• Kontakt
Thursday, June 5, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“S´ka të ardhura të ligjshme”, Komisioneri kërkon shkarkimin e Kastriot Gramshit

Ankimi në KPA, ja rekomandimet e ONM

17:30 : 24/05/2022
në AKTUALITET, KRYESORE, VETTING

Komisioneri Publik kërkon zyrtarisht në KPA shkarkimin e gjyqtarit Kastriot Gramshi, i cili u rikonfirmua në detyrë nga KPK me vendimin nr 519, datë 25 mars 2022.

Në kërkesën drejtuar KPA, Komisioneri Publik bën të ditur se pranë Institucionit të Komisionerëve Publikë, më datë 16.5.2022, është depozituar akti: “Rekomandim për paraqitje ankimi”, nënshkruar nga një komision prej tre vëzhguesish ndërkombëtarë të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit.

“Brenda afatit ligjor, unë, Komisioneri Publik Florian Ballhysa, në zbatim të Rekomandimit të ONM-së, datë 16.5.2022, ushtroj ankim ndaj vendimit nr. 519, datë 25.3.2022, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Në kërkesën e tij, Komisioneri Publik shprehet se subjekti i rivlerësimit, z. Kastriot Gramshi, ushtron detyrën e gjyqtarit në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe, në zbatim të pikës 3, të nenit 179/b, të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, i është nënshtruar procesit të rivlerësimit ex officio.

Bazuar në nenin Ç, pika 12 e aneksit të Kushtetutës dhe ligjit nr. 84/2016, procesi i rivlerësimit kalimtar për subjektin e rivlerësimit, z. Kastriot Gramshi, ka përfshirë kontrollin dhe rivlerësimin e të tria kritereve, atë të pasurisë, figurës dhe aftësive profesionale.

Lexo edhe:

“Probleme profesionale”/ Prokurorja Marsida Frashëri përballet me kërkesë për shkarkim në KPA

KPA përfundon vetingun e gjyqtarit Arqile Basho pa vendim përfundimtar

Për këtë qëllim, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (në vijim referuar si Komisioni), ka administruar raportet e vlerësimit të hartuara për këtë subjekt nga institucionet ndihmëse, si Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave (në vijim referuar si ILDKPKI), raportin e vlerësimit të figurës nga Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar (në vijim referuar si DSIK) dhe raportin e vlerësimit profesional nga Këshilli i Lartë Gjyqësor (në vijim referuar si KLGJ), nga të cilat rezulton se:

ILDKPKI, bazuar në nenin 33, pika 5 e ligjit nr. 84/2016, me anë të “Aktit të përfundimit të kontrollit të plotë të pasurisë së subjektit Kastriot Gramshi” ka referuar se:
i. Deklarimi nuk është i saktë në përputhje me ligjin;
ii. Ka mungesë dokumentacioni justifikues ligjor për të justifikuar pasuritë;
iii. Nuk ka kryer fshehje të pasurisë;
iv. Nuk ka kryer deklarim të rremë;
v. Subjekti nuk gjendet në situatën e konfliktit të interesave.

DSIK, bazuar në nenin 39, pika 2 e ligjit nr. 84/2016, me anë të raportit mbi kontrollin e figurës për subjektin e rivlerësimit, z. Kastriot Gramshi , ka referuar “Përshtatshmërinë” për vazhdimin e detyrës të subjektit të rivlerësimit, z. Kastriot Gramshi”.

KLGJ, bazuar në nenin 43, pika 2 e ligjit nr. 84/2016, në përfundim të rishikimit të dokumenteve ligjore të përpiluara nga subjekti, gjatë periudhës objekt i rivlerësimit, ka përcjellë pranë Komisionit raportin për analizimin e aftësisë profesionale të subjektit të rivlerësimit, Kastriot Gramshi.

Sipas Komisionerit Publik, “për vitin 2015, balanca negative është në shumën – 21.140 USD, në këtë vit subjekti ka
shlyer shumën 8.532 USD për huan e bashkëshortes. Balanca negative në fund të vitit 2015 tregon se subjekti nuk ka pasur të ardhura të ligjshme për të paguar pjesërisht huan (në referencë të paragrafit 72.4 të vendimit të Komisionit).

“Duke ritheksuar se Komisioneri Publik, me qëllim garantimin e mbrojtjes së interesit publik në procesin e rivlerësimit, ka të drejtën dhe detyrimin e ushtrimit të kontrollit ndaj vendimeve të dhëna nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, duke vlerësuar nëse vendimmarrja bazohet në një hetim të plotë dhe të gjithanshëm dhe çmim të drejtë të provave të administruara;

Nisur nga parashikimi i nenit 179/b/5 të Kushtetutës, aneksit të Kushtetutës, konsiderojmë se, ndryshe nga sa ka disponuar Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, referuar gjendjes së fakteve dhe provave në rastin konkret, Komisioneri Publik ndan gjykim të kundërt, pasi vlerëson se subjekti i rivlerësimit nuk arrin nivel të besueshëm për konfirmimin e tij në detyrë;

Mbështetur në parashikimin e nenit F, pikat 3 dhe 7, të aneksit të Kushtetutës, nenit 66 të ligjit nr. 84/2016, kërkojmë që shkaqet e parashtruara në këtë ankim të merren në konsideratë nga ana e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit dhe, pas vlerësimit tërësor të procedurave, për subjektin e rivlerësimit, z. Kastriot Gramshi, në përfundim të gjykimit të çështjes, të vendosë:

