• Kontakt
Thursday, October 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Politico: Scholz e Vuçiç u përplasën për Kosovën dhe sanksionet ndaj Rusisë

23:09 : 11/06/2022
në AKTUALITET, POLITIKE, RAJONI

Tensionet u rritën mes kancelarit gjerman Olaf Scholz dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiç në një konferencë për shtyp të premten në mbrëmje, ku të dy liderët nuk ranë dakord jo vetëm për sanksionet kundër Rusisë, por edhe për njohjen e Kosovës si shtet i pavarur.

Scholz, i cili kishte ardhur në kryeqytetin e Serbisë, Beograd gjatë një turneu dyditor në Ballkanin Perëndimor, Greqi dhe Bullgari, i tha audiencës se Serbia, si kandidate për anëtarësim në BE, duhet të zbatojë sanksionet që blloku ka vendosur kundër Rusisë për luftën në Ukrainë— diçka që vendi ballkanik deri më tani ka refuzuar ta bëjë, shkruan Politico.

“Është pritshmëria jonë… që këto sanksione do të mbështeten gjithashtu nga të gjithë ata që [e shohin] veten si kandidatë për pranim në BE”, u tha Scholz gazetarëve. Më vonë në konferencën për shtyp, ai shtoi se Serbia duhet të marrë një vendim sanksionesh sa më shpejt që të jetë e mundur, duke argumentuar se “kjo është diçka që bëhet më së miri jo kur [lufta] të ketë mbaruar, por kur ende ka rëndësi”.

Vuçiç, megjithatë, u tërhoq duke bërë një krahasim diskutabil midis pushtimit rus të Ukrainës dhe misionit ushtarak të NATO-s kundër Serbisë në vitin 1999. “Çfarë ndryshimi ka nëse dikush sulmon Serbinë pa vendim të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, apo nëse dikush ndërmerr agresion kundër Ukrainës pa vendim të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara? Ju lutem më shpjegoni ndryshimin”, tha ai.

Politico e vlerëson si një deklaratë e jashtëzakonshme të liderit serb. Edhe pse NATO sulmoi Serbinë në vitin 1999 pa rezolutë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së – Rusia dhe Kina kishin vendosur veton e tyre – ajo e bëri këtë për të mbrojtur shqiptarët në Kosovë mes frikës për një gjenocid të mundshëm, i cili është shumë i ndryshëm nga lufta pushtuese e Rusisë kundër Ukrainës, vijon më tej mediumi.

Lexo edhe:

Vuçiç: Jam i tmerruar nga Turqia, po armatos Kosovën!

Analiza: Veriu i Kosovës drejt rikthimit nën udhëheqjen e serbëve

Vuçiç gjithashtu u përpoq të justifikonte hezitimin e vendit të tij për të sanksionuar Rusinë duke iu referuar besnikërisë së Moskës ndaj Serbisë në Këshillin e Sigurimit dhe lidhjeve të ngushta shekullore midis dy vendeve, si dhe mbështetjes së Beogradit në importet ruse të energjisë. “Pozicioni i Serbisë është shumë i ndërlikuar”, tha ai.

Megjithatë, ndonëse dallimet midis Scholz dhe Vuçiç për çështjen e sanksioneve ndaj Rusisë kishin qenë disi të parashikueshme, një çështje tjetër solli një përplasje edhe më të nxehtë midis dy politikanëve.

Më herët të premten, Scholz kishte thënë gjatë një vizite në kryeqytetin e Kosovës, në Prishtinë, se Kosova dhe Serbia mund të bëhen anëtarë të BE-së vetëm nëse e njohin njëri-tjetrin si shtete të pavarura –kërkesë e diskutueshme për Serbinë, e cila pretendon sovranitet mbi Kosovën, sipas Politico.

I pyetur lidhur me komentet e Scholz-it, Vuçiç qartësoi qëndrimet për kancelarin gjerman.

“Që ta kuptoni: Ne nuk i përgjigjemi presionit në këtë mënyrë, se dikush na kërcënon dhe pastaj ne bëjmë diçka”, tha presidenti serb. “Ajo që u tha në lidhje me njohjen reciproke është gjithashtu surprizë për ne”, shtoi ai. “Deri më tani nuk e kemi dëgjuar këtë nga askush në Evropë”.

Megjithatë Scholz u përgjigj se “pikëpamja jonë për çështjen e Kosovës nuk është e re” dhe argumentoi se ishte “e qartë” që vendet që duan të anëtarësohen në BE duhet të njohin njëri-tjetrin.

Përplasja mes të dy liderëve ishte e jashtëzakonshme, sipas mediumit, duke pasur parasysh se Scholz konsiderohet aleat i vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Me sa duket, duke e kuptuar këtë, Vuçiç u përpoq të shtonte disa fjalë më miqësore: “Ne kemi besim të plotë në fjalët e kancelarit Scholz kur bëhet fjalë për faktin se ai vërtet i jep prioritet të lartë pranimit të shteteve të Ballkanit Perëndimor”, tha ai.

“E di që kancelari Scholz është shumë serioz për këtë. Në fakt mund të mësojmë diçka dhe atmosfera mund të përmirësohet”, shtoi Vuçiç. /Express

Etiketa: KosovaScholzVucic

Lajme të lidhura

BOTA

Vuçiç: Jam i tmerruar nga Turqia, po armatos Kosovën!

22:29 : 08/10/2025
RAJONI

Analiza: Veriu i Kosovës drejt rikthimit nën udhëheqjen e serbëve

21:55 : 06/10/2025
RAJONI

Osmani: Thirrjet e Vuçiçit për luftë, jehonë e rrezikshme e kapitujve më të errët të historisë

16:46 : 04/10/2025
RAJONI

Ursula von der Leyen viziton Kosovën më 15 tetor

19:51 : 03/10/2025
RAJONI

Kurti: Dallimet me SHBA-në kanë të bëjnë me taktikat, jo me vlerat dhe qëllimet strategjike

20:28 : 01/10/2025
AKTUALITET

Aksident në Rrugën e Kombit, përplaset motoristi nga Peja

15:30 : 01/10/2025
Para

Arrestohet në Itali me 20 kg kokainë ish-kryebashkiaku i Vorës, Agim Kajmaku

TË GJITHA

Jordan Daci i bindur: Në Tiranë nuk ka zgjedhje më 9 Nëntor, Begaj duhet të nxjerrë dekret të ri

22:03 : 09/10/2025

EMRAT/ Dhunuan barbarisht punonjësin e pastrimit në Vlorë, ndalohen dy autorët me precedent penalë

21:51 : 09/10/2025

“Miliarderët e rinj do jenë krijuesit”/ Nga mosbesimi te suksesi, shqiptari Sirio Berati kujton fjalimin në Forbes

21:41 : 09/10/2025

Aeroporti i Vlorës drejt shtetëzimit

21:23 : 09/10/2025

IUTE Credit, Kredo.al, NOA, Fondi BESA & Co, 30 milionë euro fitime nga zhvatja e shqiptarëve

21:12 : 09/10/2025

As socialistët nuk janë të bindur për kandidaturën e Manastilirut/ Braçe: Emri nuk më thotë asgjë!

21:05 : 09/10/2025
Screenshot

Florjan Binaj: Me Edi Ramën nuk kam kontakte që prej vitit 2015, jam i zhgënjyer prej tij

20:55 : 09/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com