• Kontakt
Saturday, June 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Dosja në GJKKO/ SPAK kërkon gjykimin e Ardian Hajdarit për fshehje të ardhurash

15:29 : 03/06/2022
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, VETTING

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK ka dërguar për gjykim çështjen penale në ngarkim të anëtarit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, Ardian Hajdari. Ai akuzohet për veprat penale të “fshehjes së të ardhurave” dhe “deklarimit të rremë të pasurisë”.

Prej 7 shkurtit 2022, Hajdari është pezulluar nga detyra në KPA, pasi u mor i pandehur nga SPAK.

Ardian Hajdari është anëtari i dytë i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit që procedohet penalisht pas Luan Dacit, tashmë i shkarkuar. Daci u shpall fajtor me vendim të formës së prerë për falsifikimin e formularit të aplikimit që e zgjodhi atë anëtar të Kolegjit.

Anëtari i KPA-së, Ardian Hajdari refuzoi të komentonte akuzat dhe kërkesën e SPAK, ndërsa tha se qëndrimet e tij lidhur me këtë çështje “do t’i mbajë para gjykatës”.

Më 24 qershor 2020, Hajdari u kallëzua penalisht në SPAK me pretendimin se kishte gënjyer në aplikimin për t’u zgjedhur anëtar i KPA-së përmes falsifikimit të dokumenteve. Kallëzimi i referohej deklarimit të tij se punonte prej 17 vitesh si avokat.

Lexo edhe:

U dënua për fshehje pasurie, Apeli i GJKKO ul dënimin për ish-gjyqtarin e KPA-së, Ardian Hajdari

Gjyqtari i KPA, Ardian Hajdari shpallet fajtor për fshehje pasurie

Në kërkesën e SPAK për dërgimin për gjykim të çështjes ndaj Hajdarit, konstatohet se në kohën kur ai ka kryer deklarimin pranë Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, ILDKPKI në vitin 2017 në funksion të aplikimit të tij për një pozicion në institucionet e vetingut, ka lënë bosh rubrikën lidhur me të ardhurat e krijuara më parë nga avokatia.

Sipas prokurorisë, mosdeklarimi i të ardhurave nga aktiviteti i avokatisë nuk është harresë, por është një fshehje e mirëfilltë e kryer për disa vite me radhë. Sipas verifikimeve të kryera, Hajdari ka përfaqësuar në cilësinë e avokatit dhjetra çështje për disa vite, por nuk i ka deklaruar në tatime të ardhurat e fituara.

SPAK vëren se prej shumë vitesh, Hajdari depozitonte pranë organeve tatimore deklarata tatimore me vlera zero ose ndonjë deklaratë me vlerë të papërfillshme. Po ashtu, nga hetimi ka rezultuar se ai ka mbajtur të njëjtin qëndrim edhe pas kontrollit tatimor të kryer për shkak të kërkesës për çregjistrim, duke pasqyruar një aktivitet me të ardhura thuajse ‘zero’.

“Siç rezulton e provuar nga hetimi, ky shtetas, gjatë gjithë viteve të ushtrimit të profesionit të avokatit është udhëhequr nga qëllimi i vetëm për të fshehur të ardhurat, me qëllim për të mos paguar detyrimet tatimore ndaj shtetit,” thuhet në kërkesën e SPAK, ku shtohet se për këtë arsye ai nuk mund të deklaronte të ardhurat që kishte realizuar realisht.

Në kërkesë thuhet se shtetasi Ardian Hajdari ka pasur detyrimin për të deklaruar angazhimin në veprimtarinë që krijon të ardhura, siç ka qenë ajo e avokatisë deri në gusht të vitit 2017 kur e ka ushtruar këtë profesion, si dhe shumën neto të krijuar në lekë apo në valutë. Veç faktit që ai e ka lënë bosh këtë rubrikë të deklaratës së pasurisë, ka rezultuar se nuk e ka korrigjuar as në vijim kur është pyetur në ILDKPKI.

Bazuar në këto të dhëna të hetimit, SPAK konkludon se Hajdari e ka konsumuar edhe veprën penale “refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër qe ka detyrimin ligjor për deklarim”, parshikuar nga ne j 257/a paragrafi i dytë i Kodit Penal, në formën e fshehjes së interesave private e konkretisht angazhimin e tij si avokat dhe të ardhurat e realizuara.

Ndërkohë, SPAK vlerëson se duhet të pushohet pjesërisht procedimi lidhur me veprën penale të “falsifikimit të dokumenteve”. Prokuroria shprehet se ka arritur në këtë konkluzion duke konsideruar se “fshehja e të ardhurave” dhe “…deklarimi i rremë…” panë ILDKPKI-së e përfshijnë në vetvete falsifikimin, duke qenë se është fshehur e vërteta.

/Reporter.al/

Etiketa: Ardian Hajdari

Lajme të lidhura

AKTUALITET

U dënua për fshehje pasurie, Apeli i GJKKO ul dënimin për ish-gjyqtarin e KPA-së, Ardian Hajdari

12:35 : 18/11/2024
AKTUALITET

Gjyqtari i KPA, Ardian Hajdari shpallet fajtor për fshehje pasurie

13:40 : 24/01/2024
AKTUALITET

Gjykata rrëzon kërkesën e Ardian Hajdarit për një analizë të re financiare

15:10 : 13/11/2023
AKTUALITET

Gjykata e Posaçme pranon kërkesën e Hajdarit për të marrë 67 dëshmitarë

12:09 : 15/11/2022
Në foto: Anëtarja e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, Etleda Çiftja
AKTUALITET

Skandali me pasurinë e vetingases Etleda Çiftja zbulon llumin në “Drejtësinë e Re”

17:58 : 15/09/2022
AKTUALITET

Gjykata pranon kërkesën e SPAK për gjykimin e Ardian Hajdarit

16:05 : 04/07/2022
Para

Meta dekretoi anëtarin e 13 të GJL, Kim: Reforma në drejtësi po ecën përpara

TË GJITHA

Shpopullimi i Shqipërisë/ “Barra” e turistëve, nuk ka kush t’u shërbejë

08:25 : 07/06/2025

E shtuna për plazh, si parashikohet moti për sot! Temperaturat deri në 36 gradë Celsius

08:09 : 07/06/2025

Horoskopi, e shtunë, 7 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 06/06/2025
FIFA World Cup, WM, Weltmeisterschaft, Fussball Trophy file photo File photo dated 18-12-2022 of the FIFA World Cup Trophy. A prospective Saudi Arabia World Cup is taking football back to a dark time , according to Human Rights Watch. Issue date: Thursday November 2, 2023. FILE PHOTO Use subject to restrictions. Editorial use only, no commercial use without prior consent from rights holder. PUBLICATIONxNOTxINxUKxIRL Copyright: xMikexEgertonx 74417410

Kualifikueset e Botërorit! Turpërohet Italia, zhgënjen edhe Belgjika

22:56 : 06/06/2025

“S’eci dot, s’u ktheva as për të varrosur nënën”/ Kurohet në Francë për diabetin, i ndërpresin KEMP-in

22:56 : 06/06/2025

Ushtria izraelite sulmon objektet nëntokësore të Hezbollahut në Liban

22:53 : 06/06/2025

Leao pranon kalimin te Bayerni, Milan kërkon 100 milionë euro

22:46 : 06/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com