• Kontakt
Wednesday, October 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Ekzekutimi i efektivit, AMP: Oficeri i policisë akuzohet për vrasje me paramendim

13:09 : 24/05/2022
në AKTUALITET, KRONIKE, LAJMI I FUNDIT

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, AMP ka reaguar pas ekzekutimit të një efektivi nga kolegu në Komisariatin numër 3 në Tiranë.

AMP shprehet se oficeri i policisë që dyshohet se kreu ekzekutimin akuzohet për “vrasje me paramendim”.

Po ashtu, AMP reagoi edhe për plagosjen që një efektiv i ka bërë qytetarit në Kombinat, duke u shprehur se polici do të akuzohet për plagosje të rëndë me dashje.

Të dyja ngjarjet e rënda kanë ndodhur mbrëmë.

Njoftim për Mediat:

Lexo edhe:

Skandali seksual në Përmet, AMP pezullon shefin e Krimeve Dhurim Çenko

Arrestohet polici në Tiranë, blinte drogë për ta shitur në ambientet e Bllokut të Sigurisë ku punonte

Drejtoria e Përgjithshme e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore ka qenë e angazhuar maksimalisht për hetimin dhe dokumentimin e plotë të ngjarjeve të ndodhura në qytetin e Tiranës, si më poshtë vijon;

Më datë 24.05.2022, Drejtoria Rajonale e AMP-së Tiranë nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, pas kryerjes së veprimeve të para hetimore ka bërë arrestimin në flagrancë të shtetasit L. Z., me detyrë oficer i patrullës përgjithshme në Komisariatin e Policisë Nr. 3 Tiranë për kryerjen e veprës penale “Vrasje me paramendim”, parashikuar nga neni 78 i Kodit Penal.

Arrestimi i punonjësit të policisë L. Z. u krye pasi më datë 23.05.2022, në ambientet e brendshme të Komisariatit të Policisë Nr. 3 Tiranë, ai ka qëlluar disa herë me armën e shërbimit pas një konflikti për motive të dobëta, punonjësin e policisë Ç. S., me detyrë oficer i patrullës përgjithshme në Komisariatin e Policisë Nr. 3 Tiranë, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital.

Grupi i posaçëm hetimor vijon kryerjen e veprimeve procedurale për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin me prova ligjore të veprimeve të autorit të veprës penale, ndërsa materialet hetimore do dërgohen pranë Prokurorisë se Rrethit Gjyqësor Tiranë për hetime te mëtejshme.

***

Gjithashtu, Drejtoria Rajonale e AMP-së Tiranë nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka referuar materialet proceduriale për arrestimin në flagrancë të punonjësit të policisë Inspektor L. GJ, 48 vjeç, me detyrë trupë shërbimi në Repartin e N.SH. Vaqarr Tiranë

Arrestimi i tij u krye pasi më datë 23.05.2022, në Sallën e Komandimit është njoftuar për të shtëna me armë në një Bar Kafe në rrugën “Llazi Miho”. Pas mbërritjes në vendngjarje dhe veprimeve të para hetimore ka rezultuar se shtetasi L. GJ., ka qenë duke konsumuar pije alkoolike në një Bar Kafe dhe në gjendje të dehur, ka përdorur armën e tij të shërbimit duke qëlluar në drejtim të shtetasit M. L., në kohën që ishte i ulur në të njëjtën tavolinë me të.

Si pasojë, shtetasi M. L. ka marrë dëmtim në këmbën e majtë dhe është dërguar menjëherë në spitalin ushtarak, ku ka marrë ndihmën mjekësore dhe aktualisht është jashtë rrezikut për jetën.

Për sa më sipër, shtetasi L. GJ. u arrestua në flagrancë për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”,  parashikuar nga neni 88 i Kodit Penal.

Punonjësit e policisë të identifikuar si autorë të dyshuar të ngjarjeve të mësipërme, pas arrestimit të tyre në kushtet e flagrancës, aktualisht ndodhen në dhomat e sigurisë në DVP Tiranë.

AMP mbetet e përkushtuar në misionin e saj për garantimin e zbatimit të ligjit dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të abuzimit apo shkeljes së ligjit nga ana e punonjësve të Policisë së Shtetit, duke telefonuar në numrin e gjelbër 0800 90 90.

Etiketa: AMPkomisariati 3ngjarja

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Skandali seksual në Përmet, AMP pezullon shefin e Krimeve Dhurim Çenko

16:41 : 03/10/2025
AKTUALITET

Arrestohet polici në Tiranë, blinte drogë për ta shitur në ambientet e Bllokut të Sigurisë ku punonte

14:50 : 03/10/2025
AKTUALITET

Eduart Merkaj emërohet në krye të Agjencisë së Mbikqyrjes Policore

09:57 : 29/09/2025
AKTUALITET

Rama sulmon ish-kreun e AMP Vlorë: Drejtues injorant dhe falsifikator

14:12 : 19/09/2025
AKTUALITET

Gazetarja, akuza të rënda AMP-së/ E lanë kriminelin të ikte!

16:31 : 18/09/2025
AKTUALITET

“Gjykatës pa flamur e pa atdhe”/ Rama vazhdon sulmin ndaj magjistratëve, në “shënjestër” gjyqtari Boshku

14:57 : 15/09/2025
Para

Lija e majmunit, Gjermania drejt izolimit

TË GJITHA

Pse CEO i ri i ONE Albania duhet të dalë jashtë hijes së Veliajt

17:46 : 08/10/2025

Dronët kamikazë “Skydagger” arrijnë në Kosovë, Kurti: Ndërtojmë një ushtri me zhvillimet e reja teknologjike

17:37 : 08/10/2025

Me 23 mijë euro cash dhe dokumente false, 6 persona ndalohen në aeroportin e Rinasit

17:31 : 08/10/2025

Bill Gates bën parashikimin për 10 vitet e ardhshme: Ja si do ndikojë AI në jetën tonë

17:19 : 08/10/2025

Zhupa: Mazhoranca rrëzon çdo mocion opozitar, Kuvendi funksionon si noter i qeverisë

17:12 : 08/10/2025

Udhëtimi i Adams trajtohet si vizitë private nga qeveria shqiptare

17:01 : 08/10/2025

Emri/ PD përzgjedh kandidatin për kryebashkiak në Mat

16:54 : 08/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com