• Kontakt
Wednesday, July 2, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

O Zot, bëje ëndërr!

09:08 : 06/06/2022
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Nga Genc Pollo, ish-ministër e deputet

Me konseguencë kam refuzuar javët e fundit të komentoj mbi çdo person të përfolur si kandidat për President të Republikës. Insistimit të gazetarëve u jam përgjegjur se është shumë më e rëndësishme të kemi proçesin politik të duhur për këtë zgjedhje; çka fatkeqsisht nuk e patëm. Sa për personin  konkret u thosha se druajtja ime ishte se Rama do e nxirrte emrin e përveçëm njëlloj si prestigjatori në cirk nxjerr lepurin nga cilindri: cilido qoftë emri do të kemi një president të dëgjueshëm ndaj këtij kryeministri; ndryshe nga dy presidentët e fundit.

Emri i personit u shpall e jo të paktë ishin ata komentatorët pozitivë të cilët evokuan etosin ushtarak si cilësi garantuese e një presidenti të mirë. Madje sollën si shembull edhe dy presidentë në të shkuarën, Moisiun e Nishanin (ndjesë pastë!) të cilët kishin formim ushtarak. Duke harruar se këta të fundit kishin përvojë politike dhe kishin shërbyer edhe si ministër.

-1- Mbi bazat, anijet e helikopterët

Si rregull, një President të zgjedhur nuk lipset t’a paragjykojmë sesi ai do të sillet e veprojë në ofiq. Megjithatë besimi tek njeriu lipset të mbështetet edhe në një themel empiriko-racional. Në këtë sens vlen të kqyrim shkurt situatën në Forcat e Armatosura.

Lexo edhe:

Nigel Farage në Shqipëri: po përse?

Izraeli, Irani, ne dhe bota jonë

Për zhvatjen e bazave detare në favor të bizneseve pranë qeverisë kam shkruar gjerësisht në vitet e shkuara. Më vjen mirë që edhe gazetarë investigativë, disa syresh me financim indirekt të aleatëve, i kanë hulumtuar në detaj këto skandale; madje ndonjë ka marrë çmim nga organizata ndërkombëtare pikërisht për këtë punë.  Po ashtu ka patur kallzime penale nga ushtarakë të ndërgjegjshëm. Thelbi është se me degradimin e bazave të Forcës Detare ulet aftësia e mbrojtjes kombëtare si dhe kapaciteti për operacione kërkim-shpëtimi në pjesën e Adriatikut e të Jonit që është përgjegjësi e shtetit shqiptar.

Helikopterët Cougar, të blerë në Francë në v. 2011, për Forcën Ajrore dhe anijet e klasit Iliria, të blera në Hollandë në v. 2008, për Rojen Bregdetare  janë dy investimet kryesore për modernizimin e Forcave të Armatosura në këtë shekull.

Megjithatë helikopterët janë jofunksionalë siç e pamë vjet në verë kur plasën zjarret në pyje apo edhe një muaj më parë kur për të shpëtuar një polic të aksidentuar në Dukagjin u thirr në ndihmë një helikopter i KFOR-it nga Kosova. Edhe dje në zjarret në Karaburun mungesa e helikopterëve u duk qartë.

Po kështu është gjendja edhe me anijet Iliria megjithëse më pak e shfaqur në radarin e publikut. Ato janë prej kohësh të ankoruara e të pamundura për detyra të vështira. Njëra syresh, pjesëmarrëse në misionin e NATO-s në detin Egje në v. 2019, pësoi avari e bllokua në mes të detit sepse ju fikën dy gjeneratorët. Shkaku ishte se ju kishin mbaruar orët e punës (!!!).

Problem për helikopterët e anijet është sherbimi mirëmbajtjes që vuan nga inkompetenca, abuzimi e korrupsioni.

Qeveria rilindiste ka heshtur për këto skandale. Vetëm së fundi, përballë një interpelance shterruese të një deputeti opozitar, Ministri i Mbrojtjes paraqiti një justifikim hileqar: “unë nuk kam firmosur në asnjë rast që privatët të marrin trojet e bazave” por nëse ka ndodhur më parë “kini parasysh se Shqipëria ka nevojë për zhvillim”. Edi Rama ditën e votimit për presidentin foli për herë të parë për skandalin duke e quajtur të paqenë. Këto kallzime e denoncime “tek ne janë sport kombëtar” tha ai. Ndryshe nga ministri aktual, Kryeministri ka nënshkruar VKM për zhvatjen e disa nga bazave detare.

Për situatën me helikopterët e anijet nuk kam dëgjuar ndonjë shpjegim nga qeveria. Për të tëra këto skandale përgjegjësi direkte mban aparati civil i dikasterit me në krye Ministrin e Mbrojtjes. Por sipas ligjit përgjegjësia bie edhe mbi Shtabin e Përgjithshëm dhe shefin e tij. Disa nga nënshkrimet me ngarkesë të qartë penale janë të ish Shefit të Shtabit deri në v. 2020. Ai u bë më pas deputet me imunitet i partisë në pushtet.

