• Kontakt
Sunday, June 29, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

13 shqiptarë riatdhesohen nga Siria, Çuçi: Operacioni do të vijojë

09:08 : 28/05/2022
në AKTUALITET, KRONIKE, LAJMI I FUNDIT

Lexo edhe:

Del FOTO/ Ky është gardisti që vrau veten me armën e shërbimit

“Zhduku” 250 mln lekë nga Kombinati i Armëve, drejtësia nuk prek kreun e PS, Poliçan, Erjon Zylyftari

Është finalizuar operacioni i katërt për riatdhesimin e shtetasve shqiptarë që gjendeshin në kampet e luftës në Siri. 4 gra dhe 9 fëmijë ndërmjet moshës 6 e 16 vjeç nga Shqipëria mbërritën në aeroportin “Adem Jashari” të Prishtinës bashkë me shtetas të tjerë kosovarë që u larguan nga kampet. Ata u pritën nga ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi bashkë me homologun e tij kosovar, Xhelal Sveçla, drejtuesit e policisë së të dy vendeve, Gledis Nano e Samedin Mehmeti, si dhe drejtoresha e Qendrës CVE, Lejdi Dervishi.

Operacioni i riatdhesimit të shtetasve shqiptarë nga ish zonat e konfliktit në Siri dhe Irak u krye në kuadër të një bashkëpunimi dypalësh Shqipëri-Kosovë dhe me mbështetjen e partnerëve tanë të vyer të SHBA-ve nëpermjet edhe koordinimit me selitë e tyre diplomatike në Prishtinë dhe Tiranë, thuhet në një njoftim të ministrisë së Brendshme.

Ministri Çuçi falënderoi Shtetet e Bashkuara të Amerikës për investimin e tyre që ky operacion të realizohej, si dhe theksoi që do të vijojë puna për riatdhesimin e grave dhe fëmijëve të tjerë që kanë mbetur ende në Siri, duke u bazuar gjithashtu në listat e hartuara më herët me partnerët libanezë, Gjeneral Major Abbas Ibrahim dhe këshilltari diplomatik në rajon, Marc Ghorayeb.

“Ky është operacioni i katërt që zhvillojmë. Gjithsej bëhen 43 gra dhe fëmijë që tashmë do të jenë në gjirin e familjeve të tyre. Felënderoj këtu partnerët tanë strategjikë që na mundësuan këtë operacion, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me të cilët organizuam në mënyrë perfekte çdo detaj të këtij operacioni. Dua të siguroj të gjithë shqiptarët që ne mbetemi të vendosur për të kthyer nga këto kampe çdo shqiptar që ka mbetur aty, çdo fëmijë dhe çdo grua. Kemi statistika të sakta të bëra nga tre operacionet e para, të cilat i kemi gjithashtu me partnerë shumë të rëndësishëm të rajonit atje, me partnerët tanë libanezë të koordinimit të shkëlqyer, Gjeneral Major Abbas Ibrahim dhe këshilltarin  tonë diplomatik në Liban, Marc Ghorayeb. Me të gjitha këto lista të cilat do t’i përditësojmë akoma më tepër do të bëjmë të mundur të kthejmë çdo shqiptar që ka mbetur në këto kampe”, tha ministri Çuçi.

Në vijim ai shtoi se edhe 13 të riatdhesuarit e këtij operacioni do të riintegrohen sipas një modeli tashmë të konsoliduar pranë një strukture të specializuar “Qendër Pritëse” e ngritur enkas me VKM e cila operon me staf multidisiplinar të trajnuar profesionalisht dhe me pervojë.

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, teksa konfirmoi gjithashtu vijimin e punës për riatdhesime të tjera, tha se tashmë institucionet tona kanë përgjegjësinë për rehabilitimin e këtyre shtetasve dhe integrimin e tyre të plotë.

“Puna jonë nuk përfundon këtu. Ekipet tona tashmë kanë shumë punë që këta bashkëkombas tanë të kthyer të rehabilitohen. Ata që janë të ndikuar të deradikalizohen në mënyrë që të bëhen pjesë e shoqërisë sonë e posaçërisht fëmijët të cilët në asnjë rast nuk janë fajtorë për situatën në të cilën ndodhen. Jemi të bindur se institucionet tona do të bëjnë maksimumin që rehabilitimi i tyre të jetë sa më i shpejtë. Me këtë t’i afrohemi fundit të një episodi vërtet të dhimbshëm të shoqërive tona”, tha Sveçla.

Në përfundim të kontrolleve mjekësore paraprake 13 gratë dhe fëmijët e riatdhesuar nisën të transferohen nga aeroporti i Prishtinës drejt Shqipërisë nën shoqërimin e Policisë së Shtetit dhe kujdesin e veçantë të punonjësve të Qendrës së Koordinimit Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm.

Etiketa: Bledi Çuçi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Del FOTO/ Ky është gardisti që vrau veten me armën e shërbimit

09:41 : 05/06/2025
AKTUALITET

“Zhduku” 250 mln lekë nga Kombinati i Armëve, drejtësia nuk prek kreun e PS, Poliçan, Erjon Zylyftari

11:17 : 30/04/2025
AKTUALITET

MANIPULIMI – Për skandalin e TIMS nuk ka kallëzim në SPAK

11:13 : 27/03/2025
AKTUALITET

Rama i çon ndihmës Çuçit, emëron Pirro Vengun drejtues politik në Vlorë

11:55 : 09/12/2024
AKTUALITET

Xhaçka në “mburojën” e Ramës/ Socialistët “sfidojnë” Kushtetuesen: Nuk na imponon dot

12:16 : 24/07/2024
AKTUALITET

Çuçi mbledh Grupin e PS, zbardhen pikat e diskutimit

10:49 : 22/07/2024
Para

FOTO/ Përfshihet nga flakët tregu i frutave dhe perimeve te Varri i Bamit

TË GJITHA

Tjetër aksident me monopatinë! 17-vjeçari përplaset nga makina, përfundon në spital

13:47 : 29/06/2025

Tirana kapet në befasi, mbrojtësi kërkon largimin nga bardheblutë

13:47 : 29/06/2025

Qeveria e Filipineve në alarm/ Si po trafikohen punonjësit filipinas në Shqipëri

13:34 : 29/06/2025

Përplasi tre të mitur që po lëviznin me monopatinë, gjykata cakton “arrest shtëpie” për shoferin

13:33 : 29/06/2025

U kapën me mallra kontrabandë, arrestohen babë e bir

13:32 : 29/06/2025

Gjirokastër/ Parcela në fshatin Arshi Lengo përfshihet nga flakët

13:28 : 29/06/2025

Skandali/ Vëllai i Termet Peçit, zapton plazhin publik në Porto Palermo

13:22 : 29/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com