• Kontakt
Saturday, July 19, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Brigadat e kuqe dhe Presidentja Vjosa Osmani

16:36 : 12/06/2022
në AKTUALITET, BOLD BLOG, POLITIKE, RAJONI

Nga Ilir Levonja

Aty nga viti 2014 Edi Rama u thoshte shqiptarëve se fajin për mos çeljen e negociatave e kishte qeveria e ikur. Se ai do ndërtonte një Shqipëri të aftë të përmbushte sa më shpejtë detyrat e shtëpisë që vendi ynë të ishte më në fund në familjen e madhe Europiane.

Mirëpo kjo nuk po ndodhte. Vit pas viti detyrat e shtëpisë nuk bëheshin dhe ajo që është e shenjtë për komunitetin europian, vota, sistemi zgjedhor, gjyqësori etj., ishin transformuar tërësisht. Jo në favor të demokracisë, jo në favor të shqiptarëve, apo kushteve për të qënë anëtar normal i Bashkimit Europian, por në favor të njëshit. Kësisoj jo rastësisht ju patë edhe votime lokale (2018) dhe jo zgjedhje lokale. Patë zgjedhje të manipuluara totalisht me patronazhistë dhe jo zgjedhje me standarde europiane.

Nga ana tjetër një ekonomi të brishtë ku investime strategjike konsideron hapjen e resorteve turistike për bijtë e nomeklaturës dhe jo ato për nevojat kombëtare territoriale. Vit pas viti shqiptarët nga aspirues të Bashkimit Europian, u kthyen në intimidues të komunitetit të admiruar e ëndërruar perëndimor.

Armiqtë e tyre ishin tashmë në Bruksel, kryeministri i Hollandës, presidenti i Francës, Gjermania etj. Dhe krushqia e re ishte Lindja, Beogradi. Madje pavarsisht historisë së freskët të luftës së vitit 1999, eksodit të shqiptarëve, reprezaljeve etj., Shqipëria e Edi Ramës kërcënon hapur Europën. O na pranoni, o ndryshe u bëm pjesë e Lindjes. Pra totalisht një devijim nga aspiratat kombëtare, totalisht një dështim absurd pas plot 10 vjetë qeverisje me manipulime.

Lexo edhe:

Nuk ka konstituim të Kuvendit të Kosovës, dështon seanca e 49-të

“CIA parandaloi luftën e Serbisë ndaj Kosovës, që përmend Trump”

Nga ai premtimi i vitit 2014… tashmë edhe me një hendek të thellë mes shqiptarëve, mes qeverive në shtetet e tyre, Shqipëria e Edi Ramës i ngjan një vendi totalisht të rrënuar për shkak të marrjes peng. Madje nuk durojnë dot as Kosovën, as shtetarët e saj të cilët në një sovranitet ideal popullor në raport me Shqipërinë amë, janë shumë e shumë vite përpara.

Në Kosovë kurrë nuk është debatuar vota dhe rrotacionet kanë qënë 100% të racës perëndimore. Sot Shqipëria e Edi Ramës është një kantier magazinash e socializmit, një armatë me brigada të kuqe, shajnë e mallkojnë këdo që u del përpara. Sot e kishte radhën Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani. Ajo, ka publikuar një set me foto me kancelarin Shulz.

E ka bërë në murin e saj në Facebook. Diku në një nga këto foto, është edhe Edi Rama, por diçka përgjysmë. Dhe mes tyre, pra Presidentes së Kosovës dhe Edi Ramës një karrige bosh. Kaq! Mirëpo u paska djegur shumë brigadave të kuqe të Edi Ramës. Dhe çfarë nuk po thonë për Presidenten e Kosovës. Madje mbrëmë dëgjova edhe ca morra të tipit profesorë që quanin sharlatan kryeministrin e Kosovës pse është kundër Ramës dhe të të ashtuquajturit Ballkan i Hapur etj.

