• Kontakt
Sunday, September 28, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Studimi: Rritet numri i miliarderëve dhe pabarazia ekonomike

19:25 : 25/05/2022
në BOTA, EKONOMI

Miliarderët e botës e kanë rritur pasurinë e tyre me triliona dollarë, që nga fillimi i pandemisë së koronavirusit, ndërsa vendet më të varfëra po luftojnë me rritjen e çmimeve të mallrave dhe rritjen e borxhit. Këto janë gjetjet e një studimi të sapo publikuar nga organizata bamirëse Oxfam.

Ndërsa elita globale e biznesit është mbledhur në vendpushimin malor zviceran të Davosit për Forumin Ekonomik Botëror, Oxfam thotë se ata kanë arsye për të festuar. Një studim i kësaj orgranizate bamirëse tregon se pasuria e 2668 miliarderëve në botë është rritur me 3.78 trilionë dollarë që nga viti 2020.

“Kjo ka ardhur kryesisht për shkak të triliona dollarëve, që vendet e pasura derdhën në ekonomi në përgjigje të COVID-19, duke rritur çmimet e aksioneve në bursa. Tani po shohim një rritje të madhe të pasurisë së miliarderëve, si rezultat i fitimeve të tyre në sektorët e ushqimit dhe energjisë, të nxitur nga rritja e çmimeve”, thotë Max Lawson, shef për politikat e pabarazisë në organizatën Oxfam.

Sipas organizatës Oxfam, 573 miliarderë të rinj janë krijuar që nga viti 2020. Dhjetë njerëzit më të pasur në botë, tani zotërojnë më shumë pasuri se 40 përqindëshi më i varfër i njerëzimit, ose 3.1 miliardë banorë.

Ndërsa pasuria e miliarderëve është rritur, në dy vitet e fundit ka patur një përkeqësim të gjendjes së të varfërve, duke vënë në rrezik përparimin e arritur në dekadat e fundit në luftën kundër varfërisë.

Lexo edhe:

Nga krimi, te korrupsioni dhe paratë e drogës/ Klima e investimeve, raporti i DASH “nxin” Qeverinë

Industria në rënie për të 10-tin 3-mujor radhazi

“Po ndeshemi me një krizë pabarazie, një krizë urie të shkaktuar nga ndryshimet klimatike në të gjithë botën. Rritja e çmimit të ushqimeve dhe problemet e lidhura me pandeminë e COVID-19 kanë rënduar më tej gjendjen”, thotë Max Lawson, shef për politikat e pabarazisë në organizatën Oxfam.

Programi Botëror i Ushqimit, një organizatë e OKB-së paralajmëron se 49 milionë njerëz janë në rrezik të menjëhershëm nga uria në 43 vende.

“Tani kemi nevojë për 68 miliardë dollarë shtesë. Ajo që kërkojmë është e barabartë me rritjen e pasurisë së tyre për një, ose dy ditë. Mendoj se kjo është një kërkesë e arsyeshme për të pasurit që të ndihmojnë në luftën kundër urisë, destabilizimit dhe migrimeve masive në botë.”

Programi Botëror i Ushqimit thotë se Ukraina zakonisht furnizon botën me drithëra të mjaftueshëm për të ushqyer 400 milionë njerëz, por portet e saj janë të bllokuara nga Rusia.

“Nëse nuk ripahen këto porte, do të kemi problem me rritjen e çmimit të ushqimit në 10 deri në 12 muajt e ardhshëm. Por vitin e ardhshëm, problem do të jetë mungesa e artikujve ushqimorë, që do ta rëndonte shumë gjendjen”, thotë drejtori ekzekutiv i Programit Botëror të Ushqimit.

Oxfam thotë se qeveritë kanë fuqinë për të trajtuar pabarazinë në rritje.

“Këto janë paratë tona. Ato kanë rritur pasurinë e këtyre kompanive. Duhet të përgjigjemi, duke vendosur një taksë të njëhershme solidariteti dhe taksa të tjera ndaj të pasurve për të rikthyer ekuilibrin ekonomik në botë”, thotë Max Lawson nga organizata bamirëse Oxfam.

Disa vende evropiane kanë vendosur taksa mbi rritjen e papritur të fitimit ndaj firmave të energjisë. Të tjerë argumentojnë se taksa të tilla do të pengonin investimet në një kohë kritike, ndërsa vendet perëndimore përpiqen të heqin dorë nga importet ruse të energjisë./VOA/

Etiketa: ekonomimiliarderevarferi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Nga krimi, te korrupsioni dhe paratë e drogës/ Klima e investimeve, raporti i DASH “nxin” Qeverinë

21:01 : 27/09/2025
AKTUALITET

Industria në rënie për të 10-tin 3-mujor radhazi

15:22 : 16/09/2025
AKTUALITET

Sërish paratë llaç e tulla! Një treta e investimeve në ekonomi shkoi për banesa më 2024

09:47 : 16/09/2025
BOTA

Kremlini do të ngadalësojë ekonominë ruse dhe kjo mund të shkaktojë probleme

08:36 : 15/09/2025
AKTUALITET

Vetëm 440 euro për turistë, paradoksi i “bumit të pushuesve të lirë” u përsërit edhe këtë vit

15:09 : 10/09/2025
AKTUALITET

Varfëria në qytetet e mëdha të Shqipërisë dyfishi i mesatares së BE-së

09:30 : 10/09/2025
Para

VIDEO/Tifozat hollandezë mbushin bulevardin me tym dhe zhurmë

TË GJITHA

Nga fundi i tetorit, Greqia do ndalojë rrjetet sociale për fëmijët deri në 15 vjeç

14:50 : 28/09/2025

E fshehur nën tokë, zbulohet fabrika ilegale e prodhimit të cigareve në Itali

14:41 : 28/09/2025

Muçi: Nëse unë kandidoj për Tiranën, vendin tim në parlament e zë Qori

14:25 : 28/09/2025

Zjarrëfikësi rrëzon propagandën e Ramës: 3 paga shpërblim një mashtrim, s’na paguajnë as orët e gatishmërisë

14:11 : 28/09/2025

“Më jep 800 euro ose…”/ Kanosi të riun, shpallet në kërkim 32-vjeçari nga Pogradeci

13:57 : 28/09/2025

DASH “nxin” qeverinë Rama, Bardhi: Provoi denoncimet e opozitës për kriminalizimin e ekonomisë

13:48 : 28/09/2025

NATO forcon praninë në Baltik pas inkursioneve me dronë

13:39 : 28/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com