• Kontakt
Thursday, October 30, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Gara për kryeprokurorin e Tiranës, pse u skualifikua unanimisht Kreshnik Ajazi

14:59 : 26/05/2022
në AKTUALITET, KRYESORE, VETTING

Nga Boldnews.al

Arens Çela është kandidati i vetëm për pozicionin e drejtuesit të Prokurorisë së Tiranës, pasi Këshilli i Lartë i Prokurorisë skualifikoi me unanimitet votash aplikantin tjetër, Kreshnik Ajazi.

KLP konstatoi se kandidati Ajazi nuk mund të vijonte garën, pasi është aktualisht në pozicion drejtues prokurorie, në Elbasan.

Këshilli i Lartë i Prokurorisë shpalli rreth 3 javë më parë garën për drejtues të Prokurorisë së kryeqytetit, pas shkarkimit të ish-titullares, Elisabeta Imeraj.

Prokurorët Çela dhe Ajazi shprehën interesin për të plotësuar vendin vakant.

Lexo edhe:

Karamuço: Politikanë të mazhorancës po lobojnë për kreun e ri të SPAK

Prokurori Stojani akuzon kryetaren e KLP-së Mirela Bogdani për shkelje të ligjit

Këshilli i Lartë i Prokurorisë, në prani të 9 anëtarëve dhe në mungesë të këshilltares Esmeralda Keshi, shqyrtoi paraditen e së Enjtes kriteret formale të dy kandidatëve.

Në përfundim, KLP, me 9 votat e pranishme në seancë kualifikoi z. Arens Çela për të vijuar garën për ngritje në detyrë dhe po me 9 vota vendosi skualifikimin e aplikantit tjetër, Kreshnik Ajazi.

Skualifikimi i Ajazit
Komisioni për Zhvillimin e Karrierës në Këshillin e Lartë të Prokurorisë i prezantoi anëtarëve të tjerë relacionin për dy kandidatët për drejtues të Prokurorisë së Tiranës.

Relatorja Eloida Goxhi deklaroi se kandidati Arens Çela i plotëson të gjithë kriteret formale dhe ligjore për të vijuar procedurën e ngritjes në detyrë.

Ndërsa, sa i përket aplikantit tjetër, Kreshnik Ajazi, relatorja Goxhi deklaroi se Komisioni i Karrierës është i mendimit që ai nuk mund të kualifikohet.

Aplikanti Kreshnik Ajazi është aktualisht drejtues i emëruar në Prokurorinë e Elbasanit për një mandat 3-vjeçar.

Pra, rezulton se ai ka përfituar “ngritje në detyrë” në nivelin e prokurorive të shkallës së parë.

Duke analizuar kuadrin ligjor, relatorja deklaroi se aplikimi i Ajazit nuk është “ngritje në detyrë”, por “lëvizje paralele”, pasi kandidimi i tij synonte që të emërohej në një pozicion të të njëjti nivel me atë që mban aktualisht.

Relatorja shpjegoi gjithashtu se, në kushtet aktuale, prokurori Ajazi mund të përfshihet në procedurë të “ngritjes në detyrë” vetëm nëse aplikon për një pozicion më të lartë, në nivel Apeli apo pranë Prokurorisë së Posaçme.

Legjislacioni është i qartë dhe ai nuk parashikon “lëvizje paralele” për drejtuesit e prokurorive.

Prokurorët e shkallës së parë që kanë ushtruar detyrën e drejtuesit mund të aplikojnë sërish për një pozicion të tillë vetëm në rastet kur e kanë mbaruar mandatin dhe kanë statusin e magjistratit të thjeshtë.

Pas relatimit, anëtarët e Këshillit të Lartë të Prokurorisë e gjetën të drejtë dhe të saktë argumentimin ligjor, duke vendosur në unanimitet kualifikimin e prokurorit Arens Çela dhe skualifikimin, po me unanimitet, të aplikantit tjetër, Kreshnik Ajazi.

Etiketa: arens celaklpKreshnik Ajazi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Karamuço: Politikanë të mazhorancës po lobojnë për kreun e ri të SPAK

22:06 : 27/10/2025
AKTUALITET

Prokurori Stojani akuzon kryetaren e KLP-së Mirela Bogdani për shkelje të ligjit

19:25 : 23/10/2025
AKTUALITET

Stoku i dosjeve, KLP: Duhet të rritet numri i prokurorëve në Shqipëri

17:56 : 20/10/2025
AKTUALITET

Arrestimi i avokatit Ulian Barjami, KLP: Po presim sqarime nga prokuroria e Elbasanit

17:11 : 20/10/2025
AKTUALITET

KLP mblidhet për të zgjedhur kreun e ri të SPAK, hapet procedura. Një nga anëtarët largohet

10:32 : 20/10/2025
AKTUALITET

Ish-kreu i KLP-së: T’u japim armë gjyqtarëve dhe prokurorëve, të bën trim

19:32 : 10/10/2025
Para

Presidenti/ Alibeaj: Mazhoranca s'i ka votat. Balla: Do ta shikoni

TË GJITHA

Horoskopi, 30 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:02 : 29/10/2025

“Onkologjiku, si kamp përqendrimi”/ Gazetari: Pacientët i marrin kimioterapitë në karrige

22:58 : 29/10/2025

VIDEO/ Berisha: Agron Malaj po ndërton rrugë personale për në banesën e tij me paratë e shqiptarëve

22:56 : 29/10/2025

“Regji politike nga Rama”, Gjokutaj: Balluku dhe Veliaj në SPAK në të njëjtën ditë për të devijuar vëmendjen

22:52 : 29/10/2025

Miqësia e Erion Isait me Entela Çanon/ Zbardhet korrupsioni dhe skema “5D” në bashkinë Ersekë

22:45 : 29/10/2025

Banorët mes tymit toksik, landfilli i zjarreve që ndot Vlorën duhet të ishte mbyllur që në vitin 2015

22:40 : 29/10/2025

Dy të arrestuarit për grabitjen e muzeut të Luvrit pranojnë pjesërisht autorësinë

22:20 : 29/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com