• Kontakt
Saturday, June 28, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Dumani flet sërish: Më ofruan 200 mijë euro për të vrarë dhëndrin e Qazim Sejdinit

21:08 : 15/06/2022
në AKTUALITET, KRONIKE

Një nga atentatet e dështuara ku u sulmua me antitank Ardjan Çapja në Elbasan është bërë pjesë e rrëfimit në SPAK të arrestuarit Nuredin Dumani. Personi që ka nxjerrë rreth 100 emra të botës së krimit në Shqipëri, flet për një ndërmjetësim që Eljo Bitri, ia ka realizuar me Çapjan.

Dumani sqaron se takimi me Çapjat është kryer në periudhë e Prillit 2020, kur ai po organizonte punët për të vrarë, Altin Ndocin. Sipas tij, Çapjat dyshonin dhe kishin krijuar bindjen se Nuredin Dumani dhe njerëzit që mbante afër, kishin kryer goditjen me antitank, ndaj Ardjan Çapjas

Dhe për të sqaruar të gjithë spekullimet, ai ka pranuar të takonte Çapjat dhe bindte ata se nuk kishte asnjë lidhje me sulmin me bazooka, pasi në kohën kur ka ndodhur krimi ai kishte qënë në burg.
“… me Eljo Bitrin, jam takuar në fshatin Sinaballaj në Rrogozhinë, pranë ambjenteve të një pike karburanti. Eli kishte kërkuar takimin, pasi ishin bërë disa kohë që nuk ishim takuar dhe gjatë bisedës që po kryenim, më tha se kishte dëgjuar se unë kisha marë pjesë tek njëri nga atentatet e Ardjan Çapjas të kryer me kundërtank. Unë e kam kundërshtuar duke i pohuar se kam qënë në burg, dhe për të sqaruar çdo spekullim pranova të takohem me Çapjat, me ndërmjetësimin e Eljo Bitrit…” – tregon Dumani.

Takimin me Çapjat, Dumani e ka kryer për t’i bindur se ishte totalisht i pastër në këtë pjesë.

“…Unë kam pasur takim me Florenc Çapjan, Bledar Muçën, Eljo Bitrin dhe Vis Korçarin, i cili edhe ky ishte organizator i këtij takimi. Vis Korçari me sa di mbiemrin e ka Kollçaku dhe në atë kohë lëvizte me një Aydi A7 i ZI i 2012 dhe tani është në burg në Peqin.Takimin e kemi bërë, natën në një shtëpi të rrethuar në zonën e “Krastës…” – shprehet Dumani.

Lexo edhe:

Vrasja e kryekomisarit Lamaj, Arben Frroku kërkesë në SPAK: Merrni në pyetje Dumanin

Vrasja e Klevis Kapllanit/ Alibej: Punonte si shofer i Nuredinit! Çunat e Fushë Krujës e gjetën të ekzekutuar

Sipas tij, ky takim ishte për t’a rekrutuar Dumanin dhe jo për t’i kërkuar llogari lidhur me sulmin me antitank ndaj Çapjave. Kjo pasi Çapjat e dinin që Nuredin Dumani, nuk kishte lidhje me sulmin ndaj rrethit miqësor të tyre. Në këtë takim i është dhënë oferta që Dumani të vriste Sokol Sanxhaktarin, dhëndrin e Qazim Sejdinit, për një shumë prej 200 mijë euro. Kjo pasi Sanxhaktari shihej si lidhje e Suel Çelës.

Vetë Dumani, tregon se në takimin e parë i është shprehur se duhet të mendonte këtë ofertë, ndërsa nga ana tjetër kontraktuesit i gargantuan pagesën, armët dhe informacionin e duhur se ku qëndronte Sanxhaktari.

Madje i arrestuari, ka rrëfyer se pas këtij takimi ka mbajtur kontaktet me Florenc Çapjan, nëpërmjet “Sky” dhe “Encochat”. Dumani shton se teksa është larguar nga Çapjat, marrëdhëniet dalë nga dalë i ka shkëputur, pasi është lidhur me Arjan Spahiun dhe Erjon Alibej.

