• Kontakt
Thursday, October 30, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Presidenti i Këshillit Evropian viziton Kosovën, zbardhet axhenda

13:36 : 09/06/2022
në AKTUALITET, RAJONI

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, pritet të qëndrojë në Kosovë më 14 dhe 15 qershor, konfirmuan burimet evropiane në Bruksel. Ai po ashtu më 15 qershor do të qëndrojë në Maqedoni të Veriut dhe më pas do ta vizitojë edhe Malin e Zi.

Ky është turneu i dytë i vizitave në Ballkanin Perëndimor që Michel ka zhvilluar, pasi në maj ai vizitoi Serbinë, Shqipërinë dhe Bosnjë e Hercegovinën.

Sipas burimeve evropiane, Michel gjatë vizitave në Ballkan do të bisedojë me liderët e shteteve për raportet e tyre me Bashkimin Evropian, për situatën në rajon pas pushtimit rus të Ukrainës, por edhe për takimin e përbashkët të liderëve të BE-së dhe Ballkanit, që pritet të mbahet në Bruksel më 23 qershor.

Pritet që kreu i Këshillit Evropian ta shfrytëzojë këtë vizitë edhe për të sqaruan idenë e tij për krijimin e një “Bashkësie gjeopolitike evropiane”, që ka thënë se do të bashkonte vendet e BE-së dhe shtetet evropiane që nuk janë në bllok, por që ndajnë vlera të përbashkëta.

Michel ka deklaruar më herët se ka nisur konsultimet me liderët e 27 shteteve të bllokut për idenë e tij. Ndërkaq, në samitin e 23 qershorit, ai pritet që të diskutojë me udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor.

Lexo edhe:

Osmani thërret liderët e partive politike në takim të premten

I vetëm “kundër të gjithëve”/ Si i humbi Kurti aleatët dhe dështoi ta bënte qeverinë

Samiti BE-Ballkani Perëndimor do të zhvillohet në ditën kur do të nisë edhe samiti i rregullt i dyditor BE-së.

Michel po ashtu ka thënë se do të propozojë që gjatë verës të mbahet edhe një samit i posaçëm i liderëve të BE-së dhe shteteve anëtare, për të diskutuar për propozimin e tij për krijimin e një “Bashkësie gjeostrategjike evropiane”.

Ideja e paraqitur nga Michel është e ngjashme me një ide të paraqitur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, për krijimin e “Komunitetit politik evropian”.

Michel ka thënë se ideja e tij “në asnjë mënyrë nuk është menduar si zëvendësim i procesit të zgjerimit e as si argument për vonesa të reja në këtë proces”.

Nga gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor, Mali i Zi dhe Serbia janë në bisedime më të avancuar për anëtarësimin në bllok. Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut po presin datën për nisjen e bisedimeve për anëtarësim, proces që është bllokuar nga një veto e Bullgarisë për shkak të mosmarrëveshjeve me Maqedoninë e Veriut. Ndërkaq, Kosova dhe Bosnjë e Hercegovina ende nuk kanë nisur procesin për anëtarësimin në BE. /REL/

Etiketa: Charles Michelkosove

Lajme të lidhura

RAJONI

Osmani thërret liderët e partive politike në takim të premten

15:08 : 30/10/2025
RAJONI

I vetëm “kundër të gjithëve”/ Si i humbi Kurti aleatët dhe dështoi ta bënte qeverinë

19:14 : 29/10/2025
RAJONI

Kosovë, Gjykata Supreme hedh poshtë padinë për mbulesën islame në shkolla

17:28 : 29/10/2025
RAJONI

Kur shteti mbetet pa buxhet: Rreziqet që i kanosen Kosovës

08:37 : 28/10/2025
RAJONI

Diaspora nis votimin për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale në Kosovë

11:18 : 27/10/2025
RAJONI

REL: Politika e BE-së ndaj Kosovës në “autopilot”

08:25 : 27/10/2025
Para

Arrestohen nënë e bir në Athinë, akuzat ndaj tyre

TË GJITHA

Nga mineralet e rralla te TikTok-u/ Të gjitha temat e prekura mes Xi Jinping dhe Trump

18:14 : 30/10/2025

Me skenarë në duar, publikohen pamjet nga përgatitjet e filmit të Luizit dhe Kiarës

18:09 : 30/10/2025

Francë/ U maskuan si oficerë policie, banda e “skifterëve” grabit punishten e arit në Lyon

18:04 : 30/10/2025

Zyrtarja e “Bankers Petroleum” me cigare në dorë zgërdhihet duke parë nga lart naftëtarët e varfër që protestojnë

17:54 : 30/10/2025

Aksident i rëndë në Korçë, humb jetën këmbësori

17:52 : 30/10/2025

Takimi mes presidentit kinez dhe atij amerikan hap drejt fuqive ekuilibruese tripalëshe

17:41 : 30/10/2025

Basha del nga SPAK pas më shumë se një ore: Duhet të ruaj sekretin hetimor

17:38 : 30/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com