Por të kthehemi në çështjen tonë, të gjeneralit Begaj, Shef i Shtabit të Përgjithshëm që nga korriku 2020.

Veprimet e mosveprimet e tij në asnjë mënyrë nuk dëshmojnë synim e vullnet për të pastruar “haurin e Augjisë” që ai gjeti kur mori ofiqin. Madje në ndonjë rast duket se e ka ngarkuar veten jo vetëm me përgjegjësi morale e civile por edhe me atë penale. Si përshembull me bazat detare.

-2- Mbi ushtrinë e partinë

Për mua kaq do të mjaftonte për t’a skualifikuar nga lista e kandidatëve për president. Për ata që do të mendojnë se të jesh kēsisoj qibar në regjimin e Ramës është ekzagjerim do t’u thoja se gabojnë.

Sa më lart është shumë më e rëndë se problemi formalisto-ligjor i kandidimit të një ushtaraku aktiv. Ne nuk ka pse të druhemi nga puçet e Turqisë, Greqisë apo Amerikës Latine në shekullin e kaluar. Por duhet të shqetēsohemi nga superkapja e shtetit nga partia në pushtet. Kësaj nuk i ka shpëtuar edhe ushtria. Që në pranverë 2014 gjeneral Bazo, asokohe shef shtabi i emëruar rishtas deklaroi se nuk ekzistonin avionët e vegjël që çonin kanabis në Itali. Megjithë provat e dukshme për to! Madje këtë e deklaroi në emër të NATO-s ndërsa de fakto fliste në këmbë të ministrit Saimir Tahiri. Shembuj të ngjashëm fatkeqsisht ka më tej dhe me to duhet të merret dikush. Por të paktën individë problematikë që kontrastojnë me ushtarakun e karrierës së merituar të mos katapultohen në krye të shtetit.

-3- Mbi mirësjelljen, presidentin e ëndrrën

Komentatorët rekomandojnë edhe një gjuhë me respekt ndaj kreut të shtetit dhe nuk mirëpritën referimin e përgjegjësive morale, civile e penale të gjeneralit. Në fakt ato u paraqitën ndaj kandidatit. Por vërejtja e gjuhës është me vend. Fatkeqësisht kryeministri i tre mandateve  nuk ka qenë model. Fyerjet e qesëndisjet publike ndaj kreut të shtetit kanë qenë të panumërta nga ana e tij. Dikush mund të më quajë të njëanshëm meqë nuk them gjë për cilesimin “Horr bulevardi” të kryeministrit të mëparshëm. Nuk është tamam kështu! Ky epitet u tha në kontekstin e një sulmi të dhunshëm ndaj rendit publik e kushtetues. Fyerjet e qesënditë e Ramës kanë qenë reagime ndaj përpjekjeve të Nishanit e Metës për të mbrojtur Kushtetutën e interesin publik. Duke ju kundërvënë një ekzekutivi ekspansiv e abuziv.

A do të kemi përsëri një President të tillë. “O Zot bëje ëndërr!” thuhet në një anekdotë folklorike.

Etiketa: genc pollo

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Nigel Farage në Shqipëri: po përse?

09:15 : 01/07/2025
AKTUALITET

Izraeli, Irani, ne dhe bota jonë

09:07 : 18/06/2025
AKTUALITET

Vendimi i Gjykatës Europiane për Pasaportat e Arta dhe pasojat në Tiranë

09:17 : 30/04/2025
AKTUALITET

Shigjeta e Zenonit dhe Shqipëria në BE

09:52 : 17/04/2025
AKTUALITET

Marrëveshja mes tre vendeve për mbrojtjen, Pollo: Hap pozitiv! Rama dështoi në politikën e jashtme

21:48 : 26/03/2025
AKTUALITET

A i mbështet vërtet Bashkimi Europian vlerat themelore të tij në Ballkan?

09:21 : 19/03/2025
Para

Del foto, kjo është 35-vjeçarja që u gjet e vdekur në Itali

TË GJITHA

“Zbulimi” i Alonso-s çon Real Madridin në çerekfinale, eliminohet Juventus

23:03 : 01/07/2025

Horoskopi, e mërkurë, 2 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:01 : 01/07/2025

Ilir Meta: Ja e vërteta e lajmit të gjetjes së kartës bankare me 240 mijë dollarë

22:54 : 01/07/2025

Sa të rrezikshme janë temperaturat e larta?

22:49 : 01/07/2025

Zyrtare/ Kontratë për 3 vite, Lindon Selahi bashkohet me Juljan Shehun te Widzew Lodz

22:43 : 01/07/2025

Greqia, 8 miliardë euro investime nga BE

22:38 : 01/07/2025

Studimi: Varësia nga ekranet po nxit ankth, lodhje dhe probleme gjumi

22:28 : 01/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com