• Kontakt
Sunday, July 27, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Dështon edhe raundi i 3-të, drejt Presidencës emri i vendosur nga Edi Rama

16:00 : 29/05/2022
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Ashtu sikundër pritej ka dështuar edhe raundi i 3-të për zgjedhjen e Presidentit, ndërsa deri në orën 16:00 nuk ka pasur asnjë emër të depozituar që mund të shërbente si kandidat për postin e Kreut të Shtetit.

Partia Socialiste kishte deklaruar se në raundet e para, atëherë kur duhen edhe 84 vota për zgjedhjen e Presidntit të vendit nuk do të paraqiste asnjë kandidat, ndërsa topin e ka hedhur nga opozita, duke i kërkuar kësaj të fundit të paraqiste emra, mbi të cilët mund të arrihej konsensusi.

Në fakt i gjithë procesi, që konsiderohej si negociatë mes Partisë Socialiste dhe Grupeve Parlamentare të opozitës ishte një farsë, për shkak jo vetëm të mungesës së vullnetit nga ana e mazhorancës, por edhe kushtit të vendosur prej saj që nuk kishte ndërmend të pranonte asnjë kandidat që kishte mbështetjen e “non grata-ve”, duke përjashtuar nga procesi kreun e PD-së, Sali Berisha, dhe mbështetës të tij.

Gjithsesi deri në momentet e fundit, socialistët arritën të mbajnë në lojë Enkelejd Alibeajn dhe disa prej deputetëve demokratë, të cilët mbështesnin këtë të fundit, duke krijuar idenë e një negociate reale apo përkushtimi që kishin socialistët për zgjedhjen e një Presidenti konsensual.

Të tre raundet e para janë konsumuar në Kuvend pa një kandidat, ndërsa pritet që në raundin e katërt socialistët të zgjedhin Kreun e ri të Shtetit me votat e tyre. Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se emri që do të zgjidhet nuk është pjesë e Grupit Parlamentar, ndërsa Erion Veliaj, kryebashkiak i Tiranës, ka deklaruar se janë të paktën 10 kandidatë që do të diskutohen në Kryesinë e PS, ku edhe do të merret vendimi.

Lexo edhe:

Presidencialet në Poloni, kryeson kandidati pro-evropian, Trzaskowski merr 50.3% të votave

Falja e gjobave nga qeveria para zgjedhjeve, kandidati i PD-së padi në SPAK

Pothuajse të gjithë emrat e artikuluar deri më tani janë jashtë loje, pasi një pjesë e madhe e tyre ose janë deputetë të PS ose pjesë e stafit të ngushtë të Kryeministrit, i cili në deklarimet e ndryshme publike, i ka përjashtuar si mundësi. Në dallim nga proceset e mëparshme të zgjedhjes së Presidentit, ajo që bie në sy aktualisht që fakti se publikut i janë mbajtur të fshehur kandidatët realë në garë, edhe pse që nga dita e parë është deklaruar se Presidenti i ri i vendit do të zgjidhet nga socialistët.

Pritet që ditën e hënë, Kuvendi të formalizojë raundin e 3-të, ndërsa të martën Konferenca e Kryetarëve pritet të caktojë datën e mbajtjes së raundit të 4-rt, që në bazë të Kushtetutës duhet të zhvillohet brenda 7 ditëve nga raundi i 3-të. Pra me shumë gjasa data 6 qershor, pritet të jetë dita kur socialistët do të paraqesin në Kuvend emrin e kandidatit për President, ndërsa votimi do të jetë i fshehtë dhe me kuti.

Për zgjedhjen e Kreut të ri të Shtetit në raundin e 4 mjaftojnë 71 vota, ndërsa socialistët kanë në Kuvend 74 të tilla, shto edhe 3 deputetë të PSD, pra 77 mandate.

Etiketa: kandidatiPresidencraundi 3

Lajme të lidhura

BOTA

Presidencialet në Poloni, kryeson kandidati pro-evropian, Trzaskowski merr 50.3% të votave

22:47 : 01/06/2025
Lajmet e Dites

Falja e gjobave nga qeveria para zgjedhjeve, kandidati i PD-së padi në SPAK

10:46 : 27/05/2025
AKTUALITET

Tropojë/ Përfundon numërimi i votave për kandidatët, kush kryeson

19:29 : 13/05/2025
AKTUALITET

PD Shkodër: I dënuari për vrasje, Arian Zoga po blen vota për kandidatin e Ramës

07:20 : 11/05/2025
AKTUALITET

Kandidati i PD thirrje urgjente SPAK: Administrata e Bashkisë Kolonjë po blejnë vota tani natën

22:52 : 10/05/2025
AKTUALITET

VIDEO/ Policia e Korçës vendos nën hetim personin që denoncoi kandidatin e PS për blerje votash

17:22 : 09/05/2025
Para

Bujar Nishani, njeriu, politikani dhe shtetari që impononte respekt!

TË GJITHA

Nga rënia e kafshëve te sasia e qumështit të prodhuar! Blegtoria po zhduket në Shqipëri

13:59 : 27/07/2025

Do të kryente atentat? 39-vjeçari kapet duke lëvizur me automatik, arrestohet (EMRI)

13:41 : 27/07/2025

Greqia merr ndihmë nga BE-ja për të luftuar zjarret shkatërrimtare

13:31 : 27/07/2025

Marrëzia nuk njeh fund/ Rama ‘ngul’ 17 kulla 30 katëshe në liqenin e Farkës

13:12 : 27/07/2025

EMRI/ Mashtroi rusen dhe e shfrytëzoi për prostitucion, arrestohet 46-vjeçari në Durrës

12:59 : 27/07/2025

“Po rrezikohet siguria e pasagjerëve”/ Punonjësit e “Air Albania” letër Ramës: Duam pagat

12:46 : 27/07/2025

Ndezi zjarri që shkaktoi djegien e 600 hektarëve në Parkun e Dajtit, arrestohet 63-vjeçari (EMRI)

12:38 : 27/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com