Kleviol Ahmeti, i njohur si “Cllevio Serbiano”, u përfshi në një sherr me Noizy-n. Ai kishte shkuar te lokali i reperit ku më pas situata u agravua dhe përfundoi në një përplasje të ashpër.
Gjatë të hënës u shpërnda një video në rrjetet sociale, në të cilën shfaqej Rigels Rajku duke e goditur fenomenin e rrjeteve sociale.
Së fundmi është publikuar një tjetër video më e gjatë, në të cilën është xhiruar situata më e plotë e përleshjes fizike mes të përfshirëve në këtë ngjarje.