– Ndryshimin e vendimit nr. 519, datë 25.3.2022, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, dhe shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, z. Kastriot Gramshi”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Rekomandimi i Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit (ONM)

Në mënyrë të përmbledhur, ONM vlerëson se vendimi i Komisionit për konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, z. Kastriot Gramshi, ka mangësi serioze logjike dhe faktike në pjesën arsyetuese, rezultat i një procesi rivlerësimi të papërshtatshëm dhe të pasaktë për kriterin e pasurisë dhe aplikimit të gabuar të kuadrit ligjor në fuqi. Komisioni, i përbërë nga tre përfaqësues të ONM-së, çmon se një vlerësim i duhur i kriterit të pasurisë në tërësinë e tij, do të çonte në shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, për sa kohë që ai nuk ka arritur një nivel të besueshëm në vlerësimin e pasurisë, sipas nenit 59, pika 1, germa “a”, lidhur me
nenin 61, pika 3, të ligjit nr. 84/2016. ONM, gjithashtu, beson se një vlerësim i përgjithshëm i mangësive të evidentuara do të ndikojë në rikthimin e besimit të publikut.

ONM rekomandon që Komisioneri Publik të ankimojë rezultatet e dala nga vlerësimi i kriterit të pasurisë në tërësinë e tij, për t’i mundësuar Kolegjit të kryejë një analizë financiare të plotë për të gjitha vitet, për vlerësimin e duhur mbi çështjet si vijon: (i) Subjekti i rivlerësimit nuk ka deklaruar saktësisht shumën e kredisë të marrë në vitin 2012 dhe këstin e dytë të blerjes së pasurisë “Shtëpi me sip.180 m2, ndodhur në New York, SHBA” (jo deri në tetor 2021), dhe nuk ka të ardhura të ligjshme për ta paguar atë; (ii) ONM vlerëson se subjekti i rivlerësimit nuk ka të ardhura të ligjshme për krijimin e depozitave/kursimeve në llogari bankare në SHBA; (iii)
Në analizën financiare, për një vlerësim korrekt të kriterit të pasurisë, në përputhje me interpretimin korrekt të situatës ligjore dhe faktike të kësaj çështjeje, duhet të përfshihet edhe periudha kohore përpara vitit 2005, veçanërisht vitet 2003 dhe 2004. Në këto kushte, balanca negative për vitet 2012 dhe 2014 mund të arrijë në shumën rreth 40.000 USD.

ONM parashtron se interpretimi i Komisionit lidhur me kuadrin ligjor të zbatueshëm, sipas të cilit: “(vi) …Komisioni nuk mund të anashkalojë faktin që si periudha gusht 2003 − dhjetor 2004, ashtu dhe periudha 2005 – 2012, kur është blerë pasuria, i përkasin periudhës jashtë ushtrimit të detyrës dhe kur subjekti ka qenë në SHBA… dhe se … pozita e subjekteve të rivlerësimit nuk mund të rëndohet me qëllim provueshmërinë e ligjshmërisë së pasurive me të ardhura të cilat nuk janë krijuar dhe as nuk lidhen me periudhën e rivlerësimit
kalimtar, e në këtë mënyrë, subjektet e rivlerësimit nuk mund të penalizohen për këtë arsye”, nuk mund të pranohet. Edhe pse subjekti i rivlerësimit nuk ishte në detyrë, vlerësimi i pasurisë dhe analiza financiare nuk mund të kufizohen nën këtë mënyrë arsyetimi. Ky qëndrim është konfirmuar në jurisprudencën e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në vendimet (JR) nr. 31/2019, (JR) nr.12/2020, (JR) nr.13/2020 dhe (JR) nr. 3/2021.

Etiketa: Gramshikomisionerikpa

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Probleme profesionale”/ Prokurorja Marsida Frashëri përballet me kërkesë për shkarkim në KPA

18:12 : 03/06/2025
AKTUALITET

KPA përfundon vetingun e gjyqtarit Arqile Basho pa vendim përfundimtar

18:15 : 02/06/2025
AKTUALITET

KPA njihet me parashtrimet në çështjen e prokurores Elona Alvora

18:24 : 29/05/2025
AKTUALITET

KPA lë në fuqi shkarkimin e gjyqtarit Emiljano Ruli

18:12 : 29/05/2025
AKTUALITET

KPA rikthen në detyrë gjyqtarin Altin Abdiu

19:15 : 28/05/2025
AKTUALITET

KPA shkarkon nga detyra gjyqtaren Ardiana Bera

08:30 : 21/05/2025
Para

Një vend për në Superligë, ja ku dhe kur do të luhet sfida Egnatia-Korabi

TË GJITHA

Trump ndalon udhëtimet drejt SHBA për shtetasit nga 12 vende

08:02 : 05/06/2025

Këmbimi valutor 5 qershor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro

07:58 : 05/06/2025

Portugalia “gjunjëzon” Gjermaninë në Mynih, CR7 dërgon luzitanët në finalen e Nations League

23:08 : 04/06/2025

Horoskopi, e enjte, 5 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:59 : 04/06/2025

Trazira në burgun Marassi të Xhenovas, përfshihen rreth 200 të burgosur/ Video

22:54 : 04/06/2025

Koloneli Dritan Demiraj: Shqetësimi më i madh për SHBA-në është Kina, jo Rusia

22:50 : 04/06/2025

Spektakël në Mynih, Portugalia përmbys Gjermaninë me Cristiano Ronaldon (Video)

22:40 : 04/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com