Sa për sqarim, kundër Ballkanit të Hapur nuk është vetëm Vjosa Osmani apo Albin Kurti, por thuajse i gjithë spektri politik në Kosovë, po, po, qoftë pozitë apo opozitë. Dhe janë në të drejtën e tyre. Mbase për Edi Ramën dhe brigadat e tia të kuqe, nuk janë asgjë pretendimet e kastës politike kosovare, mbi njohjen e ndërsjellë apo krimet e luftës etj. Mbase nuk është asgjë memoria e atyre familjeve që janë masakruar nga reprezaljet e Serbisë.

Mbase për Edi Ramën kosovarët janë injorantë etj. Por kjo vetëm pas mendjes së tij, jo mendjes së gjermanëve. Mbase Edi Rama do jepte gjithçka për një foto me kancelarin, ashtu si edhe e bënte me Angela Merkelin, por kjo nuk do e mbulonte kurrë dështimin e tij. Mund të manipuloj shqiptarët, por jo europianët.

Kësisoj klasa politike në Kosovë këmbëngul totalisht për Europën dhe politika kombëtare me Tiranën. Kurse Edi Rama me Beogradin dhe Lindjen. Në fund të fundit janë në të drejtën e tyre pasi janë zgjedhur me vota të pastra dhe jo me vota të rreme.

Janë në të drejtën e tyre për shkak se kanë dëshmorë realë dhe jo dëshmorë fiktivë bulevardesh. Janë në të drejtën kushtetuese që e kanë fituar me gjak për njohjen e shtetit të tyre, nuk mund të nënshkruajnë marrëveshje me dikë që nuk i njeh. A po e injoron sot Kosova atë? Po, me plot gojën. Dhe ka të drejtën e Zotit ta bëj.

Etiketa: brigadat e kuqeKosovavjosa osmani

Lajme të lidhura

RAJONI

Nuk ka konstituim të Kuvendit të Kosovës, dështon seanca e 49-të

11:48 : 19/07/2025
BOTA

“CIA parandaloi luftën e Serbisë ndaj Kosovës, që përmend Trump”

22:11 : 18/07/2025
RAJONI

Caktohet masë paraburgimi për policin e dyshuar për spiunazh në Kosovë

15:27 : 18/07/2025
RAJONI

“Në maj morëm informacione për veprimet e Serbisë në kufi”/ Osmani: Qëllimi, destabilizimi i Kosovës

17:14 : 17/07/2025
RAJONI

“1 kilogram grurë 17 cent”, Fermerët e Kosovës përballen me çmim të ulët të grurit

15:25 : 17/07/2025
RAJONI

Orav: Sulmet ndaj gjykatësve dhe ndërhyrja politike në gjyqësor, të papranueshme

14:57 : 16/07/2025
Para

Çlirimi i Kosovës, Meta: Mirënjohje NATO-s dhe SHBA-ve që i dhanë fund genocidit

TË GJITHA

Kapet 30-vjeçari në Tiranë me armë gati për qitje, i zbulohet punishte silenciatorësh

12:19 : 19/07/2025

PD: KOKSH trajtohet si plaçkë partie, Fidel Ylli sfidon drejtësinë me bekimin e Edi Ramës

12:11 : 19/07/2025

Përballen për herë të parë në histori, caktohet stadiumi ku do luajë Shqipëria miqësoren e shtatorit

12:05 : 19/07/2025

“Përqafimi që kushton miliona”/ CEO amerikan rrezikon 30 milionë paund pas skandalit në koncert

12:02 : 19/07/2025

Nuk ka konstituim të Kuvendit të Kosovës, dështon seanca e 49-të

11:48 : 19/07/2025

Bujqësia shqiptare “zhytet” më tej në agoni, turizmi po i jep goditjen finale

11:40 : 19/07/2025

Vrasja e Renis Dobrës/ “Arrest me burg” për Petrit Çakrrin dhe Fatjon Bushgjokën

11:25 : 19/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com