Ndërkohë paralelisht ndiqte dhe një plan tjetër, siç ishte ai i vrasjes së Altin Ndocit. Ky i fundit është planifikuar nga Dumani dhe Henrik Hoxhaj, të vritej në të tretat e zisë së vrasjes së vëllezërve Haxhiaj.

Vrasja e Altinit, do kryej në shenjë hakmarrjeje, pasi Altin Ndoci, i ka dalë para me pistoletë Nuredinit dhe Dashnor Dumanit, duke i kanosur por pa realizuar qitje në drejtim të tyre.

Për ekzekutimin e Altin Ndocit, Henrik Hoxhaj ka pranuar se kishte marë 10 mijë euro nga Nuredini, me qëllim për të lëvizur dhe mbajtur në vëzhgim Ndocin.

Ndërsa gjatë thurjes së planit,Henrik Hoxhaj i ka propozuar Dumanit, që fillimisht të vrisnin njërin nga vëllezërit Haxhiaj dhe më pas në ditën e varrimit të tij ose tek të tretat e zizë, të vrisnin Altin Ndocin, kur ky i fundit të këthehej në shtëpinë e tij në Tiranë, në lagjen “Misto Mame”.

Por pas vrasjes së vëllezërve Haxhiaj, u kap Klevis Alla, të cilit Henrik Hoxhaj i thëriste me nofkën “Çapaçul”. Dhe pas Allës, u arrestua dhe Altin Ndoci, ç’ka solli dështimin e planit për këtë të fundit.

Etiketa: dhendrriDumanisejdini

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Vrasja e kryekomisarit Lamaj, Arben Frroku kërkesë në SPAK: Merrni në pyetje Dumanin

19:46 : 18/06/2025
AKTUALITET

Vrasja e Klevis Kapllanit/ Alibej: Punonte si shofer i Nuredinit! Çunat e Fushë Krujës e gjetën të ekzekutuar

12:18 : 17/06/2025
AKTUALITET

Kriminaliteti i lartë në Shqipëri, Dumani: Nuk e përballojmë dot vetëm, duhet ndihma ndërkombëtare

10:16 : 17/06/2025
AKTUALITET

Çfarë ndodhi pas vrasjes në Durrës? Dëshmia e Erion Alibej: Dumani u bë keq

14:04 : 10/06/2025
Screenshot
AKTUALITET

Teatri i Dumanit për të fshehur dështimin me Visin e Pojës

16:52 : 03/06/2025
AKTUALITET

Punë deri në korrik! Nga Dumani tek aktet e Ramës, agjenda e Kuvendit në 5 javët e ardhshme

16:42 : 28/05/2025
Para

Dy muaj më parë i hoqën patentën/ Rrëfehet shoku i 27-vjeçarit që u vra në atentat

TË GJITHA

Jeff Bezos martohet në Venecia, dasma “valë të artë” për ekonominë e qytetit

23:00 : 27/06/2025

Horoskopi ditor, e Shtunë 28 Qershor 2025

22:53 : 27/06/2025

Kurti i përgjigjet Vuçiçit: Ushtria jonë e pathyeshme, më e pajisur se kurrë më parë

22:47 : 27/06/2025

Kaloi grupin në Botërorin e Klubeve, zbulohet shuma e majme që fitoi Interi

22:36 : 27/06/2025

Banorët e Durrësit pa ujë, bashkia dhe ujësjellës kanalizime nuk riparojnë rrjetin

22:35 : 27/06/2025

“Burim infeksioni”, banorët e Astirit denoncojnë përzierjen e ujit të pijshëm me ujërat e zeza

22:20 : 27/06/2025

“Çfarë pret SPAK-u?!”, gazetari: Mbi 10 deputetë të PS përfaqësues të krimit

22:16 : 27/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com