Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë masivin pyjor në zonën e Repsit në Mirditë. Flakët janë përhapur në hapësirë të konsiderueshme pyjore duke rrezikuar një numër banesash.
Mësohet se flakët e zjarrit janë shfaqur rreth orës 15:00, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur edhe forcat zjarrfikëse.