• Kontakt
Sunday, June 1, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

‘Të kërkojë falje’, Artan Fuga reagon ashpër ndaj nënkryetares së Kuvendit

08:49 : 02/06/2022
në AKTUALITET, LAJMI I FUNDIT, POLITIKE

Profesori dhe akademiku Artan Fuga ka reaguar ashpër ndaj nënkryetares së Kuvendit, Ermonela Felaj, e cila një ditë më parë në një studio televizive tha se projekt-rezolutat për dënimin e gjenocidit serb në Kosovë janë instrumente që bien ndesh me Ballkanin e Hapur.

Në një postim të gjatë në Facebook, Fuga thotë se shpreson se ato që deklaroi Felaj, të jenë një shkarje mendore e çastit, duke theksuar se ajo ka folur e paautorizuar dhe ka futur hundët aty ku nuk ka asnjë kompetencë.

“Zonja ka folur me nxitim, me siguri e pautorizuar, ka hyrë pa busull në çështje të qendrimit ndaj historisë, ka futur hundët në marrëdhëniet me jashtë, ku me siguri nuk ka pikën e kompetencës politike për ta bërë! Por, nëse zonja në fjalë nuk del t’u kërkojë falje shqiptarëve, aq të fyer sa jemi, nëse Kuvendi nuk bën deklaratë distancimi, nëse qeveria nuk e dënon këtë deklaratë, atëhere jemi në pragun e asaj që nuk mendohej se do të arrinte një ditë!”, shkruan Fuga.

Gjithashtu, profesori i ben thirrje që Ermonela Felaj te dale publikisht dhe te kërkoje ndjese publike, madje jo vetem kaq, por ta shoqëroje me qëndrim në gjunjë tridhjetë minuta poshtë bustit të Adem Jasharit.

“Nëse zonja në fjalë nuk del t’u kërkojë falje shqiptarëve, aq të fyer sa jemi, nëse Kuvendi nuk bën deklaratë distancimi, nëse qeveria nuk e dënon këtë deklaratë, atëherë jemi në pragun e asaj që nuk mendohej se do të arrinte një ditë! Kërkim ndjese publike shoqëruar me qendrim në gjunjë tridhjetë minuta poshtë bustit të Adem Jasharit, aty në të dalë të rrugës së ambasadave, ku kryqëzohet me rrugën e Durrësit! Jo e tipit, e thashë kështu, por nuk e thashë ashtu”, thekson Fuga.

Lexo edhe:

“Projekte të mbifaturuara, si i bëni 7 deri në 10 brenda vitit?”, Fuga përplaset me Gjinushin

Berisha: Votoni rezolutën e gjenocidit serb në Kosovë, që të shkoni si përfaqësues të shqiptarëve

Reagimi i plote i Fugës:

Distancohem si qytetar !

Unë nuk dua ta besoj që deklarata në televizion e zonjës nënkryetare e Kuvendit të Shqipërisë, e cila thotë se aprovimi i një deklarate që dënon genocidin e Milosheviçit ndaj shqiptarëve në Kosovë bie ndesh me politikat e sotme për Open Ballkan, të jenë qendrime të një shqiptareje, të një force politike shqiptare, të qeverisë shqiptare, të grupit parlamentar të shumicës, të Kuvendit të Shqipërisë!

Kam dëshirë të jetë një shkarje mendore e çastit. Të jetë një moskuptim i asaj që flet!

Të jetë një gafë logjike nga dashuria me vetveten dhe që të bën të humbasësh vlerësimin kritik të asaj që thua!

Edhe mua më qëllon njëherë në tridhjetë orë leksioni!

Zonja ka folur me nxitim, me siguri e pautorizuar, ka hyrë pa busull në çështje të qendrimit ndaj historisë, ka futur hundët në marrëdhëniet me jashtë, ku me siguri nuk ka pikën e kompetencës politike për ta bërë!

Por, nëse zonja në fjalë nuk del t’u kërkojë falje shqiptarëve, aq të fyer sa jemi, nëse Kuvendi nuk bën deklaratë distancimi, nëse qeveria nuk e dënon këtë deklaratë, atëhere jemi në pragun e asaj që nuk mendohej se do të arrinte një ditë!

Kërkim ndjese publike shoqëruar me qendrim në gjunjë tridhjetë minuta poshtë bustit të Adem Jasharit, aty në të dalë të rrugës së ambasadave, ku kryqëzohet me rrugën e Durrësit! Jo e tipit, e thashë kështu, por nuk e thashë ashtu!

Unë personalisht distancohem! Fort, prerë, pa asnjë ekuivok! Eshtë njësoj si Franca të mos dënojë më Hitlerin dhe nazizmin për hir të marrëdhënieve të sotme me Gjermaninë!!!

Nënkupton se për zonjën marrëdhëniet me Serbinë nuk qenkan për një Open Ballkan postmillosheviçian, por me vetë rregjimin e Millosheviçit që mërzitet nëse dënojmë atë për të cilën edhe NATO ndërhyri!

Kjo do të thotë që për interesat e sotme pragmatiste të një politike të jashtme në ajër ende, të mohohet solidariteti ynë kombëtar!

Kosova paska njëmijë herë të drejtë që është skeptike ndaj politikës të Open Ballkan sepse sheh atje nënkuptime të tjera!

Kjo deklaratë e zonjës nënkryetare të Kuvendit e shpartallon edhe vetë bashkëpunimi e popujve në një gadishull të hapur politikisht dhe ekonomikisht sepse i kundërve atij qendrimin e disa milionë shqiptarëve që nuk e harrojnë historinë, pa mbetur robër të saj!

Pse shqiptarët dhe vuajtjet e tyre do të sakrifikohen për Open Ballkan? Përse Open Ballkan qenka i papajtueshëm me historinë e dhimbshme shqiptare?

E sotmja fshika të kaluarën? Mos duhet të themi se meqë na duhet Open Ballkan nuk ka pasur fare viktima dhe represion në Kosovë? Se këtu të çon logjika!

Opinioni publik kërkon t’i kërkohet falje! Ndryshe loja ka mbaruar!

Ka mbaruar.

Etiketa: felajfugagjenocidi serb

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Projekte të mbifaturuara, si i bëni 7 deri në 10 brenda vitit?”, Fuga përplaset me Gjinushin

22:56 : 05/03/2025
AKTUALITET

Berisha: Votoni rezolutën e gjenocidit serb në Kosovë, që të shkoni si përfaqësues të shqiptarëve

20:13 : 19/12/2024
AKTUALITET

Motra e Ermonela Felajt përballet me vetingun, jep shpjegime për pasurinë dhe figurën

20:07 : 06/11/2024
AKTUALITET

Goditjet e SPAK, Fuga: Lidershipi i partive po fokusohet vetëm në 1 person

21:32 : 23/10/2024
AKTUALITET

“Bylykbashi po më zhgënjen!” Akademiku Fuga: Rrezikohet vota e emigrantëve

19:18 : 26/07/2024
AKTUALITET

“Burri jot ma solli”/ Bardhi përplaset me Felajn: Të kanë marrë bandat peng

18:50 : 18/07/2024
Para

Deklaratat për Kosovën/ Deputetja gjermane: BE të ngrijë bisedimet për Serbinë

TË GJITHA

Me ftesë të Presidentes Osmani, kryediplomati boshnjak mbërrin në Kosovë

21:08 : 01/06/2025

Rrëfimi i të penduarit Alibej, romani kriminal i Elbasanit

21:04 : 01/06/2025

TikTok apo Instagram: Cili platformë po dominon mes të rinjve shqiptarë?

20:49 : 01/06/2025

Plagosja e 15-vjeçarit/ Adoleshenti punonte si kamerier në piceri, si nisi sherri me motoristin

20:38 : 01/06/2025

Berisha nesër në SPAK për masën, zbardhet sms e Flamur Nokës për anëtarët e Këshillit Kombëtar

20:37 : 01/06/2025

DW: Të vdekur dhe të plagosur nga shembja e urave në Rusi

20:32 : 01/06/2025

“Vajza më hëngri paratë!” Nëna e 3 fëmijëve ngelet në derë të huaj

20:16 : 01/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com