimi i këtij turi  ishte të mbështeste gratë dhe vajzat shqiptare, që për shkak të pasojave të pandemisë COVID – 19 dhe tërmetit janë detyruar të struken më shumë në rolet e tyre tradicionale si dhe kanë përjetuar dhunën me bazë gjinore.
Gjatë trajnimeve pjesëmarrëset/sit kanë mësuar për mënyrën se si duhet të veprojnë për të vendosur kufij fizik, për të mbajtur distancë ndaj një agresioni të mundshëm por edhe si ta shoqërojnë me zë, me një “jo!” të qartë.
Gentiana susaj, drejtore e ESD Global për Europën është shprehur se “70% e agresioneve seksuale mund të evitohen nëse vendosen kufij të qartë’.
Ky projekt u zbatua me sukses në 12 qytete të Shqipërisë, nga Jugu në Veri. Në këtë tur rreth 500 vajza dhe gra u trajnuan nëpërmjet një qasjeje unike dhe ndihmuese që iu ka transmetuar atyre mjete dhe strategji për vetëmbrojtje dhe ndërtimin e marrëdhënieve të shëndetshme, ndërsa pritet që projekti të vijojë deri në dhjetor 2022.
Po në kuadër të projektit, u trajnuan gjithashtu 24 profesionistë të edukimit nga Tirana, Lezha, Durrësi dhe Kavaja, si dhe është integruar metodologjia ESD në procesin mësimor nga vetë trajnerët përgjatë vitit akademik 2021-2022 duke arritur 1086 nxënës dhe nxënëse.
Nxënësit dhe mësuesit e trajnuar e vlerësuan shumë metodologjinë e dhënë.
“Nëse çdo i ri/e re do të bënte qoftë dhe vetëm një orë ESD, do ta ndihmonte të zbulonte botën dhe të mësonte një formë të re të vetëmbrojtjes kundrejt atyre që duan të na bëjnë dëm,” u shpreh nje nxnënës nga Lezha.
Ceremonia mbyllëse e cila zhvillohet nesër do të përmbajë një kampionat të Fuqizimit nëpërmjet Vetëmbrojtjes me pjesëmarrës nxënëset/sit nga shkollat anëtare të rrjetit të ESD, prezantimin e rezultateve të raportit studimor si dhe dhënien e çmimeve për shkollat dhe vlerësimin e mësuesve më aktiv në mësimdhënien e Fuqizimit npm. Vetëmbrojtjes.

Kjo nismë është  zbatuar në bashkëpunim me UN Women në Shqipëri në kuadër të projektit ‘Për rimëkëmbje dhe rindërtimin e ndjeshëm ndaj gjinisë pas tërmetit’ dhe mbështetur financiarisht nga Qeveria Suedeze nëpërmjet fondit të kombeve të bashkuara për objektivat e zhvillimit të qëndrueshëm në shqipëri.
ESD është një metodologji e integruar edukuese e cila jep njohuri dhe aftësi për vetë-mbrojtjen kundrejt dhunës fizike, verbale, emocionale, duke dhënë mjete për parandalimin e rasteve të dhunës, vendosjen e kufijve të shëndetshëm në marrëdhënie si dhe duke edukuar mbi çështjet sociale që lidhen me dhunën me bazë gjinore.

Përfaqsuese e ESD në Shqipëri është programi ESD Albania i zhvilluar nga organizata jo qeveritare “Aikido Albania” me bazë në Tiranë.

Që nga viti 2019 mbi 2000 gra dhe vajza si dhe 40 instruktorë/e janë trajnuar në Shqiëpri për këtë metodologji.

ESD Albania është programi i OJF-s “Aikido Albania”, e dedikuar për të promovuar “Fuqizim npm. Vetëmbrojtjes”. Puna jonë fokusohet në rritjen e ndërgjegjes publike mbi të mirat e ESD dhe rritjen e aksesit të trajnimeve të ESD si mjet për të fuqizuar vajzat dhe gratë që të ndihen të lira dhe të sigurta.

Etiketa: e forte si gruaesdraporti

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Ofrimi i shërbimeve online, raporti i KLSH: Institucionet, vonesa në kërkesat e përditësimeve

16:49 : 06/06/2025
AKTUALITET

Raporti për zgjedhjet, Boçi: PE e shqetësuar! Krimi i organizuar vendos fatet politike

17:10 : 04/06/2025
AKTUALITET

Si duhet lexuar raporti i Parlamentit Evropian për 11 majin

16:16 : 04/06/2025
AKTUALITET

Raporti i PE! Berisha nga Brukseli: U denoncua farsa elektorale e 11 Majit

13:43 : 04/06/2025
AKTUALITET

Shifrat e frikshme: 8 në 10 shqiptarë besojnë se sistemi shëndetësor është i korruptuar

11:58 : 04/06/2025
AKTUALITET

Raporti i PE “shuplakë” Ramës: Jemi të alarmuar për zgjedhjet, korrupsionin dhe ndërhyrjet në drejtësi

11:24 : 04/06/2025
Para

Durrës, banorët e pallateve të dëmtuar nga tërmet sërish në protestë

TË GJITHA

Horoskopi, e shtunë, 7 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 06/06/2025
FIFA World Cup, WM, Weltmeisterschaft, Fussball Trophy file photo File photo dated 18-12-2022 of the FIFA World Cup Trophy. A prospective Saudi Arabia World Cup is taking football back to a dark time , according to Human Rights Watch. Issue date: Thursday November 2, 2023. FILE PHOTO Use subject to restrictions. Editorial use only, no commercial use without prior consent from rights holder. PUBLICATIONxNOTxINxUKxIRL Copyright: xMikexEgertonx 74417410

Kualifikueset e Botërorit! Turpërohet Italia, zhgënjen edhe Belgjika

22:56 : 06/06/2025

“S’eci dot, s’u ktheva as për të varrosur nënën”/ Kurohet në Francë për diabetin, i ndërpresin KEMP-in

22:56 : 06/06/2025

Ushtria izraelite sulmon objektet nëntokësore të Hezbollahut në Liban

22:53 : 06/06/2025

Leao pranon kalimin te Bayerni, Milan kërkon 100 milionë euro

22:46 : 06/06/2025

Kërkoi të ndërtonte shtëpinë, miqtë i zhvasin 8 mijë euro

22:44 : 06/06/2025

Itali, 38-vjeçari shqiptar gjendet i vdekur në mes të arës

22:43 : 06/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com