• Kontakt
Tuesday, October 28, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Forcat ukrainase mund të tërhiqen nga Sievierodonetsku

15:51 : 08/06/2022
në BOTA

Forcat ukrainase që po luftojnë në Sievierodonetsk, paralajmëruan të mërkurën për një tërheqje të mundshme, po guvernatori rajonal Serhiy Haidai, këmbënguli se ato vazhdojnë të luftojnë ende për çdo pëllëmbë të qytetit.

Beteja në rrugët e Sievierodonetsk, një qytet kyç në lindje të vendit, është dëshmi e një përparimi të mundimshëm të forcave ruse, teksa përpiqen të marrin kontrollin e plotë të Luhanskut.Pas një përpjekjeje të vështirë për të pushtuar Kievin në ditët e para të luftës, Rusia ndryshoi objektiv, duke u përqëndruar në rajonin e Donbasit. Rajoni ka qenë pjesërisht i kontrolluar nga separatistët e mbështetur nga Rusia për vite me radhë, çka i ka dhënë mundësi Moskës të përdorë forcat separatiste për të mbështetur ofensivën e saj. Por nga ana tjetër Rusia po përballet me trupa ukrainase me eksperiencë, që kanë luftuar kundër separatistëve për tetë vite me radhë në këtë rajon.

Rezultati është një përparim i avashtë i të dyja palëve që shkëmbejnë breshëri artilerie e që në dukje shkaktojnë humbje të mëdha, por pa ofruar qartësi se cila palë po fiton terren.

Guvernatori i Luhanskut Serhiy Haidai pranoi të mërkurën vështirësitë që paraqiten për trupat ukrainase në Sievierodonetsk. Ai tha për agjencinë e lajmeve “Associated Press” se ndoshta trupat do të duhet të tërhiqen, por shtoi se aktualisht beteja për qytetin vazhdon.Sipas zotit Haidai forcat ukrainase mund të tërhiqen në pozicione që janë më të lehta për t’u mbrojtur. Qyteti përtej lumit, Lysychansku, shtrihet në një terren malor.

Sievierodonetsku u bë kryeqyteti administrativ i rajonit pasi qyteti i Luhanskut u pushtua nga separatistët, në vitin 2014. Si ky qytet, ashtu edhe Lysychansku, ndodhen nën trysninë e forcave ruse në lindje, veri dhe jug, dhe janë ndër disa qytete të Luhanskut, që vazhdojnë ende të rezistojnë.

Lexo edhe:

Netanyahu urdhëron ushtrinë izraelite të kryejë sulme të menjëhershme në Gaza

Zelensky thotë se ka nevojë për mbështetjen evropiane dhe për “dy-tre vjet luftime”

Kremlini pretendon se forcat e tij kontrollojnë pothuajse të gjithë rajonin e Luhanskut dhe rreth gjysmën e rajonit të Donetskut, që rrethon Donbasin.

Ndërkaq në veri të vendit, forcat ruse vranë pesë persona dhe plagosën 12 të tjerë gjatë 24 orëve të fundit, pasi goditën me artileri rajonin e Kharkivit. Lajmi u njoftua të mërkurën nga guvernatori rajonal Oleh Syniehubov.

Ushtria ruse bëri të ditur sot, se kishte përdorur “raketa me precizion të lartë” për të goditur një fabrikë të riparimit të autoblindave pranë Kharkivit, gjë që nuk është konfirmuar nga zyrtarët ukrainas. /Voa/

Etiketa: LuftangjarjaUkraine

Lajme të lidhura

BOTA

Netanyahu urdhëron ushtrinë izraelite të kryejë sulme të menjëhershme në Gaza

19:48 : 28/10/2025
BOTA

Zelensky thotë se ka nevojë për mbështetjen evropiane dhe për “dy-tre vjet luftime”

15:07 : 28/10/2025
BOTA

Izraeli heq gjendjen e jashtëzakonshme në jug, për herë të parë pas 2 vitesh

20:53 : 27/10/2025
BOTA

OBSH: Nevojiten 7 miliardë dollarë për të rindërtuar sistemin shëndetësor në Gaza

18:40 : 23/10/2025
BOTA

Kallas: Presioni ndaj Ukrainës “nuk është rruga e duhur”

13:16 : 21/10/2025
BOTA

Zelensky gati të marrë pjesë në samitin Trump–Putin: Nëse marr një ftesë, do të shkoj

21:47 : 20/10/2025
Para

VIDEO/ Vuçiç elozhe Ramës: Ka fuqi të madhe lideri

TË GJITHA

SHBA godet katër anije të dyshuara për trafik droge në Paqësor, 16 viktima

22:00 : 28/10/2025

Amazon do të shkurtojë 30 mijë vende pune

21:59 : 28/10/2025

“Teodori 2003” sfidon shtetin, vijon punimet për HEC-in në Martanesh pa leje ndërtimi

21:45 : 28/10/2025

64 të vrarë në aksionin më të madh kundër krimit të organizuar në Brazil

21:35 : 28/10/2025

Rritja më e madhe në dy dekada, importi i bulmetit prek nivelin më të lartë

21:31 : 28/10/2025

Pronari i lokalit dhunon ukrainasen, “harrohen” ekspertiza mjeko-ligjore e pamjet e kamerave

21:14 : 28/10/2025

Këlliçi: Mafia kontrollon energjinë diellore, Balluku dhe qeveria po rrezikojnë sigurinë energjetike të Europës

20:53 : 28/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com