• Kontakt
Saturday, October 11, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi SHOW BIZ

Dërgohet në paraburgim vëllai i Butës, ende nuk ka dëshmuar për vrasjen e ish-mikut

15:10 : 08/06/2022
në SHOW BIZ

Qëndrim Januzi, i cili dyshohet për vrasjen e Gazmend Hysenit ndodhur me 28 maj 2022 në Ferizaj, është dërguar në qendrën e paraburgimit në Hajvali, ka konfirmuar avokati i tij, Fitim Shabani. Qëndrim Januzi për disa ditë kishte qëndruar në trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), pasi në ditën kritike ishte qëlluar me armë zjarri nga një polic me rroba civile. Sipas mbrojtjes së tij, Januzi ka shprehë keqardhje për rastin.

Avokati Fitim Shabani, tha se Qëndrim Januzi është në gjendje shëndetësore stabile, por nuk mundet me u deklaru akoma.

“Është në qendër të paraburgimit në Hajvali. Nuk e di saktë ditën kur e kanë përcjellë. Unë nuk kam qenë në procedurën e fazës para paraburgimit. Qëndrimi ka shprehë keqardhje në fazat e tjera, por në fazën e paraburgimit nuk kam qenë. Ka qenë avokati sipas detyrës zyrtare…Gjendja e tij nuk është ende me u deklaru ose me folë. Është në gjendje stabile por jo me u deklaru ende”, tha avokati Shaban.

Meqenëse në media është raportuar si motiv i mundshëm i vrasjes së 30-vjeçarit djegia e veturës së reperit Buta, vëllait të Qëndrim Januzit, avokati u pyet nëse prokuroria e ka intervistuar reperin Buta.

Lexo edhe:

Vrasja e pronarit të kampingut dhe punëtorit shqiptar, autori fshihet në Athinë

Misteri i krimit të dyfishtë/ I la shqiptarit gjysmën e pronës, zbardhet testamenti i pronarit grek

Në këtë pyetje avokati Fitim Shabani tha: “Me sa e di unë jo”.

Më pas, avokati Shabani mohoi raportimet e mediave se pas kësaj ngjarje reperi Buta është larguar nga vendi.

“Për asnjë moment nuk ka qenë jashtë vendit”, tha avokati.

Prokuroria Themelore e Ferizajt ka konfirmuar për Gazetën Express se polici që ka plagosur Qëndrim Januzin është duke u hetuar për veprat penale; “Keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike” dhe “Lëndim i rëndë trupor”.

Pak ditë pas ngjarjes tragjike në Ferizaj, IPK njoftoi se lidhur me përdorimin e armës nga ana e zyrtarit policor janë ndërmarrë disa veprime hetimore. Ndër to ishte suspendimi i zyrtarit policor për 72 orë, por kjo masë u ndërpre pothuajse menjëherë.

Lidhur me ndërprerjen e kësaj mase, Inspektorati Policor i Kosovës tha se pasi u vlerësua suspendimi i tij për 72 orë dhe pas verifikimit të pamjeve filmike IPK ka vendosur që mos të rekomandoj vazhdimin e suspendimit.

“Për rastin në fjalë, fillimisht ishte vlerësuar nga hetuesi IPK-së që zyrtarit policor ti rekomandohet suspendimi për 72 orë deri në sqarim të rrethanave të rastit. Por pas verifikimit të pamjeve filmike, IPK ka vendosur që mos të rekomandoj vazhdimin e suspendimit, ndërkaq rasti do të hetohet në procedurë të rregullt sipas autorizimeve të Prokurorisë”, thuhej në përgjigjen e IPK-së.

Gjykata Themelore në Ferizaj ia ka caktuar 30 ditë paraburgim Qëndrim Januzit, si i dyshuar kryesor për vrasjen e 30-vjeçarit Gazmend Hyseni. Sipas ish-mbrojtjes së Januzit, avokatit Kastriot Zenuni seanca për caktimin e paraburgimit ndaj tij është mbajtur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Avokati Zenuni kishte thënë se i dyshuari ka qenë në gjendje të përgjigjej vetëm me “po” ose “jo”.

“Sipas mjekut ka qenë në gjendje me u përgjigj vetëm me po ose jo. Nuk e kanë marrë në pyetje edhe gjatë. Seanca u mbajt brenda objektit të QKUK-së”, tha avokati Zenuni të dielën.

Ai theksonte se Qëndrim Januzi kishte pësuar lëndime kryesisht në nofull.

Në njoftimin e Gjykatës Themelore të Ferizajt për caktimin e paraburgimit ndaj Januzit,  gjyqtari i procedurës paraprake ka vlerësuar se “ekziston dyshimi i bazuar mirë, se i pandehuri më 28 maj 2022, në Ferizaj, me dashje dhe përgatitje paraprake, ka privuar nga jeta tani të ndjerin”. Gjithashtu gjyqtari ka vlerësuar se në atë mënyrë që ka vë në rrezik edhe jetën e personave të tjerë.

Qëndrim Januzi dyshohet se shtiu me armë zjarri shtatë herë në drejtim të Gazmend Hysenit.

“Pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit për Krime të Rënda, ka vlerësuar se ekziston dyshimi i bazuar mirë, se i pandehuri më 28 maj 2022, në Ferizaj, me dashje dhe përgatitje paraprake, ka privuar nga jeta tani të ndjerin G.H., në atë mënyrë që ka vë në rrezik edhe jetën e personave të tjerë, me ç ‘rast që pas një mosmarrëveshje të mëhershme me të takuar tani të ndjerin, ka shtënë në drejtim të tij me armë zjarri shtatë herë, ku si pasoj e të shtënave nga plagët e marra ndërron jetë”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.

/Gazeta Express

Etiketa: ButaGazmend HyseniQëndrim Januzivrasje

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Vrasja e pronarit të kampingut dhe punëtorit shqiptar, autori fshihet në Athinë

17:42 : 10/10/2025
AKTUALITET

Misteri i krimit të dyfishtë/ I la shqiptarit gjysmën e pronës, zbardhet testamenti i pronarit grek

14:17 : 10/10/2025
BOTA

E rëndë në Itali! 25-vjeçarja mbyt tre foshnjat e saj dhe i fsheh trupat në dollap

14:36 : 09/10/2025
AKTUALITET

Qëlloi për vdekje të riun nga Kukësi në lokalin e tij, “Kobra” dënohet me 24 vite burg

14:01 : 09/10/2025
AKTUALITET

“Ndryshoi testamentin së fundi, ia la pasurinë shqiptarit”, detaje të reja nga ngjarja e rëndë në Greqi

12:48 : 08/10/2025
AKTUALITET

‘Ik mos më na çaj k…’/ Si nisi sherri mes dy miqve që përfundoi me vrasje në Babrru 

12:29 : 08/10/2025
Para

Lezhë, zbulohet një "shtëpi bari", ja çfarë sekuestron policia

TË GJITHA

Horoskopi, e shtunë, 11 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 10/10/2025

Ish-nënkryetari i Roskovecit me biznes pa dokumente në qendër të fshatit, nuk paguan taksa

22:56 : 10/10/2025

Tre të ‘fortë’ bllokojnë rrugën e varrezave, Bashkia Mallakastër nuk jep zgjidhje!

22:47 : 10/10/2025

Nëna braktis fëmijën me aftësi ndryshe, refuzon t’i japë kujdestarinë ligjore ish-burrit

22:39 : 10/10/2025

Bashkia Librazhd i jep tenderin 300 mln lekë Arben Avdulit për të parë yjet me teleskop

22:27 : 10/10/2025

Macron riemëron Sebastien Lecornu si kryeministër të Francës

22:25 : 10/10/2025

Danimarka blen 16 avionë F-35 për të forcuar mbrojtjen ajrore

22:03 : 10/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com