• Kontakt
Sunday, May 11, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Evropa e ‘mbyllur’ dhe Ballkani i ‘hapur’!

15:10 : 10/06/2022
në AKTUALITET, BOLD BLOG, POLITIKE

Nga Lutfi Dervishi

Ku dallon ‘Procesi i Berlinit’ nga ‘Ballkani Hapur’? Pse gjermanët thonë: ‘Procesi i Berlinit’ dhe jo ‘Ballkani i Hapur’? Pse jemi kaq shumë të fiksuar me këtë togfjalësh? Pse Kosova është kundër? Pse kryeministri i Shqipërisë më shpesh takon Presidentin e Serbisë se Presidenten e Kosovës? A është ‘Ballkani i Hapur’ më shumë Evropë në rajon apo një kthim tek teza e vjetër serbe: ‘Ballkani, ballkanasve?’

Pse Lavrov mbështet ‘Ballkanin e Hapur’? (S)a e mbështet SHBA, Ballkanin e Hapur? A është e vërtetë se Evropa na ka harruar, ka shpallur ditën e fejesës, por nuk po na sjell unazën? Ku është dallimi mes Procesit Berlinit’, mini-Shengenit Ballkanik dhe Ballkanit të Hapur?

Duken shumë pyetje për një term kaq ‘ekzotik’ sa ‘Ballkani Hapur’, por shumica e tyre një pyetje retorike!

Procesi i Berlinit: Pas anëtarësimit të Kroacisë në BE në vitin 2013, kur Këshilli Evropian vendosi të bëjë një pauzë në procesin e zgjerimit, për të mos kaluar në pesimizëm, për të mbajtur gjallë perspektivën e anëtarësimit të vendeve të tjera të Ballkanit në BE dhe për të mbajtur premtimin e Selanikut në 2003 se e ardhmja e rajonit është në BE, Gjermania nisi Procesin e Berlinit, i finalizuar me Tregun e Përbashkët Rajonal. Autorësia e këtij procesi është në Berlin! Kjo, dhe jo vetëm kjo, është arsyeja që edhe kur është pyetur (ish) kancelarja gjermane në Tiranë, edhe kur është pyetur kancelari aktual në Berlin, përgjigja ka qenë e njëjtë: mbështesim Procesin e Berlinit!

Lexo edhe:

Nga Kongresi i Lushnjes te Sulltani i Bruneit

Gaztorë dhe gazetarë

Edhe sot në Prishtinë i pyetur për Ballkanin e Hapur, kancelari gjerman e bëri të qartë se asgjë nuk ka ndryshuar: ‘duhet ta them qartë se për ne prioritet të madh i japim Tregut të Përbashkët Rajonal që duhet të përparojë dhe çështje që janë brenda tij mund të zgjidhen dhe çohen përpara’.

A ka arritur rezultate ky proces apo ka dështuar?

Tregun e Përbashkët Rajonal e mbështesin 6 vendet e rajonit, thënë ndryshe: të gjithë. Ballkanin e Hapur e mbështesin gjysma e vendeve. Edhe SHBA thotë se mbështet proceset ku përfshihen dhe trajtohen në mënyrë të barabartë të gjithë.

Mbështetja te Procesi i Berlinit nuk është vetëm me fjalë. Janë 1 miliardë euro si donacion dhe 10 miliardë euro kredi e butë. Projekti mbështetet nga Brukseli dhe SHBA.

Përveç ndihmës financiare, është edhe komponenti integrues: Gjermania, motori i BE-se është interesuar për anëtarësimin në union të vendeve të rajonit!

Për Tregun e Përbashkët Rajonal jo vetëm janë dakord 6 vendet, por kanë miratuar edhe një Plan Veprimi prej 25 pikash (Takimi Sofjes, 10 nëntor 2020).

Kjo është arsyeja kryesore që Kosova thotë se nuk kemi nevojë për projekte që fotokopjojnë projektet ekzistuese.

Tregu i Përbashkët Rajonal është për lirinë e lëvizjes së njerëzve, mallrave, shërbimeve dhe kapitaleve. Të njëjtat gjëra ‘synon’ edhe ‘Ballkani i Hapur’.

Nëse autorësia e ‘Tregut të Përbashkët Rajonal’ është Berlini dhe Brukseli, dhe mbështetja vjen jo vetëm me fjalë, por edhe me fonde, Ballkani Hapur është me autorësi në rajon (Rama-Vuçiç) dhe mbështetja financiare vjen nga….?

Rajoni ka nevojë për më shumë Evropë. Bashkëpunimi dhe zerimi i problemeve me fqinjët është parakusht për anëtarësi në BE- por jo alternativë ndaj BE!

Hapja e negociatave është momenti i fillimit të transformimit të madh ligjor, infrastrukturor, madje edhe kulturor! Kosto e anëtarësimit në BE është e lartë! Pa mbështetjen e Brukselit ne mund të themi fjalë të bukura dhe batuta te paharrueshme, por rrezikojmë të humbasin rrugën në oborr!

Nuk ka asgjë të keqe thellimi i bashkëpunimit mes vende të rajonit, por të pretendosh se ke arritur momentin EUREKA me termin Ballkani i Hapur është pak e tepërt.

Te thellosh bashkëpunimin do të thotë që të gjithë njohin dhe respektojnë njëri-tjetrin. Serbia dhe Bosnja nuk njohin Kosovën! Bosnja vetë është në ethe ekzistenciale!

A ka vërtet njeri që mendon se Ballkani Hapur do të zgjidhë problemet e pambyllura në rajon?

Të thuash se Evropa nuk po na hap derën ndaj ne tani do të europianizohemi vetë është shaka, që mund ta bëjnë vetëm shakaxhinjtë e integrimit!

Etiketa: ballkani i hapurlutfi dervishi

Lajme të lidhura

BOLD BLOG

Nga Kongresi i Lushnjes te Sulltani i Bruneit

16:46 : 09/05/2025
AKTUALITET

Gaztorë dhe gazetarë

13:30 : 03/05/2025
AKTUALITET

Për ata që u trembën nga Tomorr Alizoti

21:28 : 01/05/2025
AKTUALITET

Ditar fushate

18:37 : 30/04/2025
AKTUALITET

Fushata dhe funerali i TV

10:03 : 30/04/2025
AKTUALITET

Dikur qyteti frymonte, sot kollitet

22:45 : 28/04/2025
Para

Do udhëtoni drejt Gjermanisë? Njoftimi i ambasadës

TË GJITHA

Ky është rezultati i vetëm një kutie në Vorë, vërtetohen denoncimet për Gonxhen

20:14 : 11/05/2025

Nisja e procesit të numërimit, Celibashi i bën thirrje partive politike: Tregoni qetësi dhe vetëpërmbajte

20:04 : 11/05/2025

KQZ bllokon publikimin e menjëhershëm të rezultatit të votimit elektronik në Vorë

20:02 : 11/05/2025

Sherri në Pogradec/ Policia arreston dhe dy nipërit e Luan Tollozhinës, në kërkim 4 të tjerë

19:56 : 11/05/2025

16 herë heshtje! Mirela tërheq denoncimet e dhunës: Babi e mori vesh kur më çau me thikë

19:50 : 11/05/2025

Noka: Ja kush është personi që u përplas me mua, i skeduar për vjedhje dhe armë (EMRI)

19:36 : 11/05/2025

Këlliçi: Patronazhistët ikën me vrap, Braçe me grupin e tij zyrë për të blerë vota

19:34 : 11/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com