• Kontakt
Thursday, May 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Kontrollet e rrepta dhe bileta elektronike, çfarë nuk lejohet nesër në “Air Albania”

20:20 : 24/05/2022
në AKTUALITET, SPORT

Për finalen e Ligës së Konferencës do të vijë një numër i madh tifozësh të huaj dhe jo të gjithë mund ta ndjekin ndeshjen në stadium, i cili do të mund të akomodojë rreth 19.500 persona.

Kush do të hyjë brenda “Air Albania” do t’i nënshtrohet një kontrolli të rreptë. Për futjen brenda në stadium, duke nisur nga ora 18:00, ashtu si në të gjitha finalet e UEFA-s, tifozët do të jenë të pajisur me një biletë elektronike.

Çdo person që ka biletën, e disponon atë në telefonin e tij inteligjent dhe kjo biletë është e pajisur me një “QR Code”, i cili aktivizohet në pjesën e jashtme të stadiumit dhe në pjesën e brendshme të stadiumit bëhet i vlefshëm.

Çdo tifoz, me këtë biletë është i sigurt që mund të hyjë. Duke qenë elektronike, kjo biletë as nuk mund të kopjohet dhe as nuk mund të falsifikohet.

ÇFARË LEJOHET? – Por çfarë lejohet dhe çfarë nuk lejohet në stadium? Tifozët nuk duhet të kenë çanta më të mëdha se formati i një letre A4 dhe për këtë qëllim do të vendosen dy vende depozitimi çantash, ku njëra do të qëndrojë tek Universiteti Politeknik dhe tjetra te hotel “Rogner”, ku do të ketë vullnetarë që do të kujdesen për këtë pjesë dhe tifozët mund t’i rimarrin pas ndeshjes.

Lexo edhe:

Apeli legjitimoi kontrollet e SPAK në bizneset e saj, Ajola Xoxa bën rekurs në Gjykatën e Lartë

Kundërshtuan kontrollet e SPAK, Apeli rrëzon ankimimin e Ajola Xoxës dhe Arbër Veliajt

Gjëra të tjera që tifozët nuk duhet të kenë me vete janë fishekzjarrët, dritat lazer, shishet e ujit ose pije të tjera.

MODIFIKIMET – UEFA është duke u dhënë përgatitjen e fundit detajeve të modifikimit të stadiumit. Për shkak të pranisë së personaliteteve të larta të UEFA-s dhe interesit të madh të mediave të huaja, stadiumi ka reduktuar një pjesë të kapacitetit të tij.

“Air Albania” do të mirëpresë rreth 19.500 tifozë duke qenë se janë hequr një pjesë e stolave për të krijuar studio televizive dhe një pjesë tjetër për të zgjeruar edhe tribunën e medias.

E gjithë tribuna qendrore do të jetë e menaxhuar totalisht nga UEFA, ku do të qëndrojnë personat VIP, të ftuar nga UEFA, si edhe partnerë dhe sponsorë të UEFA-s.

Sa i përket pjesës tjetër,në tribunën përballë, në pjesën qendrore, duke u afruar ekstremeve do të jetë sërish me partnerë të UEFA-s ose me tifozë shqiptarë dhe të dyja pjesët ekstreme të stadiumit, nga pjesa qendrore duke shkuar në ekstrem, janë të rezervuara për skuadrat.

Tifozeria e Romës do të qëndrojë në pjesën jugore të stadiumit, ndërsa tifozeria e Fejnordit në pjesën veriore të stadiumit. Pjesa tjetër është për publikun e gjerë, ku rreth 88% e biletave që janë blerë, janë shqiptarë.

Sa u përket forcave të sigurisë, në stadium do të ketë rreth 650 “steward” dhe sa i përket pjesës tjetër, perimetri do të jetë i rrethuar edhe nga policia dhe bëhet fjalë për rreth 2000 forca policie që janë të angazhuar vetëm me pjesën e stadiumit, duke qenë se do të bëhet kontroll trupor nga policia dhe “steward”-ët.

Policia, sipas ligjit, do të rrijë jashtë stadiumit, ndërsa brenda stadiumit do të menaxhohet me “steward”.

Etiketa: biletatkontrollet

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Apeli legjitimoi kontrollet e SPAK në bizneset e saj, Ajola Xoxa bën rekurs në Gjykatën e Lartë

10:39 : 05/02/2025
AKTUALITET

Kundërshtuan kontrollet e SPAK, Apeli rrëzon ankimimin e Ajola Xoxës dhe Arbër Veliajt

11:21 : 24/12/2024
AKTUALITET

Dje dëshmoi në SPAK, Apeli shqyrton sot ankimin e Ajola Xoxës për kontrollet e BKH

09:51 : 24/12/2024
AKTUALITET

Familjarët e Veliajt ankimuan kontrollet e SPAK, caktohet gjyqtarja që do të shqyrtojë çështjen

17:17 : 19/12/2024
AKTUALITET

Ajola Xoxa dhe Arbër Veliaj ankimojnë kontrollet e SPAK: U bënë në shkelje të ligjit!

14:49 : 12/12/2024
AKTUALITET

50 mln euro në dy ditë/ Nga sistemet për vreshtat, tek biletat, AKSHI “sfidon” NASA-n

15:19 : 17/10/2024
Para

Karamuço: Efektivët e rinj agresivë

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Pas “11 Majit”/ Sondazhi në “Boldnews.al”. Alimehmeti e Tabaku zbresin Berishën nga “froni”

14:44 : 15/05/2025

Incident në Kashar/ Vëzhguesi i Orlando Rakipit godet me grusht kryekomisionerin (Emri)

14:21 : 15/05/2025

Numërimi i votës së diasporës kthehet në një maratonë

13:57 : 15/05/2025

Aksident tragjik në Vlorë/ Makina përfund në kanal, vdes një polic, dy të tjerë në gjendje kritike

13:50 : 15/05/2025

Aksident i rëndë/ I riu me motor përplaset me bordurën, ndërron jetë në vend

13:35 : 15/05/2025

Pas takimit me Starmer, a do bëjë marrëveshje për refugjatët nga Britania? Ja si përgjigjet Rama

13:30 : 15/05/2025

Shifrat/ Nëndetësja e Tom Doshit ‘del në sipërfaqe’ me 3 deputetë

13:19 : 15/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com