• Kontakt
Wednesday, August 27, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Fusha merr 1 mln USD për pastrimin e resorteve të oligarkëve me paratë e shqiptarëve

15:40 : 02/06/2022
në AKTUALITET, EKONOMI, INVESTIGIME, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Agjencia Kombëtare e Bregdetit, e drejtuar nga Ledion Lako, i atakuar vitet e fundit për lejet e përdorimit të plazheve, ka shpallur fituesin e tenderit 1 milionë dollarë për pastrimin e resorteve të oligarkëve.

Sipas dokumenteve që disponon Boldnews.al, fituesi i këtij tenderi është firma “Fusha”, një kompani e njohur, e cila ka pasur një “bashkëpunim” me Lali Erin, apo së fundmi po fiton me shumicë tendera në Jug të Shqipërisë, atje ku po ndërtojnë oligarkët më të mëdhenj të Shqipërisë.

Para pak ditësh, redaksia jonë publikoi investigimin sesi qeveria kishte marrë “fshesën” dhe do të pastronte rezidencat private të njerëzve më të pasur të Shqipërisë. Do të pastroheshin fshatrat turistikë, banorët e së cilës kanë para me thasë dhe fare mirë mund të paguajnë firma private me paratë e tyre që t’i pastrojnë. Por, ashtu si “grabitën” trojet në bregdet, këta oligarkë po marrin edhe qindarkat e fundit nga taksat e shqiptarëve, të cilat po shkojnë vetëm te një grup i vogël njerëzish.

Faksimile: Agjencia Kombëtare e Bregdetit ka finalizuar tenderin për pastrimin e zonave bregdetare, ku “Fusha” fitoi përballë Sadri Abazit

Sipas dokumenteve, Agjencia Kombëtare e Bregdetit finalizoi tenderin e hapur, mbi kufirin e lartë monetar, me objekt “shërbim pastrimi i zonës bregdetare, për Bashkitë Durrës, Sarandë, Kavajë, Himarë”. “Me anë të këtij njoftimi ju informojmë se, në këtë procedurë kanë marrë pjesë “FUSHA” me ofertë në vlerën 86.411.340 lekë pa TVSH. Gjithashtu, edhe kompania “ALKO-IMPEX GENERAL CONSTRUCION” me ofertë në vlerën 89.792.100 lekë, pa TVSH” thuhet në këto dokumente. Pra, dy kompani të lidhura ngushtë me pushtetin, ku e para me Lali Erin dhe e dyta me ish-deputetin e PS-së, Sadri Abazi. Por, në këtë procedurë fitoi kompania e preferuar e Veliajt, ndërsa kompania e Abazëve u s’kualifikua me arsyetimin se s’kishte dorëzuar sigurimin e ofertës. Madje, nuk ka dëshmuar të ketë shërbime të ngjashme të realizuara gjatë tre viteve të fundit.

Lexo edhe:

Himara, drita me orar! Ku shkuan 20 mln eurot e Damian Gjiknurit? Gati tenderi i ri 2 mln euro

Arlinda Pogaj qeras me 1.5 MLD lekë familjen Pepa

Faksimile: Agjencia e Bregdetit synon që të pastrojë edhe fshatrat turistikë të oligarkëve në Gjirin e Lalzit, në Palasë, në Qerret, etj

Pak ditë më parë, Boldnews.al, publikoi ekskluzivisht dokumentet e tenderit të Agjencisë Kombëtare të Bregdetit, institucion në varësi direkte të Kumbaros, i cili kishte hapur tenderin me objekt “shërbim pastrimi i zonës bregdetare për bashkitë Durrës, Sarandë, Kavajë dhe Himarë”.

Në dokumente thuhej se kohëzgjatja e kontratës ose afati për zbatimin e saj është data 15 qershor 2022 – 15 shtator 2022. Pra, për 90 ditë! Boldnews.al vijoi hulumtimin te dokumentet shoqëruese, ku rezultoi se synimi i këtij tenderi është padyshim pastrimi i fshatrave turistikë të oligarkëve. Agjencia shkruan se do pastrohet bregdeti i Durrësit, Kavajës, Himarës dhe Sarandës.

Por, kush e “harroi” Vlorën? Bregdeti i saj fillon nga grykëderdhja e Semanit dhe përfundon në Karaburun, ku janë gërshetuar të gjitha llojet e plazheve, me rërë, gurë, shkëmb, etj, etj. Në dokumentet shoqëruese është edhe një hartë e bregdetit që do të pastrohet.

Ajo përfshin me radhë të gjitha fshatrat turistikë në Gjirin e Lalzit. Gjithkush ka informacione se kush ka vila në atë vend. Ndërkohë, harta vijon me fshatrat në Golem apo Kavajë, ku sërish kanë vila politikanë dhe biznesmenë. Vijuam më në jug të vendit.

Sipas dokumenteve, Agjencia e Bregdetit ka përfshirë për të pastruar të gjithë fshatin turistik të z.Samir Mane në Palasë, i quajtur Green Coast. Por, në atë zonë ka edhe fshatra të tjerë, të cilët janë “përjashtuar” nga pastrimi!

Lexo edhe:

Qeveria “merr fshesën”, 1 mln USD për pastrimin e bregdetit në rezidencat e Samir Manes dhe politikanëve

Etiketa: Fusharesortetender

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Himara, drita me orar! Ku shkuan 20 mln eurot e Damian Gjiknurit? Gati tenderi i ri 2 mln euro

14:55 : 25/08/2025
AKTUALITET

Arlinda Pogaj qeras me 1.5 MLD lekë familjen Pepa

19:56 : 21/08/2025
AKTUALITET

KLGJ nuk zbaton vendimin e KPP-së, rishpall fitues të 10 mln eurove Gjiknurin dhe Beqirin

17:48 : 20/08/2025
AKTUALITET

Spiropali blen makinë 130 mln lekë në fund të mandatit, skualifikon dy ofertat më të ulëta për Dulakët

14:55 : 20/08/2025
AKTUALITET

Stadiumit të Vlorës i shtohen 6 kulla/ Rama ndryshon projektin e belgëve, “mbin” dhe një 40 katësh

13:23 : 19/08/2025
AKTUALITET

RTSH anulon tenderin 9.1 mln euro të dekoderave: Renis Tërshana s’na vërtetoi që nuk ka qenë i dënuar

14:12 : 18/08/2025
Para

Skandali/ Pique e tradhtoi Shakirën me nënën e bashkëlojtarit të tij?

TË GJITHA

Horoskopi ditor, e Enjte 28 Gusht 2025

22:55 : 27/08/2025

Aksident në aksin Elbasan-Librazhd, një i plagosur rëndë

22:43 : 27/08/2025

Zbulohet data! Ja kur do ta shpallë Rama kabinetin e ri qeveritar

22:32 : 27/08/2025

SHBA dhe Evropa paralajmërojnë Iranin: Sanksionet bërthamore mund të rikthehen

22:15 : 27/08/2025

Situata në Serbi/ Ambasada ruse në Beograd: Zgjidhja duhet bërë sipas rregullave serbe

21:50 : 27/08/2025

“Fëmijët në Gaza s’kanë më forcë as të qajnë”, OKB: Shpëtojini para se të jetë vonë

21:35 : 27/08/2025

Janë shoqëruar disa persona me rrezikshëri të lartë, detaje nga operacioni i policisë në Durrës

21:04 : 27/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com