• Kontakt
Saturday, June 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Miraka: Nuk më ka propozuar Berisha! Ja çfarë u ka thënë Alibeaj deputetëve

21:39 : 31/05/2022
në AKTUALITET, POLITIKE

Simon Miraka ka komentuar vendimin e mazhorancës për të mos votuar në Parlament kandidaturën e tij në Komisionin për Dosjet e Sigurimit të Shtetit. Në një intervistë për News24, Miraka u shpreh se kandidatura e tij nuk është propozuar nga Berisha.
Miraka e cilësoi mendësi komuniste qëndrimin e mazhorancës për të mos pranuar një kërkesë vetëm se mban firmën e ish-kryeministrit Sali Berisha.

Gjatë intervistës, ai u shpreh se kreu i grupit parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj u kërkonte deputetëve të tij që të mos mblidhnin firma për të propozuar emrin e Mirakës.

Miraka: Vazhdojmë me periudhën e diktaturës. E ndoqa Komisionin e Ligjeve. Ligji për autoritetin e dosjeve, ka pesë anëtarë. Tre zgjidhen nga kryeministri dhe dy të tjerë zgjidhen, një nga Shoqata e Ish të Përndjekurit Politikë dhe një nga Shoqëria Civile. Që të futet emri në Komisionin e Ligjeve duhet mbështetja e 28 deputetëve. Kontaktin e parë e kam pasur me Alibeajn. Prisja vendimin. Ngaqë dyshova mora kontakt me deputetët.

Si ishte komunikimi me Alibeajn?

Miraka: Kam pasur kofidencë me të. Bisedat kanë qenë normale. Të gjithë më thanë që kanë nder të më firmosin. Një nga deputetët që kanë firmosur më tha që kam nisur të mbledh firmat, por Alibeaj ka thënë që mos mblidhni firmat. Grupi tjetër nuk iu bind Alibeajt dhe firmosën, mes tyre ishte edhe firma e Berishës. Ajo që më shqetësoi ishte mënyra arrogante e këtij ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Gazment Bardhi. Si ka mundësi një djalë I ri, ish-ministër, funksionar i lartë kishte atë fjalor. Alibeaj u tregua më i zgjuar, nuk doli direkt siç doli Bardhi. Nuk më erdhi keq mosaprovimi. Më trishtoi gjuha, mënyra histerike e Gaz Bardhit që fliste përballë kolegëve. Firma e zotit Berisha ishte si e gjithë deputetëve të tjerë, ai është deputet i parlamentit. Balla u nxitua me atë deklaratë. Duhet të jenë më të qetë, urrejtja mbjell përçarje. Nuk shkohet në Evropë me këtë fjalor. Njeriu duhet të frenojë veten, të dijë se çfarë flet. Berisha për mua është deputet si të gjithë.

Lexo edhe:

Pasi e “ndriti” me Arsimin në Shqipëri, ish-ministrja e Ramës kërkon që të drejtojë Prishtinën

Rrëfimi i të penduarit Alibej, romani kriminal i Elbasanit

Emri juaj nga kush është propozuar?

Miraka: Unë s’jam propozim i Sali Berishë, por i Shoqërisë Civile. Ndër firmat është dhe ajo e Berishës. Bardhi ka dalë e ka thënë që se kemi me zotin Miraka, por në fakt me mua e kanë. Zhgënjimi nga palët është nga deputetët që e quajnë veten se vijnë nga shtresa e të përndjekurve. Ka një mungesë personaliteti. Ata e hodhën firmën, janë deputetë dhe mandatin nuk ua heq askush. Ka mungesë serioziteti, personaliteti, karakteri. Më vjen keq se kam kofidencë me ta, por faktet janë fakte. E vërteta është e hidhur. E vërteta duhet thënë, duhet pasur kurajo.

A jeni mjaftueshëm për punën që bëhet në atë institucion?

Miraka: Është një staf i zgjedhur. Nuk jemi mjaftueshmërisht duke krahasuar me institucionet analoge. Një njeri që ka vuajtur vetë është më i ndjeshëm nga problemet. Ata kur më shohin mua, shohin veten e tyre. Dhuna ka qenë e tmerrshme, askush s’ka dashur t’i dalë shokut dëshmitar. Unë me aftësitë e mia jam munduar të fus frymën e tolerancës. Unë e shpreh dhe e përsëris që cdo njeri të shkojë atje ku gjen veten. Secili ka të drejtën e këndvështrimit të vet. Shoqëria ka ndryshuar shumë. Më kërkuan shoqatat që të isha edhe në mandatin e dytë. Nuk është puna se vijnë ish të burgosurit, por edhe qytetarë që duan të dinë nëse janë ndjekur nga ish-Sigurimi. Ka intelektualë, shkrimtarë, këngëtarë, të gjitha shtresat. Ka edhe 17-vjeçarë që kanë bashkëpunuar.

Etiketa: alibeajkandidaturemiraka

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Pasi e “ndriti” me Arsimin në Shqipëri, ish-ministrja e Ramës kërkon që të drejtojë Prishtinën

17:43 : 03/06/2025
AKTUALITET

Rrëfimi i të penduarit Alibej, romani kriminal i Elbasanit

21:04 : 01/06/2025
AKTUALITET

A duhet të ishin bashkuar partitë e reja? Alibeaj: Faji është te sistemi, PS mori 10 mandate tepër

22:04 : 14/05/2025
AKTUALITET

Enkelejd Alibeaj tërhiqet nga rekursi për vulën e PD

15:49 : 04/03/2025
AKTUALITET

“Djathtas për Zhvillim”, krijohet koalicioni LZHK-Djathtas 1912

22:00 : 03/03/2025
AKTUALITET

Alibeaj: Rama së shpejti subjekt i SPAK-ut, nesër do mbaj fjalimin e fundit publik

21:55 : 25/02/2025
Para

Zelensky i gatshëm të takojë Putin për t’i dhënë fund luftës

TË GJITHA

Arbnor Muja me mesazh motivues: Një nga ndeshjet më të rëndësishme në historinë e vendit

17:38 : 07/06/2025

Të internuarit e demokracisë

17:33 : 07/06/2025

“E kam peng humbjen me Serbinë”, Migjen Basha: Këtë herë Kombëtarja është më e fortë

17:27 : 07/06/2025

Izraeli e pranon: Në Gaza mbështesim një grup të armatosur kundër Hamasit

17:17 : 07/06/2025

Jep dorëheqjen shefi i Komisariatit të Himarës

17:09 : 07/06/2025

U la jashtë nga Silvinjo, Berisha motivon Kombëtaren para Serbisë: Dalshi faqebardhë!

17:07 : 07/06/2025

VIDEO/ Zjarri në landfill, PD: 10 mln euro të shpenzuara dhe Vlora mbytet në plehra e helme

16:53 : 